Olimpia, nëna ilire e Aleksandrit të Madh

13 Nëntor 2022, 22:00Kulturë TEMA

Olimpia, nëna ilire e Aleksandrit të Madh

Olimpia, gruaja e Filipit II, mbreti i Maqedonisë dhe nëna e Aleksandrit të Madh, ishte gruaja e parë që mori pjesë në ngjarjet politike të Gadishullit Grek. Olimpia ishte vrastare, hakmarrëse dhe e guximshme, por historia nuk e ka trajtuar atë si madhështi.

Dhuna e burrit dhe djalit të saj, të dy përgjegjës për qindra mijëra, ndoshta miliona vdekje, ka tendencë të merret si një meritë e tyre, por autorët antikë dhe modernë shpesh për këtë fajësojnë Olimpian. Shumica e librave që kanë shkruar për Olimpian, shumë shekuj pas vdekjes së saj, e tregojnë atë si një natyrë armiqësore, kundër prirjes së grave të tjera greke që ishin të qeta, pasive dhe qëndronin jashtë jetës publike, duke u kujdesur për familjen.

Historiani grek Plutarku shkroi gjerësisht për të, duke e përdorur atë si një udhëheqëse në portretizimin e tij për Aleksandrin. Në veprën e Plutarkut, Aleksandri i kontrolloi pasionet e tij (jo diçka që Aleksandri e bënte shpesh), kur drejtohej dhe këshillohej nga mamaja e tij.

Olimpia lindi në mbretërinë veriore të Molosëve në rajonin e Epirit rreth fundit të viteve 370 p.e.s, në atë që është sot Greqia veriperëndimore. (Molosët ishin një nga tre fiset ilire kryesore epirote, krahas kaonëve e thesprotëve, që shtriheshin në qendër të Epirit antik. Në fund të shek.V p.e.s. molosët krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni i Molosëve. Nga mbretërit e parë më i dëgjuar ka qenë Tarypa, gjatë sundimit të të cilit mbretëria molose filloi të projektojë planet për ta zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit politik e ushtarak. Ky proces u realizua në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.s. me krijimin e Aleancës Epirote). Në veri, Molosët dhe Maqedonia ruajtën monarkitë trashëgimore. Në të dy format qeveritare, gratë zakonisht nuk luanin asnjë rol. Anëtarët e dinastisë së Olimpias, “Aeacidae”, besuan se ishin pasardhësit e heroit grek Akili që luftuan kundër Trojës.

Babai i Olimpias, Neoptolemus, bashkëqeverisi me vëllain e tij Arybbas, i cili u bë kujdestari i Olimpias pasi vdiq babai i saj. Molosët u përballën me një kërcënim nga fise të tjera ilire, e kështu një aleancë martese me një mbretëri tjetër mund të ndihmonte në mbrojtjen e shtetit. Olimpia dhe xhaxhai i saj Arybbas udhëtuan në ishullin e largët të Samothrakisë (në veri të Detit Egje)), për të rregulluar fejesën e saj me Filipin II, mbretin e Maqedonisë. Filipi, atëherë ishte rreth moshës 23 vjeç dhe u bë mbret në vitin 359 p.e.s. Ilirët gjithashtu kishin pushtuar Maqedoninë dhe kishin vrarë vëllain e tij, Perdiccas III, së bashku me 4000 maqedonas të tjerë. Martesa e Olimpias dhe Filipit do të bashkonte mbretëritë veriore, në një aleancë dhe do të forconte fuqinë e Filipit.

Në vitin 356 p.e.s. Olimpia lindi djalin e saj Aleksandrin dhe pas dy vitesh lindi dhe vajzën Kleopatrën. Filipi kishte vetëm një djalë tjetër (i njohur më vonë si Filip III Arrhidaeus) nga një grua tjetër, por ai ishte me aftësi të kufizuara mendore. Aleksandri ishte më i përshtatshmi për të fituar trashëgiminë, ndaj rrjedhimisht Olimpia u bë gruaja e preferuar e tij.

Meqenëse Filipi shpesh mungonte në shtëpi, Olimpia kishte një rol më të madh në rritjen e djalit të saj, i cili ndoshta e njihte nënën e tij më mirë se babai i tij. Fuqia e madhe e Olimpias ishte se arriti të edukonte Aleksandrin në mënyrën që donte ajo. Tiparet e karakterit të Olimpias janë të reflektuara qartë tek Aleksandri. Plutarku i përshkruante marrëdhëniet e Aleksandrit me Filipin si konkurrues, megjithëse Filipi e trajtoi Aleksandrin si trashëgimtarin e tij. Ai zgjodhi Aristotelin si mësues të Aleksandrit dhe në moshën 16-vjeçare ai u vendos në krye të Mbretërisë, në kohën kur Filipi ishte në luftë.

