Maria, hungarezja që ra në dashuri me Fierin

6 Nëntor 2022, 18:51Kulturë TEMA

 

Maria, hungarezja që ra në dashuri me Fierin

“Një grua e bukur hungareze, një artiste, mjeshtre e lojës në pianoforte, u çapit tok me ne për mbi 30 vjet, në rrugën shqiptare të mundimeve.”

Kështu nisi homazhi për një nga simbolet e qytetit të Fierit dhe një nga personazhet më interesante dhe ndikuese të shkollës së pianistikës në Shqipëri. Bëhet fjalë për pianisten Marie Rafaeli.

Zhvillimi i festivalit “Hungarissimo” në Shqipëri, në kuadrin e javës kulturore hungareze, ofroi një mundësi të artë për të nderuar jetën dhe punën e një personazhi kaq ndikues për jetën e atyre që e njohën Marie Rafaelin, mbi të gjitha të nxënësve që punuan me të. Vetë jeta e saj simbolizon një lidhje të bukur ndërmjet kulturës shqiptare dhe asaj hungareze. Prandaj, nuk mund të vinte më natyrshëm celebrimi i jetës së saj se sa në teatrin e qytetit dhe në shkollën artistike “Jakov Xoxa“, vendin ku jetoi dhe punoi për aq e aq vite.

Por nëse të pranishmit prisnin një event celebrues statik, ata mbetën të gjithë të surprizuar. Ajo çfarë erdhi në skenën e teatrit “Bylis“ në fakt ishte një shfaqje e jashtëzakonshme artistike, që preku përtej çdo imagjinatë secilin prej spektatorëve. Dhe nuk do mund të vintë dot në jetë kjo shfaqje pa Pëllumb Kullën dhe Xhulieta Kullën, të cilët, sikurse dhe Marie Rafaeli, janë bij të adoptuar të qytetit.
Jetesa dhe puna e tyre e gjatë në qytetin e Fierit u dha mundësinë atyre për ta perceptuar dhe kënaqur më mirë se kushdo tjetër shijen artistike të banorëve dhe artdashësve lokalë, pa denatyruar motivin e festivalit, por mbi të gjitha vetë kredon e tyre artistike.

Maria, hungarezja që ra në dashuri me Fierin

Pikërisht mbi këto elemente u ndërtua dhe homazhi “Kultura e Vuajtjes“ kushtuar Marie Rafaelit, ku nuk mund të gjendej një përcaktues më kumptimplotë për artisten që priti për dekada çlirimin e bashkëshortit nga prangat e padrejtësisë së absurdit. Në vetvete, një histori tragjike kjo, ama e njohur dhe e përjetuar ngjashmërisht nga shumë e shumë shqiptarë të tjerë dhe jo vetëm.

Përtej homazhit, ishte një shfaqje skenike ajo që la një shije të veçantë kënaqësie publikun e gjerë. Surpriza ishte përgatitja e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Flatrat e Dijes“ për vënien në skenë të fragmenteve të kryeveprës letrare “Djemtë e rrugës Pal”, të autorit hungarez Ferenc Molnar. Nën skenarin fantastik të Pëllumb Kullës dhe punës me shumë dashur të Xhulieta Kullës për përgatitjen e aktorëve të rinj, u vu në skenë një nga pjesët më të bukura dhe emotive të romanit.

Shfaqja teatrale eksploroi shtresat e mëtejshme të historisë letrare dhe situatën bazë dramatike, por u shënua edhe nga një tjetër element kritik: gërshetimi i teatrit fizik dhe muzikës.

Kjo sepse skena u shoqërua me performancën muzikore në piano me katër duar të pianistes shqiptaro-hungareze Almira Emiri dhe të pianistes koreano-hungareze Neul-Bit Ha, të cilat sollën përzgjedhje muzikore nga të dyja kulturat, ajo shqiptare dhe hungareze.

Por, nuk mund të mungonte dhe një tjetër aspekt brilant, sikurse ishte ndërhyrja e arrirë e baritonit të mirënjohur shqiptar, Sokol Hidersha.

Kjo buqetë performancash muzikore shërbeu si një intermexo plotësuese dhe prekëse njëkohësisht, duke ngritur në një tjetër nivel të gjithë atmosferën dhe tejkaluar çdo lloj pritshmërie.

Të gjitha këto elemente, së bashku, sollën shijen e një kohe të shkuar, më të bukur nga pikëpamja e gjallimit artistik. Kohën kur skena e teatrit dhe e estradës së qytetit të Fierit gëlonin nga shfaqjet, shkëlqenin nga talentet dhe buzagazeshin nga të gjithë banorët e etur për art dhe kulturë. Një kohë që nuk rikthehet dot më ndoshta, për shkak se nuk i prekin këto skena artistë të kalibrit të Marie Rafaelit, tashmë në amshim, ose të Xhulieta dhe Pëllumb Kullës, të cilët e kanë jetën e tyre tashmë përtej oqeanit.

Por dhe një shembull i asaj çfarë mund të realizohet, përsëri, me protagonistë të rinj sigurisht, por të cilët duhet të kenë një gjë të njëjtë: pasionin për të frymuar art.

Dokumenta bashkëngjitur

12 Komente

  1. R
    Rrespekt per Mesuesen e Paianos Maria Rafaeli

    Nji nga ato Mesues te Muzikes qe dallonte nga gjithe te tjeret ne shkollen 8-vjecare Andon Xoxa , ne shume kendeveshtrime jovetem se ishte nji Ungareze . Kam jetuar vitet e para te jetes ne qytetin e mrekullueshem te Fierit, nji qytet thellesishte Artedashes e Muzikantesh ku si femije me ka ngel ne memorie Banda e Qytetit ,ku cdo te Diele e dite Festesh _ parakolonte mes qytetit duke luajtur Marrshin e Nderit te qytetit . _ Shkolla 8-vjecare Andon Xoxa vec nji shkolle 8-vjecare ishte edhe Shkolle Muzike ku ne femijet mesonim njikohesishte edhe Muzike qysh ne Fillore . E nderuara z.Mesuese e pianos Maria ,me kujtohet sot e kishte Dhomen e saj te Mesimdhenjes te Pianos _ ne cepin e Shkolles ne Julindje perball Viles se Pertraq Magjistarit pothuaj ,qe kush eshte Puro Fierak duhet ta njohi . Vllai im ishte nji nder ata nxenes te ksaj Mesuese Piano-je te Jashtezakoneshme dhe me kujtohet shpesh ku e prisja mbas mesimit ke trotuari perball dritares . Ishte vertet nji Njeri i Mrekullueshem e nji Personalitet qe karakterizohej nga ni Disipline shembullore . Mbaj mend se kishte nji djale Adi e quanin qe ishte pothuaj kopjua e saj vet . Ne pallatin ku jetonin ,ne krah te djathte te Shtepise ish Aktorit te shquar Ahmet Pasha ,kishte mesa mbaj mend edhe familje Izraelite , Italiane etj . Sidoqofte eshte bukur qe te nderosh nji Mesuese e Personalitet te atij qyteti , qe shquhet per nji Kulture qytetare ne Shqiperi ,qe dij te rrepeketojne e nderojne Njeriun ,Mesuesit ,Personalitet Miqte si pak ne ate vend . Rrespekt Mesues se shquar te Pianos Marie Rafaeli ...

    1. O
      Olti Hipopotam Curri

      Shkolla e muzikes ne Fier eshte shkolla ku kam mbaruar dhe une 8 vjecaren Jakov Xoxa dhe jo Andon Xoxa.

      1. L
        Leshte e Currit _katunarit Virtual

        Pardon Hipopotam , vrulli jot eshte i paperballueshem . E hoqa menjiher Tabelen e Shkolles Andon Xoxa -ver Tabelen qe te pelqen ty aman , vetem qetsohu . (Njerez jemi mo bejme edhe gabime !)

        1. O
          Olti Hipopotam Curri

          Ku e shikon vrullin ti mo nevrik virtual nje sqarim bera.

          1. L
            Leshte e Currit

            ku e shikon ti qe u nervirok Virtuali hah ha ha ! - Me vrullin ,un shpreha karakteristiken e vrapimit te nji Hipopotami or ti shoq . Qetsohu nashi .ulu poshte e merr frym thelle . Ishte thjeshte nji pershkrim i Hipopotamit . (sqarimi jot eshte gabim !)

            1. O
              Olti Hipopotam Curri

              Jo o shoooq nuk eshte gabim sqarimi.kurse pershkrimin e Hipopotamit beja vetes pasi je pare ne pasqyre.

              1. L
                Lesht e Curres

                Oltiiiiiiii , Sqarimin e ke Gabim te thash boll nashi . Kurse me pershkrimin e Hipopotamit e kisha ne lidhje me shpejtesine e vramimit more Lesh Curri ou ky ! Ndersa si ate qe mendon ti i ofenduar si Hipopotam un jam sa dyfishi Hipopotamit lol .Pra qetsohu pak . Kam 31 -vjet ha cdo dite qofte idiotesh dhe pij 2 arka birra ne dite per ti rezistuar lajthitjes se Demokracise kafsheve te atij vendi . O pra mo se me lodhe ene ti .

    2. I
      IB

      Maria Rafaeli ka qene mesuesja ime e dashur, e talentuar, e palodhur, shpirt njeriu. Nxensat e saj kane ndricuar ne Shqiperi dhe jane te mire ne bote. E paharuar dhe me respekt gjithe jeten. Adin e perqafoj fort.

      1. B
        Buda

        Bravo Pellumb dhe Xhuljeta Kulla, Nderi i Kombit Shqiptar!

        1. F
          Fierak I shkolles Andon Xoxa

          Maria ishte nje grua me karakter te forte, mesuese e shkelqyer,personalitet ne prefesion si pianiste,per kte grua kurre nuk eshte folur nje fjale e keqe,per mua ka qene ETALONI I femres se fort ne c’do drejtim e kam ne kujtes qe nga femiria,perulem me respect per Maria Rafaelin.

          1. F
            Ferdi

            Znj. Marie nuk e kam njohur por bashkohem me te gjithe komentuesit per fjalet e mira dhe te bukura qe thane ne emer te saj. Me kete rast dua te them se kjo zonje kaq e mire duhet te kete patur dhe nje familje te mire. Ne kete shkrim duhej te permendej dhe z Stavri Rafaeli, ish bahkeshorti i zonjes Mari. Kam patur rastin ta njoh nga afer kete gjigand te muzikes shqiptare. Nje burre i urte, fjale pak, me nje ze te embel e te bute qe kurre nuk tha nje fjale te rende per vendin e tij mgjs pas perfundimit te konservatorit per kanto shumicen e kohes punoi lulishtar ne komunalen e fierit. Pas viteve 90 ai bashke me te shoqen u zhvendosen ne Budapest ku jetuan deri ne fund te jetes. Zonja Maria u nda me heret nga jeta. Ne vitin 2011 edhe zoti Stavri ndrroi jete. Ambasada e shqiperise ne Budapest organizoi nje ceremoni mortore. Zoti Stavri u varros ne te njejtin varr me zonjen Maria. Se bashku per jete. U prehshi ne paqe miqte e mi

            1. P
              Përparim Hysi,

              Nuk u dashurua MARIA RAFAEL me FIERIN,se në FIER erdhi si dënim.Por ajo qe aq dinjitoze e me karakter sa FIERI u dashurua me MARIE RAFAEL.Si mësuese,ajo qeofesioniste,sa nxnënësit e saj që konkuronin në LICE e kishin një garanci kualifikimin për pranimin në LICE. Profesor ROBERT RADOJA,kur u interesova për mbesën në konkurs,më tha:-Është nxnëse e MARIES dhe e ka të sigurt.Vetëm MARIA RAFAEL dhe një pianist kinez kanë patur kualifikimin më të lartë në SHQIPËRI.Mebsa ime fitoi dhe jo vetëm ajo.Mbaj mend dhe lotët e gëzimit të PROFESORE MARIES për sukseset e nxënësve të saj. Tërë FIERI e kujton me nderim emrin e saj,

              Lini një Përgjigje

              Blog Tema