Një kapitull i veçantë i librit “Republika e Parë” e Mero Bazes, trajton me hollësi zhdukjen e shqiptarit nga Kosova Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye nga SHIK e nuk u kthye më kurrë tek familja e tij. Në librin e tij, gazetari Mero Baze e trajton këtë çështje që në origjinën e ngjarjes, ku tregon për biseda me thuajse të gjithë piramidën e shtetit të asaj kohe. Pikërisht nga mënyra se si janë përgjigjur krerët e shtetit, duke nisur nga Sali Berisha e Bashkim Gazidede, kuptohet shumë për këtë ngjarje. Ndërkaq, për këtë tragjedi të rëndë, udhëheqja e Kosovës ka kërkuar informacion nga Tirana, por që nuk tha kurrë e vërteta…
Nga Mero Baze
Vrasja e Remzi Hoxhës, reagimet e Rugovës dhe Berishës për të
Remzi Hoxhën e kam njohur në fillim të vitit 1995, ndërkohë që punoja edhe në gazetën “Rilindja”, në Tiranë. Kishte rikonstruktuar zyrat e shtypshkronjës “Euro Rilindja“ në rrugën “Myslym Shyri” dhe për një kohë shfaqej shpesh te kafja e redaksisë, në pritje për të përfunduar likuidimet financiare me menaxherin e shtypshkronjës.
Ishte burrë thuajse i heshtur që mbante gjithmonë cigaren në gojë si për t’u justifikuar pse nuk përfshihej në bisedat tona të zhurmshme. G.S. që ishte përgjegjësi i sistemit kompjuterik të gazetës, kishte nisur ndërkohë me të partneritet për një repart për prodhimin e dritareve duralumin, pranë frigoriferit të Tiranës. G.S. trokiti në zyrën time një ditë të javës së parafundit në tetorin të vitit 1995, i shqetësuar se Remziun e kishte marrë policia kriminale dhe ishte i merakosur se mos e keqtrajtonin.
Bashkë me të ishte Nexhmedini, vëllai i Remziut. Më kërkuan të pyesja çfarë mund të ishte bërë me të. Brenda një ore, kam pyetur në telefon gjithë kupolën e shtetit, që nga shefi I Komisaritit Nr.3, deri te Sali Berisha. I pari, Gjergj Jorgo, shefi i Komisaritit Nr.3, pranoi se SHIK ka sjellë një kosovar në qeli, por nuk është në dijeni se kush është.
- Zakonisht i mbajnë 24 orë. - tha.
Pas 24 orëve, “nuk dinte më asgjë” kush ishte ai që kishin sjellë dhe ku ishte. Aleksandër Meksi si kryeministër dhe Agron Musaraj si ish-ministër Rendi nuk kishin asnjë dijeni, por ishin të qartë në shpjegimet e tyre, ishte punë e SHIK. Vetëm dy persona më janë përgjigjur njëlloj dhe më kanë bërë të njëjtat pyetje. Ata ishin Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede. Të dy më kanë pyetur, ende pa më dhënë përgjigje, se ku e njoh Remzi Hoxhën dhe ua kam shpjeguar si ishim njohur.
Të dy më kanë pyetur pa m’u përgjigjur ende ku është, se ku e njihja unë ortakun e Remzi Hoxhës dhe ua kam shpjeguar. Të dy më kanë lënë të kuptoj të mos përzihem në këtë punë se “mund të jenë lojëra shërbimesh” dhe ai ortaku i tij “të ketë kujdes.” Dhe të dy, në fund më kanë thënë, “ne në fakt nuk dimë gjë ku është”, edhe pse më shumë më bënë pyetje ata, sesa unë atyre.
Kolegut tim, Ylli Rakipi që i kërkova ndihmë ta ripyeste Berishën për këtë çështje, po ashtu i kishte ribërë disa prej këtyre pyetjeve, pastaj i kishte thënë se mund të ishte agjent i UDB dhe nuk duhej përzier në këtë punë. Kjo e gjitha dy ditët e para. Më pas nuk të jepnin më asnjë përgjigje, pasi mesa duket u kishte vdekur në duar. Si për shumë gjëra të tij, Sali Berisha ka metodë që thotë disa variante të ndryshme, me qëllim që të bëjë të paditurin.
Herën e fundit që ka dalë në media ka thënë se për herë të parë për këtë gjë ka dëgjuar nga Adem Demaçi, një vit e ca më vonë. Në rrethin e tij të afërt, në fillim thoshte se mund ta ketë rrëmbyer UDB, (me targa dhe oficerë të SHIK). Pastaj thoshte se dyshohej të ishte pjesë e skenarit për një atentat të dështuar ndaj Gligorovit. U arrestua dhe Ziso Kristopuli, për të bërë lidhjen edhe me grekët, kundër ish-presidentit të Maqedonisë.
Më në fund, subkoshienca e tij foli. Në televizionin “Syri”, ekran i të birit, në një intervistë pranoi se për Remziun u tha “që donte të vriste Sali Berishën.” Në fakt, këtë s’e ka thënë askush publikisht, përveç Sali Berishës. Por ai mendon se duke e përsëritur me vete arsyen e vërtetë, e kanë dëgjuar dhe të tjerë.
Ky është shkaku pak më bindës, përse SHIK i Berishës e rrëmbeu Remzi Hoxhën. Ai është ndaluar, rrëmbyer dhe pastaj u ka mbetur në dorë gjatë torturave, nën dyshimin se ishte pjesë e një grupi majtist të Kosovës, zanafillë e krijimit më vonë të UÇK, por si fillim, nëpërmjet shkrimeve e pamfleteve të tyre, patën kërcënuar Sali Berishën si “tradhëtar i kombit.”
Në arkivin e Qeverisë së Kosovës gjendet letra e familjarëve të Remzi Hoxhës, drejtuar Bujar Bukoshit që dëshmon se qeveria dhe vetë Sali Berisha ka marrë zyrtarisht kontakt nga familja, qysh muajin e parë. Mes të tjerash, në letër thuhet: “Më 21.10.1995, në ora 13.30 merret nga persona të prezantuar si polici kriminale, në vendin e punës si president i firmës “Albatros.” Këta persona kishin tri makina me vete, pistoleta, pranga që lidhën Remziun dhe e morën me vete. Burrat ishin të moshës 35-47 vjeçare. Remziun e futën në makinën e parë “Volkswagen” e tipit të ri, me ngjyrë ulliri dhe targa të Tiranës, TR 2449 C (targa të rregullta) dhe ikën me shpejtësi. Makinës së lartpërmendur iu bashkëngjitën edhe makina të tjera.
- Menjëherë pas pesë minutash punëtorët e firmës bënë denoncim në Rajonin Nr.3 të policisë, në fillim me telefon, pastaj e dorëzuan edhe me shkrim. Ndërkohë policia e Rajonit Nr. 3, ka dhënë urdhër për kërkim të makinës me targat e lartpërmendura dhe personave të tjerë, mirëpo gjer vonë nuk është bërë asgjë.
- Në orën 14.45 të së njëjtës ditë, në vendin e ngjarjes rikthehen arrestuesit (tre persona) me të njëjtat makina. Njëri prej tyre i tregoi punëtorit të firmës dokumentin e policies kriminale dhe u prezantua si shef i grupit arrestues. Ishte 45-47 vjeçar, me dialekt jugor dhe me një veçori karakteristike krahun e djathtë e kishte më të shkurtër (me defekt). Në vendin e arrestimit mbetën afro 45 minuta. Në prezencën e punëtorëve bënë kontrollin, morën dokumentet e makinës së presidentit të firmës, disa pako cigare që i këmbyen edhe me punëtorët e firmës duke thënë: “kështu e ka policia natyrën e punës, kemi marrë Remziun për verifikim dhe do ta lirojmë shpejt.”
- Ata ikën. Herën e dytë ishin në vendin e ngjarjes policia e Rajonit Nr.3, të cilët qëndronin rreth objektit të firmës. Pas pak morën urdhër nga komisariati i policisë që të largohen prej aty dhe të kthehen në rajon. Kjo polici vetëm mori shënime formalisht, me motivacion se Remziu është rrëmbyer dhe po e kërkojnë.
- Më 23.10.1995, domethënë pas tri ditësh, vjen në repart një inspektor i krimit të Rajonit Nr. 3 dhe thotë se ishte urdhëruar të informonte se Remzi Hoxha është liruar nga arresti. Me këtë inspektor pimë cigare dhe kafe e pastaj iku. Por ne pritëm kot, se Remziu nuk erdhi. Pastaj shkuam te Rajoni Nr. 3 i policisë dhe kërkuam sqarime për ato që na tha inspektori i policisë kriminale. Dezhurni na tha se shefi i policies së krimeve nuk gjendej aty, po mund të takonim Zograf Q. Ishte personi që erdhi në punishte dhe na tha se Remziu është liruar. Po në rajon të policisë na tha se ka urdhër të mos informojë më shumë. Na largoi duke thënë se çdo informatë tjetër i rrezikonte vendin e punës, për më keq, i rrezikohej edhe koka...
