Dorëshkrimet e lashta në manastiret në Greqi hedhin dritë mbi epokën osmane

26 Tetor 2022, 20:50Kulturë TEMA

Dorëshkrimet e lashta në manastiret në Greqi hedhin dritë

Në bibliotekat e ruajtura brenda manastireve të Malit Atos, studiuesit po shqyrtojnë mijëra dokumenta osmane. Disa prej tyre janë nga më të lashtat e zbuluara ndonjëherë, duke i paraprirë edhe pushtimit të Konstandinopojës. Nga këto dokumenta origjinale të ruajtura nga murgjit ndër shekuj mësohet se si sulltanët osmanë ruajtën autonominë e këtij komuniteti të krishterë, duke nxjerrë madje edhe fermanë për mbrojtjen e tij.

Në brendësitë e manastirit të lashtë Pantokrator në komunitetin e murgjëve në Malin Atos, studiuesit po hulumtojnë për herë të parë një thesar të panjohur deri më tani – mijëra dorëshkrime të epokës osmane, disa prej të cilave më të vjetrat e zbuluara ndonjëherë.

Bilbioteka e këtij komuniteti të vetëqeverisur të themeluar mbi 1 mijë vite më parë në gadishullin Atos të Greqisë veriore, është një arkiv i rrallë i dokumenteve të hartuara shekuj më parë, në gjuhë si greqishtja, rusishtja dhe rumanishtja.

Shumë prej tyre janë studiuar gjerësisht, por jo dokumentat e osmanëve që qeverisën Greqinë veriore që nga fundi i shekullit të 14-të dhe deri në fillimet e shekullit të 20-të.

“Janë rreth 1300 dokumenta origjinale bizantine, më shumë se kudo tjetër. Kemi këtu dokumentat më të lashta osmane, që përpara rënies së Konstadinopojës, të cilat mbahen në manastiret e Malit Atos që nga fundi i shekullit të 14-të, fillimet e shekullit të 15-të. Dokumentat më të lashta osmane gjenden këtu”, thotë At Theophilos, murg në manastirin Pantokrator.

Studiuesi i epokës bizantine Yiannis Niehoff-Panagiotidis thotë se është e pamundur të kuptohet ekonomia dhe shoqëria e Malit Atos nën regjimin osman, pa u konsultuar me këto dokumenta që përcaktonin raportin e murgjëve me autoritetet laike.

“Ajo që është e çuditshme është se sulltanët e ruajtën Malin Atos si pjesa e mbetur e Bizantit, gjysëm i pavarur dhe nuk e prekën atë. As nuk mbanin forca ushtarake këtu”, thotë profesor Niehoff-Panagiotidis.

Këtu gjenden fermanë të nënshkruar nga sulltanët, tapitë dhe vendimet e gjykatave. Anastasios Nikopoulos, bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Lirë të Berlinit, thotë se dokumentat kundërshtojnë botëkuptimin tradicional të grekëve për plaçkitjet nga osmanët në zonat që pushtonin. Përkundrazi, duket se pushtuesit e morën këtë komunitet nën mbrojtje, ruajtën autonominë e tij dhe e mbrojtën nga ndërhyrjet e jashtme.

“Fermanët e sulltanit që pamë në kullë, vendimet e gjykatave të perandorisë osmane, tregojnë se kjo demokraci e vogël e murgjëve arriti të fitojë respektin e të gjitha fuqive pushtuese në rajon. Kjo pasi Mali Atos shihej si një djep i paqes, kulturës, kultivimit të vlerave universale të civilizimit, ku popujt dhe qytetërimet kanë bashkëjetuar në paqe”, thotë zoti Nikopoulos.

Madje ndër fermanët e parë të lëshuar nga sulltanët kishte të bënte me mbrojtjen e Malit Atos.

“Murati II, sapo pushtoi Selanikun, pati përparësi hartimin e një harte kushtetuese për Malin Atos në vitin 1430. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe tregon gjithçka. Vetë sulltani osman donte të sigurohej se sistemi administrativ i Malit Atos do të ruhej dhe do të mbrohej”, thotë zoti Nikopoulos.

Profesor Niehoff-Panagiotidis madje thotë se për dy shekujt e parë të regjimit osman nuk u bënë përpjekje për të vendosur ligjin islamik në Malin Atos apo pjesët përreth tij të Greqisë veriore. Këtij komuniteti iu dha për herë të parë statusi vetëqeverisës me një dekret të Perandorit bizantin Basili II, në vitin 883. Që nga ajo periudhë, grave u është ndaluar hyrja, në kuadrin e një rregulli të quajtur “avaton”, për të cilin studiuesit mendojnë se u hartua për të shmangur çdo lloj trazimi të komunitetit në Malin Atos.

5 Komente

  1. H
    Hyta

    Priftet e krishtere ortodokse pranuan te behen komisaret e dyte e Sulltanit. Komisaret e pare ishin hoxhallaret. Dhe bashkarisht iu sulen Evropes e shqiptareve.

    1. p
      pirro

      nuk eshte ashtu. ja fut kot.

    2. g
      grqi sumqr

      A shifni o graqira si jan faktet dhe thoni turqit ashtu e turqit kshu,shqiptaret ishin i vetmi komb dhe rac qe i luftoi osmanet dhe prap paten pozitat me te medha dhe te nderuara ne perandori sepse sulltanet e pan cfar populli vital ishin ,

      1. b
        ben

        Sepse trimat nderohen edhe nga vete pushtuesit, prandaj edhe sot ne Turqi, ne na quajne "arrnaute", qe ne gjuhen e tyre ka shume kuptime dhe te gjitha keto kuptime jane teper pozitive. Per turqit, shqiptaret jane konsideruar gjithmone si rrace superiore. Te tille konsiderohen edhe sot. Ka shume fjale te urta turke qe kane ne qender pikerisht fjalen "arrnaut", si p.sh.: I mencur is arrnaut, trim si arrnaut, dinak si nje arrnaut, i fjales si arrnaut. besnik si arrnaut e te tjera si keto. Nga ana tjeter nuk me cudit aspak ajo qe paska thene Anastasios Nikopoulos, bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Lirë të Berlinit, kur thotë se: "dokumentat (gjetura ne Malin Atos) kundërshtojnë botëkuptimin tradicional të grekëve për plaçkitjet nga osmanët në zonat që pushtonin. Përkundrazi, duket se pushtuesit e morën këtë komunitet nën mbrojtje, ruajtën autonominë e tij dhe e mbrojtën nga ndërhyrjet e jashtme. Neo-greket kane mbi 100 vjet qe falsifikojne historine ne favor te tyre. Cdo dite, studjuesit vazhdojne te zbulojne fakte per keto genjeshtra qe jane ngulur thell ne njohurite kolektive te banoreve te planetit tone dhe do duhe mbase 100 vite te tjera qe bota te ndergjegjesohet per te verteten ne historine e Greqise dhe grekeve te rinj qe sot popullojne territoret e grekeve antike.

        1. t
          taras bulba

          Beni , fjala arnaute do te thote shqiptar ne turqisht , ashtu sic i quajn junenistan greket , mos u hallakat se ndoshta ka disa kuptime ....nuk ka asnje kuptim tjeter , thjesht eshte emri shqiptar ne turqisht ....

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema