"Panairi i Librit", Preç Zogaj promovon novelën “Bija e vjetër e nënës së re” 

17 Nëntor 2022, 18:59Kulturë TEMA

 

 

"Panairi i Librit", Preç Zogaj promovon novelën

Nisur nga një ngjarje e mbetur enigmë deri vonë për të, se përse nëna e tij zgjodhi të shkojë e vetme në varrimin e nënës së saj, autori i ka dhuruar lexuesit një vepër të plotë letrare, ku përplasen kohët, kujtesa dhe harrimi, traditat e vjetra dhe absurditeti i një regjimi të sapo instaluar...

Për Preç Zogajn. “Bija e vjetër e nënës së re” është ndër veprat që ka më përzemër. Shkrimtari Rudolf Marku e cilëson si ndër më të mirat e letërsisë shqipe 

Nëse ndodh ta pyesin se ç’libër do të veçonte mes veprave të tij, në poezi e në prozë, Preç Zogaj rrëfen se do të qe kjo novelë, me të cilën lajmëroi se do të gjendet për lexuesin në ditët e Panairit të Librit. 

“Bija e vjetër e nënës së re” është ndoshta ai krijim që e përmbush idenë e shkrimtarit, se letërsia duhet të të arrijë të të prekë, të të emocionojë...të të mallëngjejë. A nuk janë fundja artet dhe letërsia mjeti për të arritur çlirimin përmes katharsisit?! 

Është vepra që autori e vlerëson si më të mirën, ngase temë qendrore- ashtu si edhe në poezitë e tij – është figura e nënës. 
“Ka shumë elementë të nënës sime”, zbulon Zogaj gjatë një diskutimi rreth librit, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, ndërsa kjo vepër vjen në siglën e botimeve UET PRESS. 
 
 

Lini një Përgjigje

Blog Tema