Autori britanik kthehet me një roman historik: gjuetinë ndaj vrasësve të Karlit të I në shekullin e XVII. Ndërsa në fron ngjitet Karli i III, këtu rrëfen analogji dhe diferenca me atë sezon bazë. «Mbretëria në fund? Jo, preferoni Boris Johnson apo Tony Blair president?».
Lufta civile midis monarkistëve dhe republikanëve, që në Gjashtëqindën çoi në prerjen e kokës së mbretit Karli i I, është një prej konflikteve të mëdha të historisë angleze dhe sot që një Karl tjetër, i treti, ulet në fronin britanik, Robert Harris kthehet me atë periudhë në romanin e tij të ri, Harresë dhe falje: e bën me një thriller që shkon nga Londra e Restaurimit tek tokat e egra të New England amerikan. Titulloi anglisht i librit, Act of Oblivion («Akt harrese»), i referohet ediktit me të cilin, me luftën civile të përfunduar, u falën ata që patën rrokur armët kundër mbretit: ama me përjashtim të atyre që patën marrë pjesë drejtpërsëdrejti në ekzekutimin e Karlit të I. Është këtu që futet mekanizmi narrativ i Harris, që ndjek arratinë në Amerikë e dy konspiratorëve — figura historike — të ndjekur nga një «gjuetar» i pamëshirshëm, frut i fantazisë së Harris. Një skenë e mbështetur nga një rindërtim besnik historik që hapet me një finale të befasishme.
Librat tuaj të mëparshëm shkojnë nga Roma e lashtë në një të ardhme të largët: si keni arritur të interesoheni për luftën civile angleze të Gjashtëqindës?
«Për çudi, ka qenë papritmas. Kam parë një referim në mediat sociale për gjuetinë më të madhe ndaj njeriut në shekullin e XVII: vetëm kam ndjekur këtë fill. Nuk e kisha menduar kurrë për gjuetinë e vrasësve të mbretit më parë: menjëherë ka qenë lidhja e këtyre dy koncepteve, gjuetisë ndaj njeriut dhe shekullit të XVII, që e kam gjetur interesante. Kështu që kam menduar: çfarë ndodh nëse shpik gjuetarin? Kam menduar se ishte interesante të provoja të shkruaja thuajse me një procedurë të Interpolit në shekullin e XVII: kjo më ka mundësuar të shkruaj për luftën civile angleze, që nuk është kaq e frekuentuar në kulturën popullore, deri edhe këtu në Angli, për të mos folur për pjesën tjetër të botës».
Edhe pse në origjinën e gjithçkaje është Britania e Madhe.
«Po dhe jo vetëm këtu. 150 vite përpara revolucionit francez, 250 përpara revoluconit rus, anglezët i kanë prerë kokën mbretit, kanë abroguar lodrët, abroguar peshkopët dhe janë bërë një republikë. Romani në Angli titullohet Akt i harresës, por akti i harresës ka arritur t’i jetë ekuivalenti...».
Tema kryesore e nënkuptuar e romanit është dëmi i thellë i shkaktuar nga përçarjet ideologjike: ka një jehonë të Brexitit?
«Të kaluarës nuk i shpëton: jemi themeluar mbi këto përçarje dhe i rigjejmë edhe tek Brexiti. Natyrisht edhe rigjejmë sot këtë rend kushtetues që është unik, i një “Mbreti në Parlament”, që ka dalë në pah menjëherë pas botimit të librit tim, kur Mbretëresha ka vdekur dhe kemi pasur një mbret të ri, Karlin: e keni parë tek gjuha dhe tek legjislacioni, kur shekulli i XVII sikur është rishfaqur gjatë kësaj jave. Janë themelet e shtetit britanik, në shekullin e XVII».
Ka edhe një jehonë të vetë emrit të sovranit të ri, por duke parë që Karlit të I i është prerë koka dhe i dyti kujtohet sidomos për ekstravagancat e tij, nuk do të kishte qenë më mirë t’i ndryshohej emri?
«Hëm, faji është i babait dhe i nënës së tij...».
Po, ama përpara Elizabetës mbretërit merrnin një emër tjetër: Gjergji i VI në realitet quhej Albert dhe Eduardi i VIII quhej David.
«Ai nuk është i ri, supozoj se mësohesh me emrin tënd, nuk do vërtet ta ndryshosh, do të ishte e habitshme të keshë një mbret Albert apo diçka tjetër, por nuk është një emër fatlum, kjo është e sigurtë. Kur ka lindur, shumë njerëz ka menduar: po pse i kanë vënë këtë emër?».
E si do të demonstrohet Karli i III? Do të jetë në lartësi?
«Po, ai është në lartësinë e postit të tij, ky vend është në mes të një krize politike, ekonomike dhe identiteti. Në këto ujëra të trazuara, si një fanar, është vazhdueshmëria konstante e institucionit monarkik dhe ky njeri që ka qenë i pranishëm thuajse sa secili mund ta kujtojë. Mendoj se ekziston një mbështetje popullore për të: është e vërtetë se ka pasur vështirësi në të kaluarën, por njerëzit tani janë të kënaqur për vijueshmërinë që ai përfaqëson. Nuk i duhet të bëjë shumë, përveçse të ekzistojë!».
Që është ajo që mbretëresha ka bërë.
«Dhe që është argumenti në favor të monarkisë. Disa vite më parë isha në një mbrëmje dhe kam shkëmbyer di llafe me Eric Hobsbawm, historianin: ai thoshte se vendet më të civilizuara qenë monarki kushtetuese, nëse sheh në xhiro nëpër botë duket se ofrojnë garancinë më të mirë të lirisë. Më ka goditur fakti që e thoshte një marksist. Mendoj se e kishte të drejtë».
Por përpara ngjitjes në fron të Karlit të III thuhej se ai rrezikon të jetë mbreti i fundit.
«Jo, nuk mendoj aspak. Jetojmë në një kohë kur politikanët janë thellësisht jopopullorë. Ideja për t’ia besuar përfaqësimin e shtetit një politikani... Kemi prekut tashmë fundin e politikës: kush do të ishte president, Tony Blair apo Boris Johnson? Nuk mendoj se do të ishte një ide e mirë».
Në librin tuaj nuk ka heronj, janë të gjithë fanatikë. E shikojmë sot, me zërat e moderuara që rrinë gojëmbyllur.
«Mendoj se është e vërtetë. Të moderuarit u shtypën në luftën civile, ata që donin të bënin një marrëveshje me mbretin u arrestuan dhe në fakt u arrit në procesin dhe ekezekutimin e Karlit të I; u ngrit në këmbë një regjim fanatik. Ka paralele me të sotmen, me të moderuarit që shtypen në marxhinta e rrugës dhe vetëm zërat më ekstremë dëgjohen. Është një sezon i vështirë. Më parë britanikët i shikonin nga lart poshtë vendet e tjera europiane për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre – Italia i është një shembull — por tani idhtarët e Brexitit na kanë transformuar në atë vendin europian për të cilin ankoheshin!».
Shikoni ndonjë rrugëdalje? Të ktheheni në Europë?
«Jam optimist, janë shumë pika force në këtë vend: gjuha, industria e komunikacioneve, sektori i shërbimeve, industria financiare. Nuk jemi për t’u flakur tej me të gjitha: por pasi kemi qenë një vend me fat për shumë shekuj, jemi bërë një vend me shumë fat. Herët a vonë duhet të afrohemi me Europën: nëse do t’i bashkohemi me projekt të plotë politik apo jo nuk e di, por nuk mund të jemi izoluar nga Europa, është absurde. Raportet emBritanisë Madhe me Europën daton nga kohërat e romanit tim: kjo është çështja kryesore, raporti ynë me Kontinentin. Ideja që është zgjidhur me referendumin e 2016 dhe se nuk do të diskutohet më sërish është absurde».
Kemi nevojë edhe sot për një akt harrese, për të shkuar përtej polarizimit?
«Mund taë shikojmë kështu, pasi Akti i Harresës pati shumë sukses. Pas asaj lufte civile të tmerrshme e ka kthyer për së prapthi. Një akt harrese do të ishte shumë i dobishëm: nëse mund ta bëjmë në erën e Twitter dhe të rrjeteve sociale, nuk e di... Duhet të rikuperojmë një masë dinjiteti kombëtar, konsensusi kombëtar».
Dhe këtu mbreti mund të kthehet në lojë...
«Natyrisht që nuk mund të marrë një pozicion politik mbi Europën: por e shikoj mbretin gjithnjë e më të përfshirë në politikë në rast se kaosi aktual do të shkojë përpara gjatë».
Në realitet Karli mund të jetën gjithnjë e më i përfshirë, është interesuar gjithmonë për gjënë publike.
«Ai ka pasur një rol kushtetues, nuk ka dyshim, ama vlera e monarkisë qëndron në mosqenien politike. Kurora duhet të qëndrojë politikisht neutrale: për shembull, ai mund të shkojë në COP27 në rast se qeveria nuk do».
Përpara se të dorëhiqej, Liz Truss ka bërë mirë që ia ka penguar?
«Jo, nuk ka bërë mirë: por ai ka pasur të drejtë kur ka thënë se nuk do të shkonte. Sikur të kishte vendosur të shkonte gjithësesi, do të kishte ndodhur një krizë kushtetuese dhe shembull i paraardhësit të tij, Karlit të I, do të ishte e mjaftueshme për t’i bërë të kuptohej se duhej t’i bindej parlamentit».
Përndryshe do t’i pritej koka?
«Ose çfarëdo lloj gjëje që do t’i ishte ekuivalente...».
La Lettura-Përgatiti: Armin Tirana
Lini një Përgjigje