VIDEO: Kadare, fjalim i jashtzakonshëm ne Tetove, ku mori titullin "Qytetar Nderi"

26 Nëntor 2022, 11:24Kulturë TEMA

 

VIDEO: Kadare, fjalim i jashtzakonshëm ne Tetove, ku mori titullin

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është shpallur qytetar nderi i qytetit Tetoves. Kadare tha se momente të tilla janë të rralla për shkrimtarët, që të flitet para lexuesve të botës iliro-shqiptare.


“Duhet të më besoni se nuk e kam lehtë të flas para jush, jo se nuk di të flas fjalë nga më të ndërlikuarat që mund të gjenden në botë sepse kam atë mjeshtëri, mjeshtërinë e fjalës por sepse qaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë para lexuesve të një prej qyteteve të pafundme të botës iliro-shqiptare”, tha mes tjerash Kadare.

Kadare shprehu falënderimet e tij ndaj të pranishmëve ndërsa tha se ngjarje të tilla pasurojnë edhe të ardhmen, që ju përket brezave të ri.

“Unë kur dëgjoj fjalët e bukura tuaja për atë çfarë kam shkruar, harroj çdo mundim që kam përjetuar, sepse shkrimtari ka mundime të mëdha kur shkruan, por nuk ka vlerësim më të madh për të sesa mbledhje të tilla kur njerëzit presin të dëgjojnë nga goja e tij diçka edhe më tepër për atë që kanë lexuar nga dora e tij. Ju falënderoj jashtëzakonisht”, pohoi mes tjerash Kadare.

 

10 Komente

  1. M
    Mira

    Bravo Tetova!

    1. o
      oooooooo moooooooooliiiiiiiiiiiiiiiii

      ----------------------------------------

      1. M
        MAJAKOVSKI

        Bukur por e papranueshme qe te lejohet I Madhi Kadare qe te pershendes te pranishmit ne kembe. Ai Po kap shekullin dhe duhet te kujdesemi e ruajme si nje thesar te paçmuar.

        1. Vjosa

          Dakorte Zoti Kadare, por gjithmon kur flasim për Ju apo lexojme ndonje liber Tuajn në menyre spontane pyesim si ka mundesi Ju Ismail Kadare asnjehere nuk kemi pare e degjuar të mbani qendrim për gjithe krimet e korrupsionin e Sali Berishes ?

          1. K
            Koli

            Moj Vjosa.Eshte Ulje per nje njeri si I Madhi Kadare te flase per nje Sharlatan politik,me emrin Sali.NQS Shqiperia do kishte te pakten ja 10 Ismail Kadare ne Politike,atehere i binte qe Sali Berisha te pastronte Nevojtoret.Rrespekt per ty e dashur,por eshte shume e thjeshte per tu kuptuar,ai eshte Shkrimtar i Madh,eshte ulje per te te komentoje per politiken,dhe kjo eshte qe shumica e Shqiptareve kane rrespektin me te madh,per te madhin Kadare.

            1. n
              nje shqiptar

              kjo tingellon pak si indiference ndaj Shqiperise

              1. O
                O i madhi kakare na trego nji prrall te re

                Koli , Kakareja i Madhe , nuk ka perse flet per saliun qe i dhuroj shtepite ne tiran etj ,por nqs do kiishte Njeri ,do duhej te fliste per Shqiperine ,per Politikat Antishqiptare Greko Serbe por edhe ate te Shtetit Franceze i cili nuk pushon se sulmuari Shqiptaret dhe mbeshtese Serbine ne Parlamentin Euopian me perfqsuesit e e vete , Por ,ai s'ka perse te flase ,sepse ne e njohim mire cfar Jashteshqiptje Atdhetari eshte , sepse ne cdo kohe i ka interesuar vetem Paraja e Lavdia ,por kurr Shqiperia . Nji i cili nuk e ka ne Shpirt Atdhedashurine dhe te shperthej e hidhet ne flake kur sulmohet Atdheu i tij dhe ku poshterohet Kombi nga ca shkerdhata Shpellash e injorante mesjetare , ai qe s'ka ndjenja Patrioti ,do Hesht si ka bere I Madhi Kakare ,qe vetem i mori ktij vendi dhe s'i dha asnji Kontribute mbrapsh , Thjeshte ishte dhe mbetet nji SKUTH i Peshtire asgje me shume . Nuk ja vlen me fol per kte nastradin komuniste

                1. k
                  kete kisha une.

                  Nuk mund te ja mohojme penen e te shkruarit te Kadares, por ai ne karakterin e tij s'ka pase kurre shpirtin brenda vetes per Shqiperine dhe per shqiptaret veç si ti reklamoje keta per lavdine e tij. Dhe ja ka arrit deri diku.

              2. d
                dyshuesi

                Nuk i kam lexuar te gjitha veprat e Kadarese . Sidomos ato qe ka shkruar pas 90-es. Zhurma e televizoreve komerçal me rreklama deri edhe kur demek japin lajmet me shperqendron . Nuk diskutohet pothuaj fare per librin neper ekrane ne menyre qe ta nxise njeriun per te lexuar. Edhe po e lexove librin nuk ke me ke ta komentosh . Ti flet per librin e Kadarese tjetri kercen ne politike.

                1. T
                  TeGa i Pollogut

                  MIK i NDERUAR dhe OQEAN KOMBËTAR... atje ku pate folur Ti, kultivohet prodhimi inflativ i paditurisë përmes fabrikimit të diplomave; aty disiplinohen studentët të mendojnë sa më pak; disiplinohen të jenë të dëgjueshëm e oportun përballë sulmeve shoveniste antikombëtare me një pasion në mos edhe më të karbonizuar se në Serbi; aty prodhohet ndjenja e inferioritetit kombëtar. Kultura politike, arsimore, shkencore kombëtare është meritë individuale. Misioni yt i manifestuar është një projeksion në një ambient të mykur. Popullata shumicë shqiptare është betonuar dhe shndërruar në kodin 20. Derisa ata që patën ideale reale për një status kombëtar, u poshtëruan, u persekutuan, u shpërfillën nga ata që të bën thirrje ty - për të qenë apogje i korpusit për të drejta minoritare.

                  Lini një Përgjigje