Ismail Qemali, historia e rrëfyer nga stërnipi i tij: Dy fjalë për ish-mbretin Zog, e vuajtjet e panjohura të familjes! Për 'vrasjen' ka ende të pathëna

29 Nëntor 2022, 10:51Kulturë Anila Dedaj

Ismail Qemali, historia e rrëfyer nga stërnipi i tij: Dy fjalë

110-vjetori i Pavarësisë e Festa e Flamurit, i gjen dyert e Kryeministrisë të çelura. Në hollin e saj, ekspozohen dokumente dhe fotografi të familjes Vlora, disa syresh të panjohura për publikun… Janë pjesë e arkivit prej afro 600 dokumentesh që pasardhësit e Ismail Qemalit trashëgojnë. Stërnipi i tij, Nedim Vlora i dytë, vjen prej Italisë në prag të Festave, për t’ia prezantuar vetë publikut shqiptar, bashkë me botimin e tij më të fundit mbi “Historinë e familjes Vlora”.

Në korridorin e Qendrës për Hapje e Dialog e shoqëron kureshtja e nxënësve të gjimnazit “Ismail Qemalit”, të cilët po ashtu, sjellin këndvështrimin e tyre përmes dëshmive vizive e materialeve arkivore të ekspozuara… E lumturon Nedimin, të birin e Ismail Qemal –Galip Aleksandër -Vlora, ky homazh in memoriam që i bëhet stërgjyshit të tij, ndërsa shuan kureshtjen e të rinjve për çdo pyetje...

Rrëfen se në fondin e familjes që ruajnë, ka  qindra fotografi, gati 6 volume me dokumente si certifikata, nënshtetësi, letërkëmbime, bileta. Janë këto materiale arkivore që vërtiten prej fundit të viteve ‘800 deri në vitet 1960, por, të plotësuara edhe me dëshmi të pasardhësve që shkojnë deri në ditët e sotme. Me këtë arkiv, mund të krijohet një hartë udhërrëfyese, për anë ende të panjohura të Ismail Qemalit, por edhe trashëgimtarëve të tij... Është i gatshëm që t’ia dhurojë Shqipërisë, por kërkon, që të ketë për to një vend të posaçëm, ku pse jo historianë e studiues të mblidhen e t’i shqyrtojnë.

“Mbi Ismail Qemalin, në të vërtetë nuk është se ka shumë dokumente. Dokumentet janë të familjes. Edhe nga një zarf, për shembull ku shkruhet ‘Ismail Qemali, Napoli’, mund të kuptohet se në cilën periudhë ai ka qenë në Napoli, në Sanremo, pastaj në Paris, Nicë etj. Janë detaje të vogla, të cilat mund të  vijnë në ndihmë për të ndërtuar një histori që lidhet me të.   Pra, jo çdo gjë lidhet me dokumente specifike të firmosura nga ai, por janë një sërë të dhënash komplekse. Si certifikata, leje kalimi të asaj kohe, ndryshimet e nënshtetësisë. Për shembull, ata nuk mundeshin ta dëbonin nga Franca, për shkak se ai ishte shtetas shqiptar. Dhe atëherë ndodh që i japin nënshtetësinë franceze: Sepse nëse je francez, mund të të dëboj! Kështu këto të dhëna legjislative për shembull dalin në pah, dhe në këtë konsiston edhe rëndësia e këtij Arkivi. Pastaj disa të dhëna të tjera, si fakti që furnizonte me armë shqiptarët për t’u mbrojtur…”, thotë Nedim Vlora, stërnipi i Ismail Qemalit.
Në librin e tij “Historia e familjes ‘Vlora’”, Nedimi, rrëfen  ndër të tjera vijimësinë e familjes Araniti Komnen në atë të ‘Beut të Vlorës’, që sot njihen me mbiemrin ‘Vlora’... Mbiemrin “Bej Vlora” Nedimi tregon se e gjen në një sërë dëshmish, si biletat e udhëtimit të gjyshes së tij. Por mbi të gjitha faktet mbetet një dokument mbi statusin familjar, të lëshuar nga komuna e Nicës në 29 mars të vitit 1918, ku të gjithë anëtarëve të familjes u jepet mbiemri Qemal, ndërsa siç thotë diktatura komuniste fshiu pjesën “Bej” dhe “Vlora”. Do të duhej një vendim i Gjykatës së Nicës në 1951-shin, ku pasardhësit e Mahmud Nedim Bej Vlorës, mund t’i shtonin mbiemrit Kemal edhe Vlora. E tani siç tregon ky mbiemër është marrë i mirëqenë, e në vend të “Bej Vlora” edhe në monumente e dukumente, përdoret thjesht “Vlora”. Ka shumë fakte mbi të cilat Nedimi do të donte të hidhej më shumë dritë, veçmas sa i përket trashëgimtarëve, e ky libër është një tentativë... Nedimi kujton vetëm një fakt, për shumicën prej shqiptarëve të panjohur, internimin për 8 vjet në kamp përqendrimi të gjyshit të tij Mahmudit, për shkak të kontributit të tij për Pavarësinë....

“Me aq sa kam mundur të kuptoj flitet për Ismail Qemalin si një intelektual, gjatë regjimit. Pra, si një intelektual që gjatë një momenti të caktuar i lind ideja të shpallë Pavarësinë e Shqipërisë, dhe aq! Ndërkohë, çdo gjë tjetër që ka ndodhur më herët, apo që pason më vonë.... Unë ju fola për gjyshin tim Mahmudin, thuajse askush nuk e di se çka ndodhur me të. Praktikisht ka vdekur për atdheun, dhe kjo nuk njihet. Por, kjo varet nga faktorë politikë, socialë, historik, që ndoshta i tejkalojnë kompetencat e mia…”, shprehet stërnipi i Ismail Qemalit.
Të tjera fakte, sipas tij, pak të njohura NedimiVlora i lidh me rrethanat e vdekjes së Ismail Qemalit,  në vitin 1919, kur siç rrëfen “ishte bërë shumë i pakëndshëm për realizimin e projekteve italiane” dhe nuk pranonte kompromise. “Mund të merret me mend se edhe para nisjes për në Paris, kryeministri Vittorio Emanuele Orlando dhe ministri i Jashtëm Sideney Sonnino zgjidhën ‘çështjen e Perugias’ duke i lënë urdhër shërbimeve sekrete” shkruan stërnipi i tij. Duke sjellë më tej dëshminë e djalit të Ismail Qemalit, Et’hemit, se si ai u thirr në një konferencë shtypi, ku pas drekës, nisi të ndihet keq,  të dridhej e të mos belbëzonte më dot as një fjalë, derisa u shua në 24 janar. Pas ‘balsamimit’ të trupit autopsia nuk do të qe më e mundur, ndërsa në 9 shkurt do ta kthenin në vendlindje...

“Përtej shkaqeve të vdekjes dhe të propozimeve që ai ka pasur nga Qeveria Italiane, në atë kohë në Peruxhia, që janë të Shërbimeve Sekrete Italiane dhe nuk ka dokumente në qarkullim... për pjesën tjetër historia që përfaqëson Shqipërinë është e drejtë. Është historia e traktateve, e dokumenteve, por unë nuk kam dashur të flas për këto... sepse rreth këtyre ngjarjeve janë shkruar libra të tërë. Madje i kanë shkruar njerëz shumë më kompetentë se e njohin më mirë gjuhën historike, dinë të lexojnë dokumentet. Unë kam dashur të rrëfej historinë nga një këndvështrim, që vjen nga brenda familjes. Pra, se si janë jetuar ngjarje të caktuara edhe nga vetë familja... nga fëmijët, nusja, nipat... Pra, këndvështrimi im është krejt tjetër”, shton më tej pasardhësi.
Shoqërohej në drekën fatale Ismail Qemali, nga i biri Qazimi, po ashtu sekretar i tij,  i cili pas komplikacioneve shëndetësore mundi të shpëtojë. E megjithatë pasardhësit e Ismail Qemalit, siç rrëfen Nedim Vlora, kanë pasur një jetë të dhimbshme, pak të ditur për opinionin publik. Këto vuajtje ai i lidh me kontributin e tyre patriotik, por edhe me emra liderësh të përveçëm. Kështu përmend fatin tragjik të Tahir Bej Vlorës.

“Tahir, u vra në Paris, dhe në gazetat shqiptare u botua lajmi se u vetëvra... Dhe, siç tregonte im atë, që ishte në një farë mënyre nxënësi i Tahirit, ata kalonin kohë,  dilnin së bashku xhiro me kalë në Vlorë etj., ai ishte nga ata njerëz që nuk do ta kishte vrarë kurrsesi veten. Në një kohë që këtu përhapej lajmi që “U vetëvra!”. Pra, aspak e vërtetë! Përcillej kështu edhe në vende të tjera si Jugosllavi, Maqedoni... me pak fjalë mendoj se Zogu, jetonte në terror, duke qenë i ndërgjegjshëm, se ishte një uzurpator. Se nuk kishte kompetencat për t’u deklaruar, siç u deklarua…”, tregon ai.
Ndihet zemëratë në fjalët e stërnipit të Ismail Qemalit, në tentativën për t’i veshur me vlera patriotike, ata që sipas tij, faktet historike i çojnë në tjetër rrjedhë... Vuajtjet e paraardhësve të tij, i lidh me figurën e mbretit Zog, të cilin thotë se dëshiron ta thërrasë thjesht zoti Zog, jo më shumë...

“Unë e cilësoj në librin tim si mbretin e  7 kasave, sepse ai kishte 7 kasa gati. Më tregonte im atë, që para pushtimit italian, ai foli një mbrëmje më parë në radio, dhe tha se “do të ishte shqiptari i fundit që do të linte tokën e mëmëdheut”... Ditën tjetër në orën 7.00 të mëngjesit ia kishte mbathur. Ishte i pari në fakt! Nuk kishte zbarkuar akoma ushtari i parë dhe ai ia kishte mbathur…”, rrëfen Nedim Vlora.
 E thekson Nedim Vlora se argumentet e tij, vijnë nga brenda familjes. Dhe se djemtë e trashëgimtarët e tjerë të Ismail Qemalit, që e patën patriotizmin synim  edhe për të shpënë përpara objektivat e të atit, janë penguar vazhdimisht.

“Dikush ka tentuar karrierën politike, por ka hasur pengesa që në fillim. Mbi ta ka rënë zemërimi i Zogut. Vetë im atë ka qenë i subvencionuar nga Zogu, vetëm që të qëndronte në Itali. Pastaj, i thanë, jo duhet të vish në Shqipëri! Po, sepse donin ta hiqnin qafe... Me pak fjalë kur unë dëgjoj sot të thonë “por ai është italian”, Diaspora e famshme... Në të vërtetë nuk e pranoj me shumë qejf, sepse unë ndihem shqiptar... nga maja e flokut deri në fund të këmbëve.... Nuk është faji im! Por është faji i disa shqiptarëve që nuk e meritojnë të quhen patriotë. Një emër, për shembull është “Toptani”. Nuk meriton të quhet patriot shqiptar ai! Por mos lexoni veprat shqiptare! Lexoni ato të historianëve dhe të gazetarëve, anglezë, francezë, që e kanë njohur... dhe që mund t’u zihet besë... Sepse shqiptarët mund të mbajnë anë. Ose, mund të kenë qenë kundërshtarë politikë... Ndërsa francezët a anglezët nuk kishin fare të bënin me politikën shqiptare”, tregon më tej.
Flitet pak, siç thotë Nedimi edhe për rolin e gruas në familjen e madhe “Bej Vlora”... Në fotografitë që ai disponon, vihet re se Ismail Qemali kryesisht është fotografuar me djemtë e tij, ndërsa nënat me bijat... Por, siç rrëfen ndikimi i grave shqiptare nuk ka lënë jashtë krahas sferës familjare edhe atë politike...

“A e dini që politika e atyre viteve, në fakt, me të vdekur ai, ishte një sprovë shumë e vështirë.. Pak, për shkak se qeveritë mbinin si kërpudhat... Pak, për shkak se më duhet ta them, shqiptarët nisën menjëherë të ziheshin, dhe është falë forcës së grave që vendi mbeti i bashkuar... Sepse burrat... ju e dini që ne burrat shqiptarë ‘marrim flakë” shpejt, por pastaj janë gratë që na sjellin në vete, na qetësojnë... Dhe kështu Shqipëria shkoi përpara... për shumë kohë! Për gjithmonë!”, shprehet ai.
Edhe përgjatë bisedave me vizitorët në Qendrën Për Hapje e Dialog, stërnipi i Ismail Qemalit ndalet tek një artikull francez i 15 nëntorit të vitit 1917 botuar në revistën “Je sais tout”, me titull “Shqipëria dhe mbreti i saj i parë” , ku përbri fotos së mbërritjes së princ Vidit në Shqipëri, qëndron imazhi i Ismail Qemalit.

Është momenti kur ndonëse duket se ai parimisht kish pranuar,  ose së paku nuk kish refuzuar haptazi, një princ të huaj evropian, me qëllim konfirmimin e Shqipërisë së Pavarur, e lehtësira që mund të sillte në avantazhe territoriale për atdheun, hapin final e mendonte ndryshe. Siç do ti rrëfente Nedimit gjyshja e tij Alice, ky hap ishte emërimi në Shqipëri i një princi mysliman të kulturës evropiane… dhe artikulli francez konfirmon pikërisht këtë... Synimin e mbajtjes së këtij posti, Ismail Qemali, siç rrëfen stërnipi i tij do ta diskutonte në vitin 1914 me të birin Mahmoudin teksa vizitonte në Nicë nipin që sa kishte lindur…

“Ai midis objektivave, është mbështetur nga markezi San Guliano, Ministri Italian i Punëve të Jashtme në atë kohë ... Sigurisht, i jep lirinë vendit, ndaj siç mund ta kuptoni është njerëzore që të synosh një titull të rëndësishëm brenda Shqipërisë. Por, njëkohësisht është  i gatshëm për të hequr dorë për të mirë të atdheut.

Mandej, kur ai pa që erdhi ky princ Vidi, që nuk ishte aspak i mirëpritur. Por mbështetej nga mbretëresha e Rumanisë, për shkak se ishin të afërt ... Kështu ai shikon që vjen ky njeri dhe shkruan këtë artikull. Përshkruan fillimisht shpresën, e të pasurit një princ që mund të qeverisë vendin. Dhe pastaj tregon se kur e shikon të mbërrijë të vetmet roje që vëren ta shoqërojnë ishin dy qen...

Pra, shikon një njeri të humbur që zbarkon në Durrës dhe që nuk ka idenë më të vogël, mbi atë që është Shqipëria, se kush janë shqiptarët. Kështu ai e kritikon dhe kur shkruan artikullin ‘L’albania son premiere Mbret”. Në faqen e djathtë botuesi, por dukshëm i sugjeruar nga ai ... vendos një portret të bukur të Ismail Qemalit. Për të thënë  që në fakt çështja ishte ajo! Të emëroje një princ shqiptar me kulturë perëndimore. Apo një perëndimor direkt që e donin fuqitë. Ajo ishte çështja e fuqive të asaj Epoke. Falë ndërhyrjes së mbretëreshës së Rumanisë zgjodhën këtë individ”, tregon stërnipi i Ismail Qemalit, Nedimi.
 Mundësia që Ismail Qemal Bej Vlora, ta fitonte këtë post ishte, rrëfen stërnipi, por kostoja e titullit do të ishte e rëndë për vendin, dhe ai nuk bënte kompromise me Pavarësinë....

“Kur ai erdhi në Paris, u arrit nga shërbimet sekrete italiane të dërguara nga Viitorio Emanuele Orlando , kryeministri i Italisë në atë kohë. Dhe i bënë propozimin: Ti mbretëro, por na jep Shqipërinë! Pra  i thanë:” Bëj atë që të themi ne!” Por ai hoqi dorë nga kurora! Sepse mendoi për vendin dhe tha: “Jo! Vendi do të qëndrojë i pavarur!”. Dhe siç më ka rrëfyer gjyshja ime, bëri propozimin e kundërt,  për dy vende unitare, nga këndvështrimi politik dhe ekonomik të ndarë, dhe tha: Vetëm në raste lufte anijet ushtarake italiane mund t’u afrohen brigjeve lindore shqiptare. Kuptoi kështu që Italia synonte kontrollin e Adriatikut Jugor, dhe tha: Ta jap Adriatikun Jugor në rast lufte, por vendi do të mbetet i pavarur dhe asnjë kopsht zoologjik i Shqipërisë, nuk do të dalë jashtë kufijve... Dhe u gjend i vdekur pak ditë më vonë... Motivet janë ato...Nuk duhet të shkonte në Paris, në Konferencën e Versajës, sepse do të kishte çuar atje të gjitha problemet sociale të Shqipërisë... Nuk duhet të shkonte sepse kishte bërë refuzimin e madh. Kishte refuzuar propozimin e Viktor Emanuelit! E pra, këto ishin shkaqet e vrasjes, nuk është se njeriu vritet më kot. Por ka motive që nuk kanë dalë në shesh! Së pari, s’ka dalë kurrë emri i vrasësit... pavarësisht se edhe i biri Qazimi u ndje keq atë mbrëmje! Sepse mjafton një kafshatë a një gllënjkë, për të ndodhur ajo që ndodhi. I biri arriti të shpëtojë ndonëse edhe ai ishte shumë keq. Por shkaqet nuk dolën kurrë në dritë. Pse do thoni? Sepse bëhet fjalë për raporte sekrete! Nuk ka dokumente. Mjafton të lexoni telegramin e nisur nga Prefektura e Peruxhias, drejt Ministrisë së Jashtme, kërkohet dëshpërimisht të shpëtohet! Si të thuash: Misioni u përmbush! “, rrëfen Nedim Vlora./ Shqiptarja.com

8 Komente

  1. R
    Rrefimi i nipit te I.Q nji Vlere Historike

    Rrespket pa fund per kte kontribute te ksaj Familje Patriote Vlonjate ,qe ju kushtua Pamvaresise se Shqiperise ,qe Ajo te jetonte ashtu e Pamvarur dhe e bukur ne Perjetesi . Lavdi vepres Patrotike te Ismail Qemalit

    1. B
      Buda

      Une kam shkruar per Ismail Qemal Bej Vloren, por kurre nuk e kuptova se cfare deshi ne Itali ne janar te vitit 1919, kur diplomacia italiane kishte krijuar nje qeveri kukull ne Durres me Turhan Pashe Permetin dhe e kishte vene ne krye te delegacionit tradhtar qe kerkoi ne Konferencen e Paqes ne Paris plotesimin e interesave imperialiste te Mbreterise se Italise ne Shqiperi dhe Ballkan...?!

      1. D
        Dumbabisti qorr, shurdh dhe me pampers.

        Nuk e kam të qartë ketë çeshtje. Kush është ky person që shkruan, dhe kush është personi që po e quajnë Ismail Qemal Vlora. Unë, megjithse jam i moshuar (85 vjeç), nuk i njof dhe nuk kam degjuar kurrë keta emra. Unë jam i bindur, dhe e kam me prova, absolutisht absolutisht, që Shqiperinë me 28 nëntorë 1912, e shpalli të pavarur heroi ynë kombetar Sali bey Shiqerja nga Viçidoli i Vlorës. Kurse këtë shpfje të sodit në gazeten Tema, nuk e besoj aspak. Por, do pres me padurim botimin e analizës mbi çeshtjen e pavarsisë së Shqiperisë të Historianit dhe Antropologut më të madh Shqiptar me famë botrore, Sali shkerdhatë Berisha. E verteta del vetem nga goja e bythës e Sali Bey naçallnikut, i cili vet personalisht, bashkë me patriotin Azem spihun Hajdarin e kanë ngritur flamurin me 28 nëntorë 1912. Kurse emrat e ketyre bejlerve të Vlorës, nuk i kam degjuar kurrë, as në Trapojë, as në Vlorë e bile bile as në Mamurras.