Këto informata të inspektorit të krimeve që kishte vetëm dy muaj në këtë punë, ishin dhënë në prezencë të gjashtë dëshmitarëve.
- Më 24.10.1995, vjen në repart një inspektor tjetër i policies së krimeve, llir Gjeka, i cili thotë se Remziu duhet të lirohet. Pas pak vjen së dyti dhe thotë meqë nuk qenka liruar, më jepni gjeneralitetet e tij.
- Më 26.10.1995, trokitëm në dyert e SHIK në Tiranë, ku na thanë se rastin e njihnin, po nuk mund të na ndihmonin dot. Na orientuan të interesohemi në SHIK qendror. Aty, me telefon nga porta e hyrjes na thanë se kishin marrë një telegram nga familja për këtë rast dhe do të na informonin. Pyetëm nëse dinin ku është Remziu, po ata nuk na thanë asgjë. As është këtu apo aty, apo se është rrëmbyer apo jo.
- Me telegrame njoftuam menjëherë organet kompetente zyrtare: Presidentin e Republikës, ministrin e Rendit, kryetarin e SHIK, ambasadën shqiptare në Maqedoni, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni, Sindikatën e Pavarur të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke shpresuar se do të na ndihmonim. Kështu iu drejtuam edhe ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, si dhe shefit të përfaqësisë së Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë. Po ashtu informuam edhe Komitetin e Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut në Shqipëri, prokurorinë e Tiranës dhe të Republikës. Nga të gjithë ende nuk kemi informim për të ndriçuar ku është Remzi Hoxha.
- Më 29.10.1995, familja kontakton me “Gazeta Shqiptare”, por gazeta nuk pasqyron në mënyrë autentike fjalët e familjarëve të Remziut.
- Duhet theksuar se ambasadori i Shqipërisë në Shkup e informoi familjen e Remziut se sipas të dhënave që ka nga organet shtetërore të Shqipërisë, Remzi Hoxha është rrëmbyer nga të panjohur. Organet policore po e kërkojnë dhe se për të dhëna të tjera do njoftoheshin në vazhdim.
- Më datë 10.11.1995, në zyrat e firmës “Albatros” erdhën dy inspektorë të SHIK, me përgjegjës grupi z. Jeton Osmani me një bashkëpunëtor. Për herë të parë pas tri javë shpjegime, ata kërkuan të dinin si u mor Remziu. Na thanë se do të interesohen për këtë rast dhe do të na informojnë, por lajm nuk pati asnjëherë.
- Më 13.11.1995, në firmën “Abatros” dhe në shtëpinë e Remziut erdhën inspektorët e krimit llir Zeka, Zograf Qullai dhe Alban Omari për të marrë deklarata me shkrim prej punëtorëve dhe anëtarëve të familjes si ka ndodhur rasti. Ndërkohë kishin kaluar tri javë.
... - Lusim organet e lartpërmendura të ndihmojnë në zgjidhjen fatlume të këtij rasti! Nuk dëshirojmë që problemi i familjes sonë të bëhet objekt i mjeteve të informimit jashtë Shqipërisë, si njollë e keqe për këto hapësira.”
I akuzuari si rrëmbyesi i tij, Arben Sefgjini qëndroi deri në fund të vitit 2013, drejtor i rëndësishëm i qeverisë “Berisha”, edhe pse kishte dënim nga gjykata për përfshirje në zhdukjen e Remzi Hoxhës. I akuzuari direkt Ilir Kumbaro, u ndalua në Britani të Madhe dhe mendohet se është arratisur drejt Brazilit në pamundësi për t’u gjetur. Ngjarja e përshkruar me dëshmitë e familjarëve dhe punëtorëve, tregon qartazi për përfshirje direkte të strukturave të policisë së shtetit dhe SHIK në këtë histori. Më pas, kurrë nuk dhanë asnjë përgjigje. Familja për njëzet e pesë vite rresht kërkoi çdo ditë familjarin e saj. Gjyqi ndaj fajtorëve përfundoi me masa gjysmake, pa zbuluar ku gjendet trupi, por duke fajësuar Shërbimin Informativ për zhdukjen e tij.
Ilir Kumbaro eshte ne Canada. Pi kafe me gruan pa u penguar fare....Verifikoheni
Kanadaja ka nje siperrfaqe prej 10 milion km². Te shkosh me avion nga cepi lindor ne ate perendimor duhen rreth 7 ore. Te lutem , percaktoje mire se ne çfare vendi ndodhetdhe se ku e pi kafen. Kjo do te ishte me serioze.
E sakte.eshte ne Kanada . 2011-2013 eshte pare ne Toronto
Ti e paske parë atje dhe na thua ne ketej ta verifikojmë !!! Beji nje foto or mik dhe hidhe ketu, meqë thua që Kumbaro pi kafe lirshëm aty. Se ca te tjerē si puna jote e kanë parë ne Itali, ne Amerike, ne Australi . Biles nje tjetër i ngjashem si ty e ka parë në te blloku tu pi makiato me dashnoren.
atëherë po shkoj e po e takoj unë!! me këtë adresë që na ka dhënë!? nuk ka ku shkon!! kanadaja është e madhe,e ec e bjeri vërdallë,por kafeja!? ajo nuk të lë të lëvizësh!!një pikë e veçantë që as kordinatat e GPS nuk e konkurojnë dot!! unë po nisem,nesër do keni tërë të dhënat që ju duhen!!
Po nje kafe ka Kanadaja.. direkt e gjen..lol
Kjo eshte monstra serbe qe ju besua e ardhmja jone dhe na beri lemsh si komb. Asnjehere, nuk ka thene nje version te vertete dhe kjo eshte aresyeja qe nuk mban kujtime. Per te, si cdo skizofren, realiteti nuk ka lidhje me versionet qe krijon. Turp per ata qe e mbeshtesin.
Familjaret e te ziut kerkojne te gjejne drejtesi nga nje maskara e kriminel si Salih Berisha? Me parate qe kane i gjejne Ilir Kumbaron dhe Arben Sefgjinin, jo ne Brazil, por ne vrimen e mamave po qe se i nxen akoma. Lerini llafet e deklaratat, por vijuni punes qe ti gjeni kriminelet e Berishes dhe ti jepni gjysmen e lekut qe meritojne. Vetem keshtu vihet ne vend drejtesia dhe me kete i beni nje sherbim te vyer edhe vendit dhe popullit tone.
sefgjini eshte ne mes te Tiranes avokat dhe i eshte kushtuar fese e lutet per krimet qe ka bere....
Vërtet që remziut dhe njerëz të afërt të tijë, nuk kanë rehatinë, qetësinë e shpirtit. Kanë një të vdekur pa varr, të sakatuar fizikisht, të tjerë të vrarë moralisht, qajnë për njeriun, për varrin që se kanë. Vrasësi, urdhëruesi, ishte në pushtet, kërkon të vijë në pushtet, kjo nëse ndodh, është vrasje me paramendim masive, pasi këtë popullbe plagosi në 97, tani kërkon ta vrasë si një të plagosur prej vitesh. Drejtësia akoma, edhe pse pati një veting, ku shum u larguan, por dhe shum, vazhdojnë të jenë në rradhët e drejtësisë. Kjo ndodh për arsyen e thjeshtë, krye vrasësi, nuk ka prova dhe fakte për kreun e SPAK, të cilit i mbaron afati kohor në atë detyrë, por jo vazhdimi i punës, në atë institucion. Edhe pse nuk e bëri detyrën për të vilën shteti, taksapaguesi, pagoi goxha shumë pët të marë e patur drejtësi. E njëjta gjë me gjyqëtarët, ku një komision anti korrupsion i largoi nga detyra, por që i dha mundësinë të jenë me xhyben e avokatit, prapë në organet e drejtësisë. Pra, asgjë nuk ndodh, vetëm rrotullohet. Prandaj si fati i remziut, mund të ketë të tjerë.
Krimineli më i urryer i të gjitha kohëve Sali qen Serbi të vret natën e të qan ditën pa e vrarë ndërgjegjia fare. Ai ka lindur kriminel e do vdesi kriminel . Historia do e dënoi për të gjitha vrasjet që ka bërë duke filluar që me vrasjet në Shkodër dhe deri te katër demostruesit e 21 janarit.Pa llogaritur vjedhjet.Për të gjitha ai duhet të tërhiqet zvarrë nëpër rrugët e Tiranës deri sa ti fali shpirti . Vetëm atëhere do qetësohet shpirti i shqiptarëve
Sali Berisha dhe te besuarit e tij sot jane jashte dhe te lire kurse disa moren denime qesharake.Kjo si rezultat i asaj qe Amerika akuzon Berishen per minim te demokracise dhe nderhyrje ne drejtesi:
Sali Berisha dhe te besuarit e tij sot jane jashte dhe te lire kurse disa moren denime qesharake.Kjo si rezultat i asaj qe Amerika akuzon Berishen per minim te demokracise dhe nderhyrje ne drejtesi:
UCK duhej te kishte organizuar vrasjen e Sali Berishes si urdherdhenesi i arrestimit, torturimit dhe zhdukjes se trupit te Remzi Hoxhes. Per fat te keq te Remziut, pasardhesit e tij jane frikacake qe e kane pranuar ta pine kafen nen gju.
Ylli rakipi kokrra skuthit,i ka pas tentakulat kudo,sa nga zyra e saliut sa nga shiku sa nga hajdarit,,,si rastesi kur u vra hajdarit dhe ky ishte tek zyra e saliut,,,si skuth mbas perdeve,
Ylli Rakipi ishte ne Zyre tek Saliu kur u vra A.Hajdari por edhe ne Spital tek i plagosuri Neza te cilit i moren edhe nje "inerviste" te shkurter me nje aparat regjistrues.........pra Ylli eshte deshmimtar okular per Ngjarjen Hajdari.....Ylli ka qene eshte dhe do te jete krahu i Sal Ram Berishes......pra njeri nga ata qe nenshkruan pagesmarrjen nga Borderoja e UDB-se serbe......kjo eshte pak por e sigurt.......pusht burr........kolonjaret jane e kunderta e tij....... Femijet e Remzi Hoxhes e dine shume mire se kush ja u likujdoi babain..........Ata ja kane lene zotit hakun.........
SALI BERISHIQI ËSHTË KRIMINELI VRASESI DHE RREMBYESI I REMZI HOXHES BERISHIQI KETE E BERI I URDHERUAR NGA UDB JUGOSLLAVE PJESË E SE CILES KA QENË SALA DHE VJEHRRA E TIJË MILICA BERISHIQI BERI EDHE VRASJE TJERA NDAJ PJESTARVE TE UÇK BERISHIQI SI AGJENT SERB VRAU ILIR KONUSHEVCIN BURGOSI ADEM JASHARIN KADRI VESELIN HASHIM THAQIN ZAHIR PAJAZITIN DHE GJAT REGJIMIT TE TIJ ANTI KOMBETAR JA PAMUNDSOJ UÇK TE VEPROJ NË SHQIPERI KY ËSHTË SALI BERISHIQI TRADHTARI MË I MADH I SHQIPTARVE DHE I KOSOVES
Pyesni kush është guaja e Ilir Kumbaros është mbesa e Roland Xhelilit ish deputet i PS
Te organizohet nje rembim, ashtu si u rembye Remzi Hoxha te rembehet Sali Berisha dhe te pesoi fatin e Remziut keshtu meret hak te mos presin per drejtesi njerzit e Remziut per deri sa Saliu eshte gjalle ta rembejne ta torturojne qe te tregoi ai i di te gjitha .
Jam dakord të rrëmbehet dhe me tel bakri t'ia shtërngojmë koqet,sipas stilit të UDB-ës. Kështu ka vepruar UDB-a me shqiptarët në ish Jugosllavi.
Kame punuar disa vite si oficer policie ne komisariatin nr.3 te Tiranes. Me binndje te plote deshmoj se komisariati nr3 ne kohen e Berishe dhe Gazidedes ishte kthyer ne nje pike "grumbullimi" te personave te cilet kishin probleme me Shikun (Sali Berishen). Ne disa raste kame qen prezent kur oficera te shikut shoqeronin per tek ne,persona pa na dhene asnje arsye dhe vetem na thonin qe mbajini ne izolim. Me bente pershtypje qe makinat qe perdornin keta punonjes ishin makina civile te matrikuluara me targa te huaja (kryesisht targa gjermane provizore). Deshmoje qe ne nje raste sollen nje person te masakruar e te gjakosur aq keq saqe fatkeqi nuk qendronte ne kembe. Kur e pashe ne kete gjendje u them shikasve perse e keni sjelle, ata mu pergjigjen s'ka cte duhet ty, por mbajeni te izoluar. Une nuk pranova duke nxjere si argument se ne kete gjendje nuk munde ta pranojme, por me e rregullt eshte qe ju coheni personin ne spitalin ushtarak mjekoheni dhe me pas munde ta sillnin. Ata duke u perballur me kete rezistence , nuk e zgjaten por e moren kete person te maskruar dhe u larguan te revoltuar. Persa i perket ketyre fenomeneve me qe permendet komisar Gjergj Jorgo, une mendoj se nuk kishte shume informacion mbasi strukturat e shikut ishin fuqiplote dhe nuk i jepnin informacion askujt me perjashtim te Sali Berishes. Gjergji, po kishte nje servilizem konseguent per partine ne pushtet, ai gjate kohes kur Saliu president dhe banonte ne Brake, nuk shkonte te flinte por qendronte fiks tek kryqezimi tek hotel Aberia deri sa te kalonte Saliu per ne shtepi dhe t'i "thoshte naten e mire"