Afër 800 faqe tekst, mbushur me arkiva dekadëshe, personazhë kyçë, gazeta të kohës e akterë kryesorë të zhvillimeve, përbëjnë një ndër librat e parë që i futet në thellësi eksperimentit më të suksesshëm shqiptar, bërjes së Kosovës shtet dhe rrugëtimit kolosal e të paimagjinueshëm për pavarësi të një pjese të shqiptarëve.
Kjo është “Republika e Parë” e gazetarit, shkrimtarit dhe publicistit, Mero Baze, që u përurua në Panairin e Fundit të Librit në Tiranë.
S’do mend që një libër për Kosovën që vjen nga Shqipëria do e shkruante Baze, i cili aq shumë dhe aq moti ka përcjellur zhvillimet në Kosovë, saqë ta quash vetëm njohësi më i mirë nga Shqipëria i zhvillimeve këtej kufirit, do të ishte reduktim i skajshëm i kësaj njohje.
Libiri i Bazes është një histori e shkurtër politike e Kosovës, nga vitit 1989 deri në vitit 1999, kur edhe ndodhi çlirimi dhe u realizua projekti.
Mbështetur në arkiven e madhe të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, Baze thotë se libri është konsultuar edhe nga “Ibrahim Berisha, Evliana Berani, Isa Mustafa, Lutfi Dervishi, Leonidha Mërtiri, Albert Bejo, Arben Çejku” e të tjerë.
Baze si gazetar, ka parë tek ngritët dhe jetësohet një projekt i madh, por jo tek shkruhet për të.
Prandaj, thotë ai në parathënien e librit, “kjo është kryearsyeja përse po zhytem në këto arka kartoni për të ngjallur së paku diçka nga dëshmitë e asaj dekade”.
Kur nuk shkruhet shumë, flitet shumë, prandaj Baze pohon se “pres plot të zemëruar të më qortojnë që nuk i kam thënë të gjitha dhe plot entuziastë që i hyra kësaj pune. Por nuk do të mërzitem e as do të gëzohem nga askush”.
Qëllimi është, thekson ai, “të lë disa dëshmi mbi atë që ka ndodhur”.
Libri trajton Kosovën brenda Jugosllavisë, pastaj tezat fashiste serbe për spastrim të shqiptarëve nga Kosova, siç ishin ato të Vaas Çubrilloviç e Ivo Andriç.
Në libër janë edhe shtysat për identitetin shqiptarë të Kosovës dhe patjetër erën komuniste që mbretëroi në emër të anti-fashizimit.
Vendosjen e pushtetit komunist dhe jetesën shqiptare brenda kësaj strukture të një gjysmë-aparteidi për shqiptarët në Kosovë.
Një tjetër pjesë interesante është zbërthimi i demonstratave të vitit 1981 si përballje e komunizmit jugosllav me nacional-komunizmin shqiptar.
Kështu libri rrugëton deri të çlirimi dhe “shkelja e tokës së lirë”.
Derisa Baze flet për shkëndijën fillestare për libër, tregon se si i kishte bërë përshtypje që Ibrahim Rugova, një nga shtyllat e dizajnimit të projektit të Kosovës, përkundër se ishte shkrimtar, për këtë projekt kishte shkruar shumë pak.
“Bujar Bukoshi, të cilin e ngarkoi Kryeministër të këtij projekti futurist, krejt i ndryshëm, ishte një me të, por jo i njëjtë. Plot energji, impulsiv, i kulturuar dhe i suksesshëm si mjek, ai është dëshmitari i fundit që mund të na lërë ndonjë shenjë se çfarë u bë në dekadën e fundit të shekullit XX që lindi shteti i dytë shqiptar”, shkruan Baze.
“Fillimisht, duke u përpjekur të sistemoj arkivin e tij, kuptova dy gjëra kryesore. E para, sesi një ide e madhe mbahet në këmbë dhe nuk mposhtet nga meskinitetet e vogla; rrëmuja, pafuqia, mungesa e burimeve njerëzore dhe përvojës së ndërtimit të një shteti”.
Dhe e dyta, shkruan gazetari “një ide e madhe vret si me magji çdo shfaqje të shëmtuar që shoqëron shtetet tona të lira e le’gjitime. Vret korrupsionin, abuzimin dhe mban të ndezur një energji idealizmi që e kupton vetëm pasi ky eksperiment ka përfunduar”.
Baze, pasi ka kryer projektin dhe ka gërmuar thellë në të kaluarën e afërt, shkruan i bindur se “të shikosh si janë grumbulluar miliona euro apo marka, si janë mbajtur në këmbë struktura paralele arsimi apo shëndetësia, si financoheshin institucionet akademike apo dhe shtypi, pastaj si financoheshin luftëtarë dhe lobistë, pa asnjë institucion kontrolli mbi ta, kupton se ajo ka qenë një dekadë e magjishme, që askush nuk mund ta përsëris më. As ata që e bënë një herë”.
Madje, shkruan autori i Republikës së Parë, “Padija për atë që i priste, ka qenë arma e tyre e fortë”.
Libri, siç e thotë vetë Baze, nuk është fjalë e fundit.
Megjithatë, është e para e grumbulluar kështu me volum dhe me intensitet ngjarjesh.
“Dua të lë disa dëshmi mbi atë që ka ndodhur. Pastaj plot të tjerë mund ta plotësojnë e ta zgjerojnë nga këndvështrime të ndryshme”, thotë ai.
“Do të më duhet të përshkruaj ndryshimet e viteve 1989-1992, kur Kosova ‘bëri letrat e shtetit’ të saj, jo si një biografi të Bujar Bukoshit, por si një histori të Kosovës, për ta kuptuar më mirë atë që ndodhi. Më pas do të ndalem te qeveria e tij, te institucionet e Kosovës, te betejat diplomatike të Ibrahim Rugovës, te miti i rezistencës paqësore, energjia e re që solli Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjarpërimi i çështjes së Kosovës në shtigje të panjohura, deri te liria e saj”.
Ne fund të librit, pas 800 faqesh shtjellim, Baze shkruan “Dhe kështu të dy bashkë, si murgjër të një rruge që nuk ia dinin fundin, ata ia dolën të ndërtojnë Republikën e Parë të Kosovës, një shtet me letra që nuk i njohu Perëndimi, por i njohën shqiptarët dhe e besuan më shumë se çdo qeveri tjetër më pas në Kosovën e lirë. Ishte e vetmja Republikë pa ushtri, pa territor dhe pa njohje ndërkombëtare. E mbante në këmbë besimi te liria!”. /Albanianpost.com
E bleva librin dhe do ta lexoj me endje, respekte Mero.
Vleresim dhe Respekt z Baze!
Vleresim. Bukur mire. Tani presim nje liber nga Fevzo per Toptanin.
Baze ,si ballist qe je ,ke mbajtur krahune FARK (nuk qelluan nje hère forcat Sebe),por qendronin ne Laprake tek shkolla.Adem Jasharin e shkruan per transport armesh,kur heroi Baca Adem ka qene ne Grupin e dyte ne Surrel!!????Po mos te ishte UÇK_ja nuk do kishte Kosove te lire.
Mjaftojne te dish tre fakte per kete liber e te gjykosh sa vlere ka E para derisa libri eshte bazuar ne arkiven e Bukoshit qe koha e vertetoi qe eshte nje mashtrues tregon qe shenimet e tij jane vetem njr ashtrim e jutstifikim i vjedhjeve te bera prej tij e klani i tij E dyta derisa autori eshte kosultuar me tradhetar si Isa Mustafa e kompani bindesh se gjithcka eshte nje komplot e mashtrim i armiqve te Kosoves DHE E TRETA kur meson se zutori eshte.ky . sherbetori i te gjithe gjelave gjelave qe moren fronin keto tridhjet vjet e qe qe skllav i sahanit e jo i vatanit ATEHERE konkludon qe libri i tij eshte NJE MUT NE DERE
Mërua i Pështanit ndan pseudo- historinë e tij prej një gërmuesi varresh 60-vjeçar, i cili gjatë grabitjes së tyre, zbuloi një labirint misterioz të "mbretërve të vjetër" nën një nga "piramidat" e Fushë Kosovës. Në këtë libër, gjeologu në tentativë Mëro, tregon historinë e një egjiptologu- vjedhës piramidash, i cili, si një djalë katundi 60-vjeçar, aksidentalisht mbeti "i bllokuar" për ditë të tëra në nëntokën e Piramidës të Kosovës, pranë kutive te kartonit të faraoneve. Bazuar në librin e tij, financuar nga financa të vjedhura, ne formatin - tualet paper..., ai rrëfen kërkimin e për një rrugëdalje nga bota e nëndheshme, sesi bredh nëpër vendkalime dhe dhoma dhe shihte ato që ai i quan "të pamundura" për të cilat bota profesionale nuk është plotësisht e vetëdijshme. Mërua nga Pështan-Katund, përjeton ngjarje të çuditshme, një përzierje e sferës shpirtërore dhe realitetit, e cila përshkruhet për herë të parë në formë libri. Historia e Kosovës dhe Republikës së saj egjiptiane ( për nga mosha) thotë Mër Mëri (pa pikë turpi), "ka dy anë: atë zyrtare dhe atë të panjohur"... Vajmedet Mërobazetari u gdhi shkrimtar ! Nejse të ngushëllon fakti Nuk ka idiotë fshati të rinj; të vjetrit thjesht marrin më shumë publicitet në epokën e Mumjes Komuniste. ( çensura e Tëmës lart vigjilencën)
Tani e ka radhen per te botuar nje liber ish presidenti ish kryeparlamentari ish ktyeminister gjithollogu i gjithdituri qe deri me sot nuk ka botuar por tashi e tutje do ti harxhoje ato tru te pa lodhura aspak ( gjithate koke qe ka ai e ka te mbushur me m . . ) ndofta do ta beje ndonje liber si per ti treguar EDI RAMES se ai di te shkruaje jo vetem ai dhe Mero Baze