        1. p
          pa emër

          Ky stër-stërnipi po thotë që paska qenë në Shqipëri vetëm një herë në vitet '70. Dhe pse nuk erdhi edhe herë të tjera? Ka 30 vjet që është ndërruar sistemi, pse nuk ka ardhur sa u hap Shqipëria? Thotë që është mason dhe se Ismail Qemali paska qenë po mason. Ky është turp. Është turp promovimi i këtyre vlerave joshqiptare. Shqipëria ka nevojë për atdhetarë të sinqertë e jo për njerëz me axhenda të huaja në xhep. Flet kundër Princ Vidit, por Princ Vidi do të ishte për një kohë të shkurtër (pse ç'të keqe pati Greqia së cilës edhe asaj i caktoi një gjerman si sundimtar Europa?). Princ Vidi ishte protestant, gjerman, që i deshi shqiptarët dhe nuk i dërgoi në luftë kur këtë ia kërkoi Europa. Nuk krahasohet ky protestant me këta anadollakë që na kanë sunduar: Ismail, Ahmet, Enver, Ramiz, Salih, Rexhep, Bamir Bujar, Ilir, Bajram...

          1. S
            Sto dhjavollo qelbesire greke!

            Ore grek i ndyre, shko merru me punet e Greqise qe i kane rene breket pertoke dhe po i terheq zvarre e do te thyej koken nje dite. Mbahet me paterica vetem nga Europa dhe Amerika sepse Turqia do ta kishte perpire e shkaterruar. Leri shqiptaret te merren me punet e tyre dhe ti gezo ato 300 euro te felliqura, te vjedhura nga Europa qe te jep Esfalia qe te leshosh bajga ne kete rrjet. Pizeveng i ndyre! Qelbesira, qe ju kemi mbajtur ne supe gjithe ekzistencen tone dhe na e keni ngulur pas shpine, te pabese. Jo me, more ndyresire! Ju shpetuam nga Osmanet, sepse ishin Arvanitasit e Suliotet trima qe e bene luften, ndersa ju merreshit me llogari dhe ekonomi pas fustant te evgjtkave tuaja. Dhe cfare moren arvanitasit per luften qe bene!? Burgosje, vrasje, helmime, eliminime, diskriminime, cfarosje dhe perzenie te organizuar. Sigurisht nen bekimin e Europes kurve. Jo Me, felliqesira! Shqiperi mbijoetoj dhe po perparon! Ju pellcisni nga inati! Pftuuuu!

            1. p
              pa emër

              O gjakprishur arab shqipfolës. Unë grek nuk jam, se edhe po të isha ku është e keqja?! Të të vijë turp që nxjerr gjithë këtë vrer për gjëra për të cilat as mua e as ty nuk na pyet kush. Fajin e ka kjo gazetë që nuk i monitoron komentet dhe i lë hapësirë dobiçave të tillë si puna jote që në vend të gjakut kanë shurrë e në vend të trurit mut. Tung! ...dhe e di ti: të fala mamit tënd të shqyer.

              1. Z
                Zani Burimi

                Qe je nje grek i pjerdhur, kjo faktohet prej teje, por cfare taksirati kemi ne te tjeret qe te shkruhet disa here prej teje. Fajin e ka gazeta qe te hap vend per te mbrojtur Asfaline tende te shpifur!

            2. T
              Tut Leshteni

              Tek emrat qe shikoj ne fund harrove Ismailin ore Qirjo dhjeraman grek . Ndyresire muti

            Lini një Përgjigje