Sidoqoftë, siguria dhe prestigji i dukshëm i Olimpias dhe Aleksandrit papritmas u zhduk në martesën e shtatë të Filipit me një grua maqedonase, Cleopatra Eurydice. Filipi ishte martuar shumë herë, kështu që një martesë tjetër nuk ishte domosdoshmërisht problem për Aleksandrin, por kjo ishte martesa e parë e babait të tij me një grua maqedonase. Ishte një aleancë tjetër martese, por kësaj radhe brenda shtetit.

Pas disa kohësh Filipi vendosi të martonte Kleopatrën, por gjatë festës mbreti i madh u vra nga i dashuri maqedonas që kishte Kleopatra. Gojëdhënat thoshin se mbretërit e mëparshëm maqedonas ishin vrarë nga anëtarët e familjes, duke bërë që shumë të dyshonin se Olimpia kishte rregulluar vrasjen për t’i siguruar fronin djalit të saj.

Aleksandri i eliminoi shpejt të gjitha kërcënimet maqedonase dhe mposhti të gjitha përpjekjet greke për të përmbysur mbizotërimin maqedonas. Ai e vrau Attalus dhe Olimpia, me ose pa dijeninë e Aleksandrit, kishte vrarë gruan dhe foshnjën e re të Filipit.

Ndërsa grumbulloheshin fitoret e Aleksandrit, të gjithë besonin se mbas tyre fshiheshin këshillat e nënës së tij. Autorët antikë e përshkruajnë Olimpian si të vështirë dhe bindëse dhe këmbëngulin se Aleksandri e toleronte nënën e tij, por nuk e lejonte që ajo të ndikonte në politikë.

Në vitin 330 Olimpia tashmë në moshë të thyer, u kthye në Mbretërinë Molose. Vajza e saj Kleopatra kishte lindur një djalë dhe një vajzë. Më pas në vitin 334 p.e.s. burri i Kleopatrës u largua për një ekspeditë ushtarake në Itali dhe vdiq atje. Ndërsa për sa i përket vdekjes së Aleksandërit, historianët thonë se ai u helmua nga familja e kujdestarit të tij më të afërt.

Vdekja e djalit të saj e la Olimpian në një pozicion të pasigurt. Aleksandri nuk la asnjë trashëgimtar të dukshëm. U vendos që fëmija i pa lindur i Roxanne, një nga gratë e Aleksandrit, të bashkëqeveriste me vëllain e Aleksandrit, Filipi III Arrhidaeus i cili ishte me aftësi të kufizuara mendore. Gjeneralët e Aleksandrit, “pasardhësit”, luftuan ashpër mes tyre për të vendosur kontrollin mbi perandorinë. Ata u futën në fraksione konkurruese, secila prej tyre kontrollonte një rajon të ndryshëm. Pa Aleksandrin, Olimpia kishte nevojë për mbrojtje ushtarake nga familja e saj.

Pas një sërë peripecish që ajo kaloi gjatë kohës kur djali iu vra, Olimpia vendosi një precedent për gratë greke. Ato duhet të ishin në ushtri, të bashkëqeverisnin dhe të përfshiheshin në luftëra të njëpasnjëshme. Pas qeverisjes së Olimpias, Kleopatra luftoi vëllain e saj me paaftësi mendore dhe siguroi më pas frontin e Egjiptit për veten e saj. Më pas në vitin 300 p.e.s, humbi fronin nga lufta me romakët, duke i dhënë fund linjës së mbretërisë që nisi nga Olimpia.

National Neographic

16 Komente

  1. B
    Bardhi

    Historia tregon qarte qe ishte nga Epiri. pse mashtroni. delirante. turp

    1. Q
      Qifqif Qifqifi

      Kjo është qupa e qupës së qupës së së së qupës të stër stër stër stër katra katra katra katra gjyshes së të madhit të mediave shqiptare onorevole Qim Pëjka, pi gopit tplakës vet, qi shurrën e bonte tek vorba e groshës, në zjerm, në mungesë ujit…..

