FOTOT/ Mero Baze prezanton “Republikën e Parë”: LDK e ndali Beogradin të zgjedhë përfaqësuesit e shqiptarëve!

18 Nëntor 2022, 20:13Kulturë TEMA

FOTOT/ Mero Baze prezanton “Republikën e Parë”: LDK e

Përveç interesit që ka ngjallur në opinion libri më i ri i gazetarit Mero Baze, “Republika e Parë”, edhe në kontekstin e Panairit të Librit, sot i bë edh promovimi zyrtar i këtij botimi.

Gazetarë e publicistë nga Tirana e Prishtina, intelektualë, por edhe njerëz të politikës ishin prezentë në eventin që nuk pati shumë fjalimi.

Libri është botuar nga UET Pres, ndërkohë që shkrimtari Preç Zogaj, i cili ka bërë edhe parathënien e librit, e cilësoi “Republikën e Parë”, një dëshmi e nivelit të lartë, që ka vlerë më të madhe për të ardhmen. 

Zogaj, tha se “Republikën…” e Mero Bazes mund ta quajmë një vepër historike dhe publiçistike të karakterit madhor. Sipas Zogajt trajtimi me kaq seriozitet dhe me kaq kujdes i një periudhee të pahulumtuar siç duhet është një konribut tepër madhor për historinë e Kosovës dhe shqiptarëve.

Leonidha Mërtiri, publicist dh ish-diplomat i Shqipërisë në Beograd, në kohën e ndryshimeve të mëdha, e konsideroi librin e Mero Bazës, si një dëshmi e nivelit të lartë, pasi lëvizja pacifiste e Rugovës trajtohet me një dimension analize të thellë, pa harruar kontekstin dhe vizionin e kthjellët.

E pikërisht tek vizioni i lëvizjes që drejtoi Ibrahim Rugova dh Bujar Bukoshi, u ndaj Meero Baze në fjalën e tij. Sipas tij, ka disa dimensione që sot mund ta shikojmë më qartë të asaj lëvizje. Por më kryesorja është se LDK-ja i dha fund një procesi tashmë shekullor, kur serbët zgjidhnin apo ndikonin për të zgjedhur përfaqësuesit politikë të shqiptarëve. Ndërkaq, Baze shtoi se përmbajtja e vizionit politik që solli “Republika e Parë” e Ibrahim Rugovës ishte fitues që në fillim, pasi solli simpatinë e këtij vizioni nga Perëndimi. i cili betejat e Rugobës për demokraci dhe të drejta të njeriut, i konsideronte si vlera të tij. 

Ndaj sipas Bazes, Ibrahim Rugova ka qnë edhe politikani që ju hapën më shumë dyert në Perëndim. Përvç aspektit të vizionit politik të Rugovës për formatin e strukturës demokratike të shtetit të Kosovës, Mero Baze i njohu Presidentit të parë të Kosovës, edhe një meritë tjetër, që ai e konsideroi mjaft të madhe. “Serbia synonte që luftën në Jugosllavi ta niste nga Kosova për të mbaruar punë shpejt me të. Por ishte Rugova, i cili ee mbajti luftën deri pas Dejtonit larg, ngaqë ajo luftë mund ta kishte djegur Kosovën”.

Duke ju referuar daljes së UÇK-së më pas, Baze perifrazoi Hashim Thaçin, i cili ka deklaruar se lufta çlirimtare u bë pikërisht për të ruajtur paqen që kishte siguruar Ibrahim Rugova.

TemA

 

1 Komente

  1. L
    L.Xh

    Sakte. Ke bërë BINGO me këtë libër i nderuar Baze. Ky libër, është libër AKADEMIKËSH, është vijë sjelljeje për drejtuesit e sotëm të Kosovës, Albin Kurti e Vjosa Osmani, të cilët “Për inat të sime vjehrre do të shkoj të fle me millonanë”, po shkaterrojnë çdo arritje të paraardhesve, udheheqes të këtijë vëndi. Nder respekt.

    Lini një Përgjigje