“Do të tërheq zvarrë me makinë”, aktori shqiptar reagon pas mesazheve kërcënuese: Në qytet jam duku bredhur, e bleva dhe litarin

8 Nëntor 2022, 15:57Kulturë TEMA

“Do të tërheq zvarrë me makinë”, aktori shqiptar

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ka marrë mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale. Ishte vetë aktori që bëri publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohej organeve kompetente. Në mesazhe, shihej se një person i kishte shkruar se do ta lidhë pas makinës dhe do ta tërheqë zvarrë.

Në një tjetër reagim, aktori ka përcjellë një mesazh: ” Trimin fjalë madh po e kërkoj, ate që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut. Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!

Reagimi i plotë:

Me shamje nuk shtohet kombi!

Jam dalë n’çarrshi e po e kërkoj nji trim me ba sevap me mua!

Trimin fjalë madh po e kërkoj, ate që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut.
__Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!

E bleva edhe konopin, se thashë, mos nuk i ka qëllua trimit me vete, e bjen n’hall me qafën time t’hollë, e s’ka me çka me lidhë të bytha e benzit!


Ju e dini se artisti nuk mban kravatë me kapë si kalin për kërpeshi e me lidhë n’hu! As kaçurrela s’kam si dikur, me pasë ku me m’kap trimi i mërgimit!?
Jo nuk po tallem, por po e flas t’vërtetën. N’qytet jam tue bredhë që t’më shohin se kujtojnë se jam futë n’birën e minit e hjekin keq me m’gjetë.


Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun e m’thonin: Ashtu artist, ti je ndera e kombit! Shkruej e mos hesht!
Çka po han? Çka po pin?


Por kur shkrova se Gjenerali i Dukagjinit asht hero i gjallë, ata t’parët ma kthyen shpinën e m’thanë, merru me art sa s’ti kemi zbutë brijtë, se nuk t’ka hije me folë për politikë!
Tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit!
Po!


Jam dalë n’Çarrshi me konop samari e po i kërkoj trimat me m’lidhë mbas xhipave t’zi e me m’kurtalisë, se nuk ndërtohet atdheu me kërcnime, hajni e mashtrime!
Me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!
Rrugëve t’Prishtinës,07.11.2022

4 Komente

  1. f
    fuat

    Pse mereni me kete Cunin a se dini qe gomar eshte.

    1. G
      Goni

      O Fuat o K...... bile po me vjen keq qe po e ofendoj dhe K duke e krahasuar me te po Çun Lajçi eshte monument dhe ju idiote qe guxoni dhe e ofendoni.

      1. N
        NIKOLIN

        PO PSE MORE KOSOVAR KURVA AI KA TE DREJTE TANE KOSOVARET MERREN ME DROGE E POSHTERSINA RRACE ZHELE TRIMA TE MLLAJ JU SHKONI NE SIRI E LUFTONI PER ISIS SHKERLLATA

        1. G
          Gezim Rraboshta

          Si ky Nikolla per fat te keq ka shumet muter Shqipnia.Kjo race percarese si puna e ketij mutit qe komenton me emrin Nikolin duhen pastrua e hedhur ne plehra se mbjellin percarje dhe na turperojne me komente te tilla . O dhjeraman ordiner po ku din gje ti ore se kush eshte Cun Lajci, nje aktor i permasave madheshtore qe nderon kombin tone qe e tuurperon nje mut i tille si ky Shikoni kulturen e Nikolles "Trima te Mllaj" se nje ordiner as fjalen "Tte medhenj" nuk di ta shkruaje . I kerkoj ndjese gjithe kosovareve te dashur per nje fjalor te tille si ky ordineri. E zgjata shume me kete mut por kur te del muti perpara detyrimisht me mutin do merresh.Pershendes nga Tirana aktorin e madh Cun Lajci qe per mua eshte nder me te miret e shqiptarise

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema