Anisa Markarian, "Shtëpia te Selvia”, rrënjët shqiptaro-armene e besëtytnitë që e ndoqën gjithë jetën

29 Tetor 2022, 09:44Kulturë TEMA

Anisa Markarian, "Shtëpia te Selvia”, rrënjët

Anisa Markarian ka sjellë librin me titull “Shtëpia te Selvia”. Është historia e familjes së saj të cilën ua kushton 2 prindërve që janë personazhet kryesor të këtyre rrëfimeve.  Rrëfimi nis me ditën e saj të lindjes 4 korrik 1962 dhe përfundojnë me vdekjen e babait të saj 15 gusht 1980.

Anisa në një intervistë për me gazetaren Beti Njuma tha se e ndjente si një mision, e kishte brenda prej kohësh të dëshmonte, por duhet gjetur momenti e mënyra.

Ajo është rritur në një familje shqiptaro-armene. Kur lindi Anisa babai i saj ishte 64 vjeç ndërsa nëna e saj 41 vjeçë. Por e ka shqetësuar anormalitet në gjykim mbi moshën për dy njerëz që kishin lidhur jetën e tyre me një diferencë 23 vjeçare?

Anisa thotë se për herë të parë këtë gjë e ka menduar kur arriti moshën e mamasë së saj 41 vjeçe.

Anisa Markarian: Për herë të parë e kam menduar kur unë pata moshën e sime meje, e fëmijët e mi ishin pak a shumë të mëdhenj. Ndoshta ime më nuk kishte atë ngarkesën profesionale që unë kisha në moshën 41 vjeçare por thoja dhe dashurinë më të madhe të kem të futem të bëj një fëmijë do të më duket si e tepërt.  Nuk menduan për moshën e tyre se çfarë përfaqësonte investimi për të rritur fëmijë, deshën të sjellin në jetë jetën.

Në profesion mjeke, ka qenë ndër ikonat e kinematografisë shqiptare e tashmë me një gjuhë të bukur e të qartë në librat e saj por duket se gjithçka ka qenë e “parashkruar”.

Ajo rrëfen se dhe pse është kundër besëtytnive mënyra se si ka rrjedhur jeta e saj dhe rituali i tepsisë kur ka qenë e vogël e bëjnë atë të besojë.

Anisa Markarian: Unë jam kundër besëtytnive por shko e mos ju beso pastaj. Rituali i tepsisë është një zakon shqiptaro-armen. Armenët e kanë kur fëmijës i del dhëmbi i parë. Shqiptarët e bëjnë kur fëmija mbush 1 vjeç. E vënë në mes të një tepsie dhe në tepsi vënë lloj, lloj objektesh. Sipas tyre çdo objekt përfaqëson një profesion. 

Dhe thonë objekti i parë që do të prekë do të jetë profesioni, i dyti a i treti pasionet. Dhe e kam thënë gjithmonë që ajo besëtytni më ka udhëhequr në jetë pa qenë e ndërgjegjshme. 

Kam prekur stetoskopin që kishte vënë im atë  pastaj stilografin dhe një buzëkuq që mendoj se është ana ime aktore, kinematografike. Ime më ma thoshte gjithmonë “ti ke misionin të shkruash historinë e babit”.

Jo vetëm që historinë e shkroi madje me një gjuhë të bukur. Por a ka tashëm Anisa Markarian ndonjë peng në jetë?

Anisa Markarian: Një peng të vetëm kam, nuk kam pengun siç kanë shumë veta që nuk arrita ti them sa shumë e doja. Se dashuria në familjen tonë shprehej. Pengu im është se kur unë arrita ta shoh tim atë ai nuk fliste më. E kam zili tim vëlla të cilit im atë i ka dhënë amanetet e fundit ndërkohë unë nuk e pata.

Nga familja e sidomos prindërit të gjithë marrim shumë në jetë por për Anisa Markarian heroizmi më i madhe në jetë i prindërve të saj është se i shpëtuan nga shpëlarja e trurit.

Anisa Markarian: Mendoj se heroizmi më i madh i prindërve të mi nuk është se dolën haptas kundër pushtetit, ne na shpëtuan nga shpëlarja e trurit.

18 Komente

  1. B
    Bregdeti

    Perhere me ka pelqyer. Ndoshta, se Anisa ka nje magnetizem te fort njerzor.

    1. S
      Sinca Lasu

      Ishte shumë e çuditshme ajo kohë për fëmijrinë e pas luftës ,që, e ajo pseja e Spases , edhe kur e dije që ishe ndryshe nga vërsnikët nuk merrje asnjë përgjigjje nga gjenitorët veç një shikim që të përpinte e ndriçonte ekzistencën nga asimilimi . Egziston(te) koncepti matematikor e/i ndryshëm por , ajo trushushicshpëlarja , me keqardhje na tregon me gisht akoma . Vëndallinj , minoritarë si në legenda . Seç e nget levën perherë një Arkondë e do me bë Arkimenë . As mollë as Evë as Adam e as gjærpër . Të gjithë në një sini jemi si buk' e ndorme mbi kipitor . Shum'hanë e ca shijonë .

      1. L
        Luani

        Po pak turp me vented a ke o goc! Jo qe nuk I nderon,por po I poshteron prinderit tu(uprehshin ne paqe) me ato genjeshtra qe sajon. Kush te njeh e di mire se kush je dhe se sa vlen. Mos shkruaj me te pakten per familjen se ka shume qe te njohin mire

        1. D
          Drejteshkrimi

          Meso te shkruash sakte pastaj sulu te tjereve! Ti nuk di te shkruash akoma...nuk ndan fjalet nga njera tjetra e nuk le hapesire para apo pas kllapave..etj, etj, Nuk e njeh vetem ti ate familje apo vete zonjen por i njoh dhe une shume mire dhe kam shume respekt!

        2. L
          Luani

          Pse nuk I JEPNI KOMENTET..?.

          1. T
            TOTO

            Pse o Luan, si e njeh ti familjen e saj, dhe atë vetë?! Jo për gjë, po ta dimë edhe ne të tjerët, e të mos verbohemi prej shkëlqimeve të rreme; se ku i dihet mund të na bjerë në dorë libri, e ta lexojmë...

          2. O
            Osman Gazepi

            Se ky milet sot perflet Gjergj Kastriotin, se ka per gje te perflase edhe zonjen Anisa ...

            1. E
              Elvira

              Luani ka te drejte , nuk ka nevoje te degjojne njerzit perrallat e shkruara per familjen ne cdo liber our edine se sa familje e larte ka qene,me keto qe llomotit “zonja”Anisa ja u uli vleren fare.prandaj edhe une I sugjeroj te mos shkruaj me per familjen,te gjeje nje subject tjeter t’i shohim talentin.

              1. T
                TOTO

                Uau...po jo moj mjaullima Elvira, as ti dhe as Luani nuk kini të drejtë. Luani nuk ka të drejtë të aludojë, dhe ju nuk kini të drejtë t'i sugjeroni...Në këtë shkrim që lexova nuk pashë ndonjë ''doni më për Belulin'' thjesht mësova se ka kryer një porosi të nënës, që të shkruaj për të atin e vet...Gjithçka njerzore...Sa për talentin, nuk ka nevoj të zgjedhësh ''tema të mëdha" për ta shpalosur...Nuk ka nevojë që të pishë gjith detin, për të parë se deti është i kripur... Pse gjithë kjo ligësi moj zonjë, edhe për një libër, që nuk i prish punë njeriu dhe mund ta shkruaj kushdo për atin e vet, edhe për këtë duhet të jeshilosen shpirtrat e errësirës?!...

              2. I
                Ilirjan

                Anisa , ju jeni një grua e zgjuar, si pasojë plotësisht e aftë për të vlerësuar dy botët : Atë të fëmijërisë dhe të rinisë suaj të jetuar në botën Shqipëri dhe Atë të të qënit grua të jetuar në botën Francë. Kurrë nuk mund t'a besoja që Anisa Markarian të hidhte baltë mbi Botën Shqipëri Ajo botë të dha aq shumë , që besoj se bota Francë është duke vjelë pjesë nga formimi i yt në botën Shqipëri. Kjo është veç : bukëshkalësi. Keqardhje për besimin e rremë të krijuar në disa persona, ku je edhe ti, zonja Anisa Markarian.

                1. I
                  Ilir

                  Mungesa e prindërve të tu, znj. Anisa, nuk të ka mbrojtur nga shpëlarja e truve që paske pësuar nga Franca. Keqardhje, se kjo lloj shplarje është pa rikthim !

                  1. D
                    Dikur ne Tiranen tone

                    O njerez, si e keni hallin, pse vetem shani e baltosni cdo njeri qe ju del perpara. Shfryni vetem urrejtje dhe genjeshtra pa fund. Ku dhe si e njihni ju Anisen dhe shume te nderuarit prinderit e saj? Une jam rritur dhe kam jetuar ne te njejten lag je, afer Selvise ne Tiranë. Ajo ishte shume me e re se une, nje vajze shume e mire, shume e zgjuar, shume e sjellshme shume e mire ne shkolle, e shkelqyer ne mesime, e respektuar nga te gjithe. Prinderit e saj ishin shume te nderuar nga te gjithe, te kulturuar, te edukuar, puntore, te mire, te jashtzakonshem. Pse shani te gjalle e te vdekur, ku shkoi edukata dhe respekti e njerzilleku qe kemi patur ne Tiranë. Anita te kesh vetem te mira e suksese dhe uroj femijet e tu te vazhdojne si gjysherit dhe prinderit e tyre, te jene njerez te mire ne rradhe te pare. Nderime

                    1. S
                      Shqip

                      Gjithmone kam pasur respekt per Anisa Markarian. Sot edhe me shume. Respekti e mirenjohja per prinderit eshte deshmi e nje njeriu te mire e te vlefshem.

                      1. ¿?

                        Eshte fakt i njohur shkencor qe femijet qe prodhohen nga prinder ne moshe te re dalin me te fuqishem, te bukur dhe inteligjente. Sa me te moshuar te jene prinderit aq me te paafte fizikisht dhe menderisht dalin pasardhesit. Ne moshen e prinderve te kesaj, babai 64 vjeç (fillime te prostatit, renie e cilesise se spermes) dhe nena 41 vjec (prag i menopauzes, vezet e fundit me cilesi me te dobet) a eshte e sigurte kjo zonja qe ata ishin prinderit e vertete? A mos valle ndonje familje e varfer beri ndonje pazar me doktorin qe donte femije. E keshilloj kete zonjen te beje nje analize genetike. Nuk po them ta shpalle publikisht, po keshtu sa per te qene e sigurte per veten e vet.

                        1. Z
                          Zina sallaksja me shale te gjata

                          Per mua ka qene vajze e mire simparike e aktore normale. Po amatore. Nuk ka studjuar per aktore. E mernin pasi ishe figurante e gjate dhe fliste paster

                          1. C
                            Cen Kurdari

                            Me ty jam Sallake une e konsideroj aktore normale dhe jo lushedi cfare.E mbaj mend ne Plazh teDurresit dhe me bente pershtypje se e kishim afer cadrat se nuk dilte me det dhe shkaku ishte se kishte pak difekt tek kembet dhe ju fshihte Kurvareve te Durrsit qe gjuanin ne ate koha gocat Tironse por nuk kishin sukses

                          2. I
                            Ilirjan

                            Anisa , ju jeni një grua e zgjuar, si pasojë plotësisht e aftë për të vlerësuar dy botët : Atë të fëmijërisë dhe të rinisë suaj të jetuar në botën Shqipëri dhe Atë të të qënit grua të jetuar në botën Francë. Kurrë nuk mund t'a besoja që Anisa Markarian të hidhte baltë mbi Botën Shqipëri Ajo botë të dha aq shumë , që besoj se bota Francë është duke vjelë pjesë nga formimi i yt në botën Shqipëri. Kjo është veç : bukëshkalësi. Keqardhje për besimin e rremë të krijuar në disa persona, ku je edhe ti, zonja Anisa Markarian.

                            1. S
                              Sinîcă Lasu

                              Mua , kur nuk më pëlqen si u thurr trikotilla , me fill liri qoftë , a me fill deveje a deledashaçiapadhie , e shtjer trikonë kuplanë e shajanë e shkrfonj të tërën e ku ka komb kur kam kohën , të lirë , e i zë llacat nga e para me shtiza të bollshme . Liri kam edhe në ngjyrimën që ma ni îa e ænxã mëngzxën . Me të tërën , liri , kam , me bâ n'dûa , jo nji triko'njit pas kurmit , por ene i velënxë me m'ngroh shpinën e llërën me mà mlu e xeh dornë . Me kë e ka , s'e ka me kën e kam me KÆÑ .

                              Lini një Përgjigje