Botim i ri i UET PRESS/ Migjen Kelmendi: Gryka e Kohës, një roman i shkruar në gegnisht për të gjithë shqiptarinë e shekullit XX

22 Tetor 2022, 17:43Kulturë TEMA

Botim i ri i UET PRESS/ Migjen Kelmendi: Gryka e Kohës, një roman i

Shkrimtari, publicisti dhe rrokeri i njohur i grupit “Gjurmët” vjen për lexuesin me romanin “Gryka e Kohës”. Një vepër e shkruar e gjitha në dialektin gegë, që mëton të rrëfejë të gjithë historinë e hapësirës shqiptare të shekullit XX. Migjen Kelmendi ngulmon se të shkruarit në gegnisht duhet të normalizohet në Tiranën dhe Prishtinën e 2022. Ai flet për nevojën e rishikimit të Standardit të 1972-shit, që sipas tij qe fatkeqësi për shqiptarët

Ata, Grykën e Rugovës ndryshe e quejshin edhe Gryka e Kohës. Nëpër këte Grykë, thojshin, na hini Koha pabesisht, si nji përmbytje, si Bistrica e tranueme vjeshtave me shumë shi, si zalli i nji klepsidre të cilën dikush e kish pas rrotullue mbrapsht, tue i ba rugovasit me ra bum prej Rugove n’Pejë, si prej shekulli XIX në shekullin XX, pa prit e pa kujtue...

****

“Gryka e Kohës” e ka titulluar autori romanin, që rreket përmes historisë së një familjeje rugovase, të shtjellë të gjithë shekullin e kaluar, në hapësirën shqiptare.

E pat botuar fillimisht më 1994-n, por siç kujton ai, qe botuar në tirazh të vogël. Shumë nga kopjet u dhuruan e mandej, nisi lufta...

Pothuajse tri dekada më vonë, Migjen Kelmendi, i njohur dhe i dashur nga admiruesit si vokalist i grupit rrok “Gjurmët”, e sjell veprën e tij të ribotuar nga shtëpia botuese UET PRESS.

Ndryshe nga atëherë, që e botoi në shqipen standarde, ka vendosur ta sjellë në dialektin gegë.

“Nji gegnishte temën...”, thotë para miqve, që kanë ardhur  në përurimin e librit, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

Kelmendi zbulon se ngjarjet në roman nisin me shfaqjen e Kometës Halley më 1908-n dhe përfundojnë me zbarkimin e ekuipazhit të “Apollo 11”,  në hënë, më 1969-n.

Një lloj kryepersonazhi, ndonëse autori pohon se të tillë nuk ka, por të tillë e ka konstruktuar, është ai  që e quan “gjyshi jem...”

                               ****

Arifi, gjyshi jem, ishte malsor. Nga katundi Drelaj i Rugovës. Njani prej njimbëdhetë katundeve t’Anës së Diellit. Malësorët e Anës së Diellit mujshe me i dallue sepse ishin të zeshkët, rreshkue dielli, përkundër atyne pak tjerëve nga Ana e Hijes që e kishin nji nur nusesh n’ftyrë. E Rugova

asht ajo pjesë e vargmaleve që t’Nemuna jau kishin pas lanë emnin, të cilën si n’shajni ta rrok syni tuj u mahnit me Grykën e famshme t’Rugovës, me këte hijeshi t’Perendisë, dhe me kreshtat në majat e të cilave edhe në pikë të verës ka borë. Andej nga Ana e Hijes.

 

                                  ****

Si të gjithë shqiptarët, gjyshi i këtij romani, zbulon më tej Kelmendi, lufton për mbijetesë, lufton për familjen. Kalon nëpër periudha të vështira si Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, për të përfunduar në regjimin komunist. Ai shpallet kulak dhe ia marrin edhe atë pak pasuri që ka. Pasuria, ironizon autori, nuk është ajo e oligarkëve të sotëm. Pasuria e personazhit qe një bakallhane,  dyqan i vogël.

“Tani që po e shoh me distancë dekadash, ambicie ka qenë me e rrokë situatën shqiptare, mbrenda shekullit XX. Nuk asht’ vetëm për Kosovën , asht’ edhe Shqipnija.  I  del Shqipnija gjyshit tem para, edhe protagonistave të tjerë”, rrëfen autori

Ai shpjegon se metoda e ndërtimit të romanit është ajo që njihet në letërsi si Faction-Fiction, një përzierje e fakteve reale e historike me trillin letrar.

“Por, une luej me to. Bëj hajgare. Ndërtoj situata  groteske, edhe dramatike, me to.

Ka shumëçka faktike edhe autobiografike, shumë, r në parim duhet me e marrë si një bukurshkrim apo si i thonë françezët belle lettres”.

Kelmendi e krahason me një lloj albumi të moçëm me fotografi, të cilit shkrimtari i hyn me gërshërë, pret, ngjit, bën montazhe, ngjyros. “Luej me faktet historike e bëj nji tregim, që duhet pak a shumë me krijue relacion me lexuesin”, thotë ndër të tjera ai.

Kryeredaktorja e UET PRESS, Suela Mino, e cilëson romanin si sfidë, një tekst që nuk ka fort të ngjashëm, “...porse elementi parë që të bën të ndalesh është se rrëfimi vjen në një përmasë të tillë lirie, sa të përfshin pa të të pasur ndërmend autori, ndërkohë që ndërton narrativën e tij”.

Përmes gjuhës, rrëfimit, autori, shton zonja Mino, të fton t’i bashkohesh apo t’i jesh dëshmitar, por edhe të qasesh në një proces njohjeje – përmes syve të dashurisë-, një territori, një komuniteti, një gjuhe, një identiteti, që shpërfaqet çlirët përmes  rrëfimit të Migjen Kelmendit.

Autori zbuloi se kapitulli i tretë i romanit “Gryka e Kohës” është një pjesë e re, që varianti i  botuar më 1994-n, nuk e ka.

Kelmendi tha se ishte dëshirë e tij që ky version i ri të vinte në gegnishte, por shtoi se nuk deshi të ndalej gjatë te gjuha, ndërsa ka qenë dhe vazhdon të jetë një zë i fuqishëm publik i shkrimit, botimit dhe normalizimit të dialektit gegë në hapësirën shqiptare.  Për Kelmendin, Kongresi i vitit 1972, që standardizoi gjuhën shqipe ishte një fatkeqësi për shqiptarët.

“Botimi në gegnisht duhet me qenë diçka shumë e zakonshme,  edhe në Tiran edhe në Prishtinë”, shtoi autori.

Ai kujtoi të atin, gazetarin dhe publicistin Ramiz Kelmendi dhe një gjeneratë të tërë të shqiptarëve të Kosovës, që besonin tek bashkimi përmes gjuhës. “Ky ka qenë keqkuptimi fatal i asaj gjenerate”, tha Kelmendi, i mendimit se Kongresi i ’72 i ndau shqipfolësit në kategori të parë e të dytë. Ai tha se shqiptarët e Kosovës u panë si kategori e dytë, për mënyrën sesi e flisnin shqipen standarde. I rritur përmes rrëfimeve, që ai i cilëson sot të zbukuruara dhe stilizuara, nga i ati dhe asaj gjenerate të shkuar, Kelmendi tha se Shqipërinë e njohu mirë pasi e shkeli nga veriu në jug, më 1992-shin. Nga ky udhëtim lindi një seri dokumentarësh, disa artikuj dhe libri “Carere Patria”. “Nji lloj reportazhi i jem, ku une bëjsha nji lloj ekzorcizmi me Shqipninë, që më kishte lidhun Ramizi, baba jem. Nuk kisha qare pa e hjekë, për me muejt’ me e  pa normalisht, objektivisht krejt situatën tonë, në kontekstin shqiptar në at’kohë”.

Rishikimi i Standardit të diktuar më 1972-shin, iu bë ide edhe më e fortë pas udhëtimeve në Shqipëri. Ai kujtoi sesi kishte hasur probleme në Radio Televizionin Shqiptar, kur i vendosi dokumentarit që prodhoi nga këto udhëtime titullin “Të shituar utopie”.

“Ka qenë problem i madh me e futë fjalën “shitim” në RTSH. Unë insistova “ose e fusim, ose e heq dokumentarin”. Ma jepshin si alternativë, “magjepsur, fandaksur”, por s’ma shterrte kuptimin asgjë më shumë se fjala “shitim””.

Për Kelmendin ishte shitim i njerëzve që menduan të ndryshonin botën, duke përfunduar në fund si vrasës. Ai thotë se përmes këtyre udhëtimeve u familjarizua me tragjedinë që kishte ndodhur brenda Shqipërisë e ‘nuk i ngjajke atyne tregimeve  t’ zbukurueme edhe të stilizueme të Ramizit dhe asaj gjenerate dhe u ndieva borxh me e lanë diçka me shkrim...”

Por edhe ky libër, i botuar më 1997 nga botimet “Çabej”, mbeti pak i njohur për shkak se u botua në një vit të vështirë për shqiptarët.

Me botimin e “Gryka e Kohës-Nji histori mbulue me shall”, Kelmendi bëhet autor i UET PRES, ku opusi i tij letrar- me disa vepra të  tjera publicistike – do të vijë i botuar nën këtë logo, ashtu si edhe veprat e ardhshme të tij.

17 Komente

  1. ?
    ?./

    Po deshën le të krijojnë ndonjë standard gjuhe në Kosovë. Mua më mjafton dialekti i Kristoforidhit, i Shkollës Normale për mësues në Elbasan, me drejtor të parë pejanin Adem Gashi, i Aleksandër Xhuvanit, Mahir Domit, Petër Elezit etj etj. I standartit në të cilin janë përkthyer të gjitha kryeveprat botërore të letërsisë. Aq më bën se çfarë do dhe si shkruan ky Kelmendi apo ai Ndreca! 90 përqind e shqiptarëve flet, mendon dhe shkruan në gjuhën zyrtare.

    1. p
      proteste nga vete gjuha shqipe

      Gjuha standarte eshte nje gjuhe qe ecen me paterica ashtu si cdo gja tjeter e dalun nga i rregjim gjaklater. Asnjeni nga dy dialektetd tona nuk e miriton me dominu tjetrin, sepse sjell varferi ne gjuhen shqipe. Gjuha standarte nuk asht ajo e Elbasanit por ajo e jugut te Shqiperise. Prandaj, standarti i 1972 shit kurre nuk do kete sukses, sepse nuk asht nje gjuhe organikisht e plote. Standarti i 1972 - shit asht sabotim i gjuhes shqipe.

      1. M
        Moisi Golemi

        Ti gomar me emrin "Protestë nga vetë gjuha shqipe". Diku shkruan është, diku asht. Diku shkruan "nuk do të ketë" ndërsa po të ishe geg, do shkruaje "nuk ka me pasë". Do shkruaje vorfní, jo varfëri. Ik pirdhu tani, geg wannabe. Ti s'je as geg e as tosk. Je zog gomarit, siç thonë shkodranët.

    2. B
      Baliu

      Ky eshte njeri nga debilat jo te shumte tu Kosovs qe po gjejne strehe tek UET. Qemoti ky e siguron jetesen me veprimtari kunder gjuhes shqipe dhe jo vetem. Tipave te tille po ju ngushtohet perspektiva, por ende jan ne qarkullim.

      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Migjeni nuk eshte kunder gjuhes shqipe por eshte kunder standardit qe ne 1972 u imponua nga kreret e shtetit komunist.

        1. B
          Baliu

          Ky e ka stil jetese qe gjoja si influencer ta sulmoj gjuhen shqipe, perndryshe sosen 300 eurot. Kujt i plas qe nje ish-roker i harruar gjoja eshte i pakenaqur me gjuhen standarde. Thjesht qeshtje private.

          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Nuk eshte vetem Migjeni i pakenaqur me gjuhen standarde. Ka edhe shume te tjere qe jane te pakenaqur...!

            1. B
              Baliu

              Para nja dhjete vitesh u pat formuar nje komision me eksperta nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia qe te shohin se qka mund te behet me mire ne gjuhen standarde. Dhe propozimi me i ngutshem i pales koqevare me akardemik Besim Bokshin dhe akardemik Redzhep Isamajlin ishte qe fjala sulltan te shkruhet me shkronje te madhe ne gjuhen shqipe. Per fat te mire, ekspertat nga Shqiperia e pane se nuk ka propozime konstruktive dhe e nderprene punen e atij komisioni. Kjo eshte fytyra e te "pakenaqurve".

              1. G
                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                Lere cinizmin menjanë. Akademiket qe ti permend jane te respektuar ne Kosovë dhe me gjere. Te keshilloj qe ta lexosh kete shkrim shume te mire te M. Elezit. Shpresoj qe do ta kthjelloje pak mendjen. https://telegrafi.com/kongresi-drejtshkrimit-pa-grim/

      2. X
        X

        Ja pra, llumi revizionist tani del dhe me ball hapur. Të bëjmë çeçenishten gjuhë zyrtare thonë, zot na ruaj. Kaq kundër janë të mësuarit të shqipes së vërtetë saqë duan t'ja impomojnë njerëzve injorancën e tyre. Boll të shpifura janë artikujt me q dhe gj pavend, me c-të dhe zëvendësojnë ç-në, me "çelje" në vend të hapjes dhe me KiE(me i-në që ngjan si ndërtim pa leje), dhe tani kjo dashka legjitimuar? Jo rrofsh, jam mirë me gjuhën standarte që kemi.

        1. B
          Bariu i gjuhes shqipe

          Si lejon shteti te botohen libra te tille qe me dashjen e autoreve sjellin percarje kombetare. Ky avokati i kombit "kosovar" bashke me Matoshin dhe ca ushtare te bindur te Serbise le ta botojne kete fare libri ne Beograd. Standarti i gjuhes Shqipe eshte miratuar edhe me pelqimin e gjuhetareve te shquar nga gjithe viset Shqiptare qe e kane pase shume te qarte se c'fare po bejene. Po te doje ky tipi le te pyese axhