Mero Baze: “Republika e parë”, një përpjekje për të shkruar historinë politike të Kosovës, 1989 1999. 

15 Nëntor 2022, 19:48Kulturë TEMA

 
Mero Baze vjen në panairin e librit me një libër mbi historinë politike të Kosovës e cila ndryshoi tërësisht fatin e saj nën Serbi. Bëhet fjalë për periudhën 1989, kur Kosovës ju hoq dhe ajo pak autonomi që kishte dhe deri në vitin 1999, kur ajo fitoi lirinë e më pas pavarësinë e saj. 

Libri është bazuar në dokumente origjinale të ish qeverisë së Kosovës në mërgim shtypit të kohës arkivave të huaja dhe dokumenteve të deklasifikuara të SHBA. Një pjesë interesante në libër janë dhe vet dëshmitë e gazetarit, autorit të librit, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me punën e tij si gazetarë me Kosovën në atë periudhë. 

Libri është i ndarë në katër pjesë. 

Në pjesën e parë ka një panoramë të historisë së Kosovës deri në shpalljen formale të Republikës së saj dhe zgjedhjet e Majit të vitit 1992.  

Më pas në pjesën e dytë ka një përshkrim të hollësishëm të betejës diplomatike të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndihmën e pakursyer të diplomacisë së shtetit shqiptar në atë drejtim si dhe konfliktet me Berishën i cili u përpoq të përdorte lidershipin e Kosovës për interesa të veta politike. 

Në pjesën e tretë bëhet fjalë për depresionin pas Daytonit, krijimin e UCK, konfliktet brenda politikës së Kosovës, raportet e vështira me Shqipërinë dhe disa tendenca negative të përçarjeve politike. 

Pjesa e fundit i kushtohet betejës finale për Kosovën që nisi në Rambuje dhe përfundoi me bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës. Në këtë pjesë ka dëshmi personale të autorit i cili ndoqi nga afër Konferencën e Rambujes dhe më pasi si gazetar mbresat nga çlirimi i Kosovës.  

Libri ka mbi 600 referenca me burime informacioni dhe një album fotografish nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë për të cilat autori falënderon veçanërisht fotografin Enver Bylykbashi që i ka dhuruar foto e Kuvendit të Kaçanikut Shtator 1990, ato të 2 Korikut 1990 si dhe pamje nga dita e heqjes së autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989. 

Libri është i shoqëruar me një parathënie nga publicisti i shquar Preç Zogaj. Ai është botuar nga shtëpia botuese “UET Press” e Universitetit Evropain të Tiranës dhe do të gjendet prej nesër në stendat e panairit të librit. 

Më poshtë po botojmë hyrjen e këtij libri nga vet autori. 
  
 
 Mero Baze: “Republika e parë”, një përpjekje për
 
DHE IA DOLËN!  

Mero Baze
 
Si shumë kolegë gazetarë, unë kisha dështuar në përpjekjet për të shkruar libër rreth historisë së Republikës së Parë të Kosovës, asaj nyjeje të historisë që ndryshoi përjetësisht fatin e saj. I vetmi dëshmitar i madh ishte Bujar Bukoshi. Kërkesa ime për një intervistë të gjatë, mbështetur edhe mbi fakte arkivore, i ngjallte gjithmonë mëdyshje që shndërrohej në indiferencë.  
 
Të gjitha çfarë kishin mbetur ishin shënimet dhe dokumentet që ai kishte konsultuar gjatë dhjetë viteve angazhuar në atë projekt. Rreth dhjetë kuti të mbushura përplot; dokumente, fakse, letra, fjalime, dekrete, rekomandime, këshilla, lista luftëtarësh, rrogëtarësh, mësuesish, mjekësh, kërkesa, kër- cënime, ankesa... ishin mbyllur e po jepnin shpirt në ato bi- msa kartoni, si dëshmitare për eksperimentin më të pabesu- eshëm në botë - ngritjen e një shteti në letër.  
 
Letrat, si gjymtyrët e vetme, mitra e shtetit të sotëm të Ko- sovës, po zverdheshin, po “treteshin” në kuti kartoni, duke u vërtitur si refugjate nga një apartament në tjetrin, kudo ku zhvendosej në fund të jetës së tij, njeriu që e përfaqësoi. Ishte ky “shtet në letra” që në fakt bindi në fillim shqiptarët, pastaj dhe botën, se mund të bëhej shteti i vërtetë i Kosovës.  
 
Këto kuti kartoni imitojnë fatin e dikurshëm të qytetarëve të Kosovës, fat i pamerituar edhe për to.  
 
Ibrahim Rugova, udhëheqësi i pazakontë i një populli që e adhuronte ngase nuk i ngjante, kishte vdekur ndërkohë, pa lënë asnjë shënim për këtë eksperiment të rrallë në botë. Nje- riu që kishte shkruar për Budin e Bogdanin e katërqind viteve   më parë, që i kishte zhvarrosur ata dhe i kishte sjellë të gjallë para historisë, nuk shkroi më shumë se tri fjali për kauzën e vet. Të gjitha përmblidheshin te durimi dhe paqja për ta bërë Kosovën shtet të pavarur me ndërhyrjen e NATO-s, nën mbi- këqyrjen e OKB-së.  
 
Tri ide profetike që në fakt u bënë realitet. Dhe ai, si për ta fshirë si të parëndësishme çdo gjë tjetër, la vetëm këto tri fjali si dëshmi.  
 
Bujar Bukoshi, të cilin e ngarkoi kryeministër të këtij pro- jekti futurist, krejt i ndryshëm, ishte njësh me të, por jo i njëjtë. Plot energji, impulsiv, i kulturuar dhe i suksesshëm si mjek,  ai është dëshmitari i fundit që mund të na lërë një shenjë nga çfarë u bë në dekadën e fundit të shekullit XX, kur lindi shteti i dytë shqiptar.  
 
Fillimisht, duke u përpjekur të sistemoj arkivën e tij, kup- tova dy gjëra kryesore.  
 
E para, sesi një ide e madhe mbahet në këmbë dhe nuk mposhtet nga meskinitetet e vogla; rrëmuja, pafuqia, mun- gesa e burimeve njerëzore, përvojës së ndërtimit të një shteti.  
 
E dyta, një ide e madhe vret si me magji çdo shfaqje të shë- mtuar që shoqëron shtetet tona të lira e legjitime. Vret korrupsionin, abuzimin dhe mban të ndezur energji idealizmi që i kupton vetëm pasi ky eksperiment ka përfunduar.  
 
Të shikosh si janë grumbulluar miliona franga apo marka, si janë mbajtur në këmbë struktura paralele arsimi apo shën- detësie, si financoheshin institucionet akademike apo dhe shty- pi, pastaj si financoheshin luftëtarë dhe lobistë, pa asnjë in- stitucion kontrolli mbi ta, kupton se ajo ka qenë një dekadë e magjishme që askush nuk mund ta përsërisë më.  
 
As ata që e bënë një here!  
 
Padija për atë që i priste ka qenë arma e tyre e fortë. Ata nuk i dinin problemet me të cilat do të përballeshin, nuk e di- nin se mund të dëshpëroheshin, a të përlesheshin me njëri- tjetrin, nuk e dinin se mund t’i arrestonin, mund t’i vrisnin, nuk e dinin se në fund mund të ishin edhe shkatërruesit e asaj ën- drre. Ata thjesht e ndërmorën atë akt si rrugë të vetme, të fu- ndit.  
 
Dhe ia dolën!  
 
Dhe kjo është kryearsye përse po zhytem në këto arka kartoni, për të ngjallur së paku diçka nga dëshmitë e asaj de- kade. Pres plot të zemëruar të më qortojnë që nuk i kam thënë të gjitha dhe plot entuziastë që i hyra kësaj pune. Por as do të mërzitem, as do të gëzohem nga askush.  
 
Dua të lë disa dëshmi mbi atë që ka ndodhur.  
 
Pastaj plot të tjerë mund ta plotësojnë e ta zgjerojnë nga këndvështrime të ndryshme.  
 
Do të më duhet të përshkruaj ndryshimet e viteve 1989- 1992, kur Kosova “bëri letrat” e shtetit të saj, jo si biografi të Bujar Bukoshit, por si histori të Kosovës, për ta kuptuar më mirë atë që ndodhi. Më pas do të ndalem te qeveria e tij, te institucionet e Kosovës, te betejat diplomatike të Ibrahim Rugovës, te miti i rezistencës paqësore, energjia e re që solli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjarpërimi i çështjes së saj në shtigje të panjohura, deri te liria.  
 
E vërteta e madhe është se rruga drejt pavarësisë së Ko- sovës mund të ishte e gjatë dhe e pashpresë, nëse nuk do të lindte UÇK dhe të provokonte ndërhyrjen ndërkombëtare të NATO-s. Por nga ana tjetër, ajo ditë nuk do të vinte kurrë, në- se problemi i Kosovës nuk do të hynte në kancelaritë perën- dimore si problem i një shoqërie të orientuar nga Perëndimi që luftonte për të drejtat e saj themelore me rrugë paqësore. Befasia e shqiptarëve në Perëndim pas vitit 1990, ishte rruga që ndoqi Ibrahim Rugova për ta ruajtur Kosovën nga goditja e parë fatale që mund të merrte bashkë me shembjen e Ju- gosllavisë. Orientimi nga Perëndimi dhe rezistenca paqësore, justifikuan lindjen e UÇK-së dhe ndërhyrjen ushtarake perën- dimore.  
 
UÇK fillimisht ka qenë ide politike e një grupi të cak- tuar, në opozitë me përcaktimin e rezistencës paqësore që ki- shin institucionet e Kosovës në atë kohë. Si ide politike ajo u kishte dhënë autoritet të caktuar mbartësve të saj.  
 
Fillimisht ishte bërthamë politike që nxiste veprime ush- tarake sporadike në Kosovë, duke depërtuar nëpërmjet kufirit me Shqipërinë.  
  
Gjatë ofensivës serbe të pranverës 1998, sidomos pas ma- sakrës së Drenicës, çdokush që rrokte pushkën për të mbije- tuar në Kosovë deklarohej se ishte UÇK. Edhe vetë formacio- net ushtarake të Qeverisë së Kosovës, hynë në Kosovë nën emblemën e UÇK-së.  
 
Ajo s’ishte organizatë e krijuar nga lart, por organizim spontan në terren që u vendos nën kontroll politik nga mbartësit e asaj ideje.  
 
Kundërshtarët e pacifizimit nuk ishin kundërshtarë të paqes. Ata u bënë realizues të saj.  
 
Pak para se të përballej me gjykimin në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur ish-rival i ashpër politik i Ibrahim Rugovës, duke nderuar kujtimin e tij tha:  
 
“Lufta jonë ishte përpjekja jonë për të mos dështuar paqja në Kosovë!”.  

 
 

15 Komente

  1. L
    L.Xh.

    Lutem, zoti Baze, na thuaj kur je vetë në Panair, që t’ju marrim autograf në librin tuaj. Respekt.

    1. T
      Tironsi ZZ-NYC

      Mero, linkun e shitjes online të lutem. Në pamundësi për të qenë prezent në panair. Dua edhe t'iu bëj ndonjë kopje dhuratë disa miqve nga Kosova këtu në NY. Suksese.

    2. Q
      Qytetari

      I bindur që është një libër me vlerë dhe i vërtetë. Patjetër që do ta marrim dhe ta lexojmë.

      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        Është e ulët që Nishani kishte keqpërdorur pozitën e të parit të shtetit për të futur përçarje brenda shqiptarëve. Implikimet politike të dekorimit të sabotuesit të luftës çlirimtare, Ibrahim Rugovna, janë të mëdha dhe shumë tendencioze. Vija politike paqësore e konkretisht bartësi i saj, Njeriu i Velanisë, asnjëherë për të gjallë të tij, në asnjë fazë të luftës për liri as pas saj, nuk e ka njohur as nuk e ka pranuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje, e ka quajtur “dorë e zgjatur e Serbisë”. Një gjë të tillë e ka bërë publikisht në janar të vitit 1997, kur krahas kësaj në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë ka kërkuar edhe ardhjen e Interpolit për të zbuluar aksionet e armatosura që po i kryente UÇK-ja kundër forcave policore e ushtarake serbe. Si rezultat i kësaj thirrjeje, brenda dy javësh, policia serbe burgosi mbi 100 të rinj e të reja shqiptare, në mesin e tyre u burgosën dhe u vranë edhe disa prej krerëve drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mars të vitit 1998, kur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u sakrifikua me tërë familjen dhe lagjen Jashari, mbi pesëdhjetë veta, ndonëse Drenica po digjej në flakë, sipas tyre, Njeriu i Velanisë nuk e pa të arsyeshme të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për më tepër i mbajti “zgjedhjet e lira” në Kosovë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Edhe pas përfundimit të luftës, të cilën e fitoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës me përkrahjen e aleatëve të NATO-s në krye me SHBA-të, Njeriu i Velanisë asnjëherë për të gjallë të tij nuk e mori guximin të shkojë në Prekaz për të nderuar sakrificën e Familjes Jashari, as të asnjë pjesëtari të UÇK-së në mbarë Kosovën. Janë skandaloze veprimet e tij kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Madje stafi më i ngushtë i Rugovnës për vite të tëra mblodhën materiale kundër UÇK-së me qëllim të komprometimit dhe shkatërrimit të strukturave të UÇK-së që arritën ta mbijetojnë luftën. Ai asnjëherë s’e ka përkrahur luftën, ndërsa gjatë luftës e dinë të gjithë për takimet e Rugovnës me Millosheviqin, kërkesa e tij për t’i ndalë bombardimet e NATO-s, s’e ka njohur asnjëherë UÇK-në, s’e ka njohur asnjëherë asnjë dëshmor të UÇK-së. Pastaj, Rugovna nuk e vizitoi asnjëherë Shqipërinë, sepse e urrente si shtet të shqiptarëve. Të tjerëve, madje edhe Milosheviçit, u dhuronte gurë të çmuar nëntokësorë, u fliste për dardhat e Kosovës, qentë e Sharrit dhe cilësinë e verës, megjithëse për vete pinte uiski të vjetër. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          Ishte fat i madh per shqiptaret e Kosoves qe ne momentin me te duhur e paten per udheheqes dr. Rugoven.

          1. S
            Shmil Pollogasi

            Bardhyl, kryesisht ke goditur objektivin, Koopertina: Një zgërdhifsh i përjetshëm, në të majtë dhe, një hajn me identitet hajni ordiner, në të djathtë. Rinia arbnore derdhte gjak, rinia LDK-iste (kishte përjashtime - pacin lavdi) derdhte spermë nëpër klubet e natës.

          2. L
            Lumir Abdixhiku

            DHUNËTARËT E HISTORISË — Udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës qe shumë vjet e dhunon historinë e Kosovës! Udhëheqja e LDK-së e dhunon historinë e Kosovës duke e falsifikuar historinë e saj. Meqenëse historia e Kosovës, e Kosovës si territor historik i Shqipërisë, është përbërës i historisë shqiptare në përgjithësi, kuptohet se udhëheqja e LDK-së po e dhunon historinë e popullit shqiptar! Ky dhunim i historisë shqiptare ishte punë e kahershme e udhëheqjes së LDK-së, e përshtrirë, e përthelluar, sidomos pas krijimit të UÇK-së dhe, si pasojë e krijimit e të luftës së saj, e komprometimit praktik e historik të politikës së LDK-së. Metodologjia me të cilën LDK e dhunon dhe e falsifikon historinë e Kosovës është metodologji tipike staliniste. Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim dhe në vijimësi i mohon disa nga veprimet dhe disa nga ngjarjet e dëshmuara me data kur kanë ndodhur e me vendin ku kanë ndodhur në të cilat tregohen dështimet e mjerimet e saj politike. Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim përdor anëtarë e zyrtarë të saj dhe gazetarë nga disa medie të kolonizuara prej saj për sulme ndaj atyre studiuesve e intelektualëve që i deklarojnë me gojë a me shkrime të dhënat për veprimet, qëndrimet, sjelljet, bëmat, ngjarjet në të cilat shihen ato dështime e mjerime të saja politike me pasoja kur më të pakta e kur të mëdha për gjendjen e përtashme e për ardhmërinë politike e kombëtare të Kosovës. Shembull i sjelljes staliniste të udhëheqjes së LDK-së ndaj atyre që e kritikojnë, duke ua hequr maskat falsifikimeve e mashtrimeve të saj të historisë së vet dhe të historisë shqiptare në përgjithësi, është sjellja e një zyrtari të saj në ditën e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit. Ky zyrtar i LDK-së nga një komunë e Kosovës në postimin e vet në profilin e vet të FB-ut, nuk e përmbajti urrejtjen e tij ndaj Adem Demaçit dhe duke e quajtur monstrum shprehu hapur gëzim të cilin e emetuan më pas disa medie elektronike pse, pse, pse më në fund “Përçarësi numër 2 i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë! Pritet të ikë edhe Shpendkeqja që është përçarësi numër 1. Këta dy monstruma i bënë pikë e pesë shqiptarët”! Me postimin e tij u pajtuan dhe u solidarizuan edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të LDK-së, njëri prej tyre deputet në Kuvendin e Kosovës. Reagimet që kjo deklaratë makabre e zyrtarit të LDK-së shkaktoi në opinion, e detyruan udhëheqjen e LDK-së ta detyrojë deklaruesin që t’i kërkojë falje familjes së Adem Demaçit, por, natyrisht, jo edhe të urryerit numër 1 të kësaj specie që me gjuhë të shtazërishme të hienës politike dëshiron të mbrojë Kosovën me dhuratat që udhëheqja e tij ua çonte Millosheviqit e Millutinoviqit! E dinte Udhëheqja e LDK-së se kundër të urryerit numër 1 do të organizojë fushata të reja, fushata të reja siç ishte kjo mbas botimit të shkrimit të tij për reagimet tona “gjithëkombëtare” kundër Komitetit Nobel, në të cilën ajo, udhëheqja e LDK-së, i përmblodhi afër 50 anëtarë dhe rrogëtarë që i stolisën disa gazeta, disa televizione dhe shumë portale të rrjetit social me urrejtje, shpifje, gënjeshtra, denoncime partiake ldk-iste ndaj Rexhep Qosjes! Dhe, kjo fushatë e re e LDK-së, le të thuhet, e anëtarëve të vjetër më shumë se e atyre të brezit të ri të saj, e shtyri Rexhep Qosjen të shkruajë këtë skicë për politikën falimentuese të udhëheqjeve të deritashme të LDK-së! 1. Udhëheqja e LDK-së reagonte gjithmonë mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se programi i saj politik, i botuar së pari në gazetën e Beogradit Nasha Borba, mandej në revistën Alternativa të Shoqatës Migjeni të shqiptarëve në Slloveni, e, mandej edhe në ditarin Dëshmitar në kohë historike, vëllimi 6, të Rexhep Qosjes, ishte program për një autonomi të Kosovës më të rrëgjuar, më të varfër politikisht e juridikisht, se ç’ishte autonomia e vitit 1974. Për këtë arsye ajo e fsheh tani këtë program tre pash nën dhe! 2. Udhëheqja e LDK-së reagonte mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se pas krijimit, në fund të vitit 1989, ajo e kishte regjistruar partinë e saj, e quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, ngjashëm me Lidhjen e Komunistëve të Kosovës, në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë në Beograd! 3. Udhëheqja e LDK-së reagonte e reagon dhe tani ashpër, me fjalë fyese ndaj autorëve të të dhënave që dëshmojnë se udhëheqja e saj e përparme, përmes kryetarit të saj, sa e sa herë i ka penguar studentët të çohen në demonstrata, duke u thënë se ashtu do të pengojnë zgjedhjet serbe në Serbi në përgjithësi. 4. Udhëheqja e LDK-së reagonte posaçërisht vrazhdë kur i thuhej se me politikën e saj, të vetëquajtur paqësore, e në të vërtetë nënshtruese, si parti opozitare e Serbisë, duke përmbushur të gjitha obligimet “shtetërore” ndaj Serbisë, po e dobësonte, në të vërtetë po e shkatërronte lëvizjen kombëtare në krye me organizatën studentore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 5. Udhëheqja e LDK-së reagonte shumë vrazhdë, kur i thuhej me gojë a me shkrim se në mbledhjen e saj, në objektin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku e kishte selinë ajo, ditën e vrasjes së një pjesëtari të lavdishëm të UÇK-së është deklaruar: sot është vrarë një mafi vrasja e të cilit i ka gëzuar serbët dhe shqiptarët! Kjo informatë u është thënë disa personave prej një anëtari të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që sot me disa anëtarë të familjes së vet e mjel PDK-në, e mandej është bërë publike prej Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Jirzhi Dintsbir. 6. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur shkruhet se prej anëtarëve të Kryesisë së saj, madje prej kryetarit të saj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është quajtur, kur dorë e zgjatur e Serbisë, kur grupe njerëzish të frustruar, kur organizatë terroriste, kurse, si shkruante gazeta Koha Ditore me 22.9.1998, Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së Jirzhi Dintsbir, i është thënë se UÇK” është turpi më i madh i popullit shqiptar”! 7. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë edhe kur i tregohet e botuar Marrëveshja që kryetari i saj, me 28 prill 1999, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar me kryetarin e atëhershëm të Serbisë, Millan Millutinoviq, me të cilën krijohet qeveria kuislinge e Kosovës. Ndërsa, Millan Millutinoviqi në këtë Marrëveshje nënshkruhet si kryetar i Serbisë, kryetari i LDK-së, i shpallur dhe kryetar i Kosovës në “zgjedhjet” e vitit 1998 në gjendje lufte!!! nënshkruhet si kryetar i LDK-së. Është e qartë se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje ishte akt tradhtie që kryetari i LDK-së po bënte jo vetëm ndaj Kosovës së shpallur e pavarur në mbledhjen e ish deputetëve të Kosovës në Kaçanik, po edhe ndaj kërkesës për Kosovën e lirë e të pavarur për të cilën po demonstronin, po burgoseshin e po vriteshin sa e sa studentë e të rinj të tjerë. E aktet e tilla, të tradhtisë, dihet si quhen, si gjykohen e si dënohen në politikën, në gjykatat e në historinë e popujve historikë, me dinjitet e me kulturë politike e shtetërore. 8. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, me fjalë banale kur dëgjon a lexon se në solemnitetin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje kryetari i LDK-së dhe i Kosovës, i Kosovës autonomi, në të vërtetë koloni e Serbisë, do t’i dhurojë kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhurata të cilat, siç do të deklarojë ai në bisedë me gazetarët ditën kur po dorëzonte detyrën e kryetarit të Serbisë dhe po bëhej gati të udhëtonte për Hagë, për t’iu paraqitur Gjykatës Speciale Ndërkombëtare, do ta stolisin gjatë Kabinetin e tij në Qeverinë e Serbisë! 9. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur i thuhet me gojë, në radio e televizione a me shkrim në gazeta se LDK-ja në radhët e saj kishte anëtarë e zyrtarë sekretë të cilët e informonin Sigurimin e Brendshëm Shtetëror të Serbisë në Kosovë për përbërjen dhe një varg çështjesh të tjera që kishin të bënin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! 10. Udhëheqja e LDK-së reagon ashpër, fyeshëm, kërcënueshëm kur i thuhet me gojë në radio e televizion a me shkrime në gazeta se kryetari i LDK-së, një kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Millan Millutinoviqin do të shkojë në Beograd, në takim me kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviqin, të cilit do t’i çohen dhurata si Millan Millutinoviqit me rastin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje. Çka është biseduar, çka ka ndodhur, çka është nënshkruar në atë takim do ta thonë një ditë arkivat e Serbisë, të cilat sot për sot nuk mund t’i shfrytëzojnë historianët shqiptarë. Tani për tani dihet vetëm se mbas atij takimi kryetari i LDK-së, i quajtur kryetar historik i Kosovës, koloni e Serbisë, i përcjellë prej njerëzve të Milloshit do të shkojë në Aeroportin e Beogradit dhe prej tij do të fluturojë për Itali, ku pa u vonuar shumë, do të deklarojë se duhet të ndalen bombardimet e Serbisë prej Forcave të NATO-s! Dhe, do të shtojë: Millosheviqi është lideri i nderuar i Serbisë me të cilin duhet të bisedohet! 11. Se takimet dhe bisedat e disahershme të kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Kosovës koloni e Serbisë me Millutinoviqin, përmbanin një turp për Kosovën është thënë prej shumë veprimtarëve politikë shqiptarë në Kosovë e në Evropë. Një dëshmi për karakterin dhe “dinjitetin” e këtyre takimeve Millosheviq – Rugova do ta lërë njëri prej kundërshtarëve të Milloshit, i cili shkruante edhe për disa gazeta evropiane, malazezi Stojan Ceroviq, i lindur në vitin 1949 e i vdekur në vitin 2005, në librin e tij Dalje nga historia. Aty, përpos të tjerash, ai do të shkruajë: në gjysmën e viteve të nëntëdhjeta një diplomat amerikan i propozon atij, Ceroviqit, të shkojë në Uashington dhe atje të vizitojë Arkivin që po krijohej. Kur Ceroviqi e pyet se çka do të ishte me interes për të në atë Arkiv ai, diplomati amerikan, do t’i përgjigjet: aty do të gjesh, fjala vjen, edhe raportet e Ambasadës Amerikane në Beograd në të cilat tregohet se sa është i korruptuar kryetari i LDK-së. Nuk ka dyshim se cilësori i korruptuar flet jo vetëm për korrupsionin material po edhe për korrupsionin politik të kryetarit të LDK-së! 12.Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, tmerrueshëm, kërcënueshëm kur gojarisht a me shkrim i bëhen pyetje se çka ka bërë ajo gjatë një vargu vitesh me paratë e popullit, me atë tre përqindëshin, që milej prej popullit? Ku shkuan gjithë ata miliona të mbledhur në Kosovë, në shtetet e Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në shtetet e kontinentet e tjera ku jetonin e punonin shqiptarë, nuk u ble me to e me të tjera të mjela si ato prej popullit vetëm shtëpia e kryetarit të LDK-së! U blenë edhe të mira të tjera, edhe pasuri të tjera, edhe privilegje e lukse të tjera të drejtuesve të LDK-së dhe shfrytëzuesve të djersës së mërgimtarëve tanë të degdisur në Botë. Nuk kemi shtet të së drejtës se po të kishim, udhëheqja e LDK-së do të duhej të jepte përgjigje para prokurorëve e pastaj para gjykatësve për fatin e gjithë atyre milionave ashtu si për fatin e shumë milionave të tjerë. 13. Udhëheqja e LDK-së reagon me mospajtim të disafytyrshëm kur i thuhet se që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviqit e ka uzurpuar e privatizuar Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës me 12-13 anëtarë të Kryesisë e të Këshillit të Përgjithshëm të saj, duke e sunduar qe 25 vjet me 3 “kryepartiakë” e dy shërbëtorë të tyre dhe duke e bërë filial banke prej të cilit i mbushin xhepat ata me shumë shtesa, honorar e paushallë, që rrjedhin pandalshëm, dhe duke ua mbyllur dyert e saj disa shkrimtarëve të shquar, disa gjuhëtarëve të shquar, disa historianëve të shquar të popullit, disa historianëve të shquar të letërsisë, disa mjekëve e disa studiuesve të tjerë shkencorë shumë të merituar pse s’ishin anëtarë të LDK-së! 14. Udhëheqja e LDK-së reagon skajshëm pezmatueshëm, vrazhdë dhe kërcënueshëm kur i përmendet FARK-u (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). Pse të mos reagojë ashtu? Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un jo për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kohën kur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishte duke luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës e njohur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK-ja të marrë pushtetin. FARK-u në të vërtetë ishte forca e shkretë e udhëheqjes së LDK-së për luftë qytetare pas çlirimit të Kosovës. Por, për fat djemtë e FARK-ut shpejt do të kuptojnë se për çfarë qëllimi kundërkombëtar i kishte mbledhur ata udhëheqja e LDK-së, prandaj do të kalojnë në radhët e UÇK-së. Marrëveshja e nënshkruar prej kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhe kryetarit të LDK-së, në të vërtetë ishte “kushtetuta” e vonuar serbo-shqiptare me të cilën bëhej i ligjshëm pushteti, pushteti i LDK-së në Kosovën autonomi e Serbisë. 15. Të gjitha të dhënat e sipërthëna dëshmojnë se Redaksia e gazetës së njohur franceze, Le Monde, ishte treguar shumë largpamëse në qëndrimet e saj parathënëse ndaj politikës së LDK-së kur kryetarin e saj, në fillimet e karrierës së tij ldk-iste, e kishte paraqitur përmes një karikature në prehrin e Millosheviqit, i cili do të ushtrojë dhunë e terror, krime lufte e krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe do t’i dëbojë afër tetëqind mijë shqiptarë prej Kosovës në pranverën e vitit 1999 jo vetëm duke mos qenë aspak i trazuar prej partisë së pagëzuar LDK, po, përkundrazi, duke qenë i vizituar ai vetë dhe kryetari para tij, i Serbisë, Millan Millutinoviq, me dhurata nga duart e kryetarit të LDK-së! 16. Nuk e quaj të nevojshme t’i komentoj reagimet e udhëheqjeve të LDK-së ndaj të dhënave që për politikën e saj dëgjohen a shkruhen prej historianëve a intelektualëve të Kosovës në Prishtinë, të Shqipërisë në Tiranë a kudo qoftë tjetër. E quaj të nevojshme vetëm t’ia sjell në mendje kësaj udhëheqjeje dy të vërteta që në shtetet demokratike, me tradita shtetërore, kulturore e qytetëruese, janë ligje etike e juridike. E vërteta e parë është kjo: kryetar kuvendi, kryeministër apo kryetar shteti nuk bëhesh për të bërë qejfe, për të pirë e për të ngrënë ushqime e pije sa më të shtrenjta e falas, për të bredhur nëpër botë zyrtarisht a jozyrtarisht, për t’u pasuruar duke keqpërdorur karriget politike, për t’u rrethuar me servilë e mendjepaktë, që bëjnë krejt çka u thuhet mirë e keq! Kryetar kuvendi, kryeministër e kryetar shteti, nuk bëhesh, pra, për të zhvatur shtetin. Jo. Kryetar kuvendi, kryeministër e sidomos kryetar shteti, bëhesh, siç ishte bërë kryetari i LDK-së kryetar i Kosovës koloni e, mandej, shtet protektorat, që, në rast se e kërkojnë punët tragjike historike, edhe për të dhënë jetën për atë shtet, për nderim e dinjitetin e popullit që përfaqëson. E jo, jo, jo për të nënshkruar Marrëveshje tradhtie siç është ajo që u nënshkrua prej kryetarit të LDK-së e të Kosovës me kryetarin e Serbisë, shtetit okupator të Kosovës, Millan Millutinoviqin më 28 prill, 1999! E vërteta e dytë është: Krim nuk quhet vetëm vrasja e njeriut, po edhe vrasja e të vërtetës dhe e të drejtës. Udhëheqja e LDK-së po vret të vërtetat dhe të drejtat që nuk i pëlqejnë, që nuk janë në interesin e saj, që e zbulojnë, e përfushin, e tregojnë politikën e saj në thelbin e saj: gjithnjë politikë e mjerë e, siç u pa më lart, në disa raste edhe politikë tradhtare. Për fatin e historisë shqiptare, këto vrasje janë të përkohshme. Historinë e Kosovës, historinë shkencore të Kosovës, nuk do ta shkruajë LDK-ja po historianët. Historia e falsifikuar që LDK-ja e ka shkruar për veten e Kosovën do të ketë fatin e historive partiake e shtetërore që Stalini e Duçe kishin shkruar për partitë e tyre dhe për shtetet që kishin sunduar me dhunë: do të hidhet në plehun e historisë! Historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë së bashkuar nuk do ta shkruajnë partitë po historianët e Shqipërisë dhe të Kosovës së Bashkuar. Një shkrues i saj jam edhe unë jo vetëm me Ditarët e mi. Por, para se të shkruhet kjo histori e Kosovës, pasi Kosova të bëhet shtet i së drejtës, shpresoj që të vërtetat dhe të drejtat të cilat do t’u shpëtojnë vrasjeve prej rrenave, shpifjeve e urrejtjeve të anëtarëve, të udhëheqësve të kryehershëm dhe të mëvonshëm të LDK-së dhe të rrogëtarëve të saj do t’i sjellin shumë të dhëna e dëshmi të reja arkivore e kujtimore asaj historie.

            1. T
              Toni KS

              Nuk jam adhurues i LDK-se , por per dallim nga ti qe quan staliniste mua me shume me duket oportuniste, frikacake dhe ende e kontrolluar nga nje komunist i poshter jugosllav si Isa Mustafa. Megjithekete, qendrimi i tyre se Qosja eshte perqares i madh eshte plotesisht i justifikuar. Kjo ne nje mase vlen edhe per Demacin, i cili perpos kesaj ne Rambuje ka mbajtur nje qendrim shume te demshem me kokefortesine e tij gati u be pengese per intervenimin e mevonshem te NATO-s ne Kosove.

              1. S
                Shmil Pollogasi

                Tema, shkrimi duhej të botohej si tekst i përmbajtjes parësore të gazetës suaj. Do të dëshiroja që autori të quante Dardaninë - Dardani dhe Kosovao, në kontekstin historisë më të re. Përshëndetje!

              2. M
                Mihallaq Qilleri

                Urime, urime, urime dhe arritje të tjera më të mëdha!

                1. L
                  Loni

                  Mero, do lexuar libri pastaj ... Po ato dash-et ndarese ne disa fjale ( Ko-sove, Ju-gosllavi etj.) cfare i ke? Loni.

                  1. K
                    Komentues i perhershëm i gazetes Tema

                    komenti im mungon kesaj radhe !

                    1. P
                      Profesori

                      Urime Mero, Shpresoj qe te jete nje literature e vlefshme per historine e re te Kosoves.

                      1. T
                        Topen Strafullah

                        Urime mero baze .Jam i bindur se librat e Fevziut i dhjet me kok

                        1. M
                          Mergimtari i ikur

                          Do të dal e vërteta e plotë e për LDK dhe do të trondiet opinioni sepse ishte produkt komunist -çetnik i serbo - shqiptarofolësve dhe aspak kombëtar. Njerëzit saj edhe sot japin opinione pro serbe dhe kundër luftës së UÇK-s. Po se UÇK të ishte terroriste dhe anti demikrataike kurra e kurrës nuk do ta kishte përkrahjen e NATO-s dhe botës demokratike. Përkundrazi do ti kishin fatin e Al Kaides, ISIS, Hazbllahut etj. Ketë e din LDK e cila prite përcillte fuksionarët lartë shtetëror serbë e rus dhe Patriarkun Ortodoks rus Kiril dhe përsëri propagojnë fliqësirën e vetë. Mero duhet të kishte më shumë dijeni për verimtarinë dhe rroline e disave në "ambasadës së Kosovës” në Tiranë në Redaksisë së Kosovës në TVSH. etj.Megjithatë urime Mero, se do të jetë një vepër që do të kthjelloji ujrat e turbullta në Kosovë që nga 1989 e deri tash.

                          Lini një Përgjigje

                          Blog Tema