      1. .
        .

        dhe ate grosh e haje ti bashke me mortar e tua cullak kur yt eme bente gojore

    2. B
      Bardhi

      Historia tregon qarte qe ishte nga Epiri. pse mashtroni. delirante. turp

      1. L
        Legjenda

        Filipi ishte gey. Ai nuk kish marredhenie seksuale me Olimbine. Kur Aleksandri mori vesh vrasjen e Filipit ajo i tha se Filipi nuk ishte babai i tij. Ajo i tha qe babai i tij ishte Zeusi...Pyetja sipas kesaj teorie eshte se kush ishte babai i Aleksandrit. Po sipas gojdhenave, Olimbia e kish zene Aleksandrin me nje princ shqiptar si shenje hakmarre per Filipin qe nuk bente seks me te. Ajo bile e vrau ate per te vene djalin e saj ne fronin e mbretit. Sipas kesaj teorie, Aleksandri ishte qint perqint shqiptar nga gjaku dhe ai e respektonte kete. Edhe ne filmat e Hollivudit, ai trajtohet si mbret i Maqedhonise por garden e tij e kishte shqiptare....

        1. A
          A.M ishte nji shqiptare Puro

          Legjenda , shume Korrekt , Kjo eshte e verteta . Nqs do shikohet me kujdes Filmi i pare mbi Aleksandrin e Madhe luajtur nga Hollivood-i atje thuhet qarte se Nena Olimbia vinte nga nji Familje Mbreterore Epiriote . Ishte vet Ajo ,qe organizoj ne detaje Vrasjet e Filipit ne ditelindjen e tij (ne mos gaboj) me garden e Filipit ,te cilet ishin nenUrdhrat e saj e mbasi Vllai saj Princi Eipirit rrethoj me Ushtri Maqedonine u vra Filipi dhe arsyeja ne Film eshte se mbasi Olimbia kishte kohe qe nuk jetone je nji shtepi me Filipin disa her e kthyer ne Epire u kthye ne Maqedoni dhe beri Atentatin siedhe dihet Vrau Filipin sepse Filipi u martua me nji vajze te re nji Greke dhe ajo ishte shtazane . Armiqesia e saj me Filipin e bente te mendonte se Filipi do ja linte Fronin si Trashgimi djalit te Grekes qe do lindete dhe jo Aleksandrit qe kur ai jetonte e formohej ne Epir duke mesuar Artin e Luftes Olimbia i tregon te verteten se ; Ti je gjak Epirioti ,jo Maqedonsi dhe se babai jot eshte Zeusi .Ti ke lindur per te drejtuar Boten ... Kjo eshte e verteta pamvaresishte pastaj se si e transformuan Histroine Greket dhe ata qe i mbeshtesnin nga pas Greket duke deformuar Historine e Njerezimit .Duhet then ,edhe se perfituan nga izolimi i Shqiperise nga Bota nji nder arsyet e te ciles ka qen edhe Tjetersimi gjithe Historise kur shqiptaret perballeshin me mbijetese brenda Fermes se Kafsheve / Olvell 1945

          1. T
            TafTufiiii

            Të lumtë ty or mik, që i paske “mbajtur pishën” këtijë Filipit të Maqidonisë se ai i punonte palla me femra apome meshkuj. Të lumtë. Kësisoj robsh i duhen historisë boterore.

            1. D
              Dashnori Olimbise

              Hahaha

          2. D
            Dajti

            Artikull leshi .Ketej thote fiset Ilire (kjo eshte e veteta ) dhe pastaj thote grate greke fare pa lidhje. Cfare duan grate greke ne fiset Ilire????.Gadishulli Ilirik ka qene banuar 100% nga Iliret prandaj quhsh Gadishulli Ilirik per mijra vjet .Para 200 vjetesh nga Franca,Anglia Rusia dhe Serbia ju ndrua emeri nga G. Ilirik ne G. Ballkanik si dhe Dardanise ne ne Kosovo.Sipas historianeve te antikitetit perpara 4000 vjetesh nje dege e fisit Dardan smigroi ne Juge dhe u vendos ne Azine e Vogel duke themeluar Trojen.Shprehja Serbe qe Kosova eshte zemra e Serbise eshte nje idiotesi historike.Serbia ka qene prezente ne Dardani nen Jugosllavine.

            1. S
              Shmili

              PO, Dajti dhe ne, në vend që ta përtërijmë emërtimin ILIRI, sillemi si dele dhe, nënën të na e qinë, nuk kemi sher politik e ta flakim emërtimin Ballkan. Në Dardani, me një lëvizje të shoqërisë civile,ua mbushim gojën me muthale shkive dhe duke rigjallëruar emrin DARDANI.

            2. A
              Ari

              Sic edhe eshte shkruar ketu, por edhe ne te tjere dokumente historike, del kjo e vertet e madhe, dhe ne, sigurisht ndjehemi krenare. Por, ju luten, jo me dy apo tre kute: Edhe sllavet duhet te ndjehen krenare (ta thone dhe ne duhet ta themi pa droje), qe nena e Skenderbeut ishte sllave. Kaq e thjeshte eshte: te themi disa te verteta qe ti afrojne jo ndajne popujt....

              1. E
                Erdogan

                Vetem fakti (fact angl) se Ilyret te perfshire ne Mithollogjine e Famshme Greke per te cilen Jeorgios Kastriotis krenohej i ben Ata pjese e Kombit Greje. Mos te themi qe luftuan me Maqedhonasit kunder Perseve dhe sot kunder (contra ital) Osmanllinjve te Ismail bej Vlores, Frashellinjve, Hasaneve, Tahsimeve etj. Arnautet jane Osmane ne Identitet,Ndergjegje. Kjo duket kush ka "sy" qe asnje figure e Lashte Perandoresh Ilyre nuk Nderohet (Honor angl) ne Arnautistanin e krijuar (criate angl) nga Fuqite e Medha. Kur historia e thote qarte (certo ital) qe Agia Sofian (fact qe tregon qe Ikyret i thonin Gios jo Shen latinisht nga Saint) e ndertoi Perandori Ilyre Iustinianos ne 532A.D dhe te kthyer ne Xhami nga Perendimi tregon qe Arnautet e kane mendjen (mind angl) tek Sulltani. Kjo vertetohet edhe nga Infiltrimi i nje figure me pakice Katolike si Tereza e Kalkutes ne Epirin e Pirros dhe Megas Kostantinos si figura kryesore e "Kombit Arnaut" sic do ti caracterizonte Bushi "Pellazagaret". Ajo Misionare (d.m.th spiune) me Parate e nje Kryeministri te nje Shteti me Ambasadore,Banka,Radio,Benza Para Papucin e Romes nuk do kishte vend (land angl) ketu. Por 500 vjeteshi Osmane ka bere punen e Tij. Sa kush nuk ishte si ata consideroheshin Kaurre te Derrit d.m.th Greke.

                1. M
                  Memedaliu i Egjiptit

                  Shqiptari eshte mendjepavarur prandaj Memedaliu yne e theu edhe ushtrine e Napoleonit ne Egjipt edhe ushtrine e sultan Mahmutin ne Konja ne v. 1832.

                2. G
                  Genti

                  Olimpia nëna a Aleksandrit ishte Epirote. Kjo nuk do thotë që Epirotët nuk janë me të njëjtën prejardhje si ilirët. Por sipas dokumenteve mendohet se Shqiptarët janë dako-trakë ose ilirë ndërsa Dardanët janë popull i ilirizuar pasi u larguan nga Troja. Trojanët pas rënies së Trojës kaluan Egjeun dhe themeluan Butrintin dhe më pas kaluan në gadishullin Italik ku themeluan Romën. Pellazgët janë parardhës të grekëve dhe ilirëve. Ndërsa Dakët, Trakët(Rumunët dhe Vllehët ndoshta edhe shqiptarët janë kushërinj me Ilirët. Shqiptarët e veriut janë Dardanë(trojanë) të ilirizuar dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja e dy dialekteve dhe ndryshimeve fizike mes veriut dhe jugut. Kjo nuk vë në diskutim kombin Shqiptar pasi kombet janë kristalizuar vonë në mesjetë. P.sh. Italianët e sotëm janë konglomerat popujsh duke filluar me Etruskët e duke përfunduar me Longobardët një popullsi me shumë gjasa me origjinë Nordike. Pra italianët esotëm janë pakë etruskë, trojanë, helenë, ilirë, normanë, anxhuinë, e longobardë.

                  1. X
                    Xixa

                    Ôj Libë , ç'janë këta Kurianë ?! Të tiret Kalæimë , lotanë .

                    1. D
                      Dashnori Olimbise

                      Ishte nga Epiri. Iliria ishte me pak me ne Veri.

                      Lini një Përgjigje

                      Blog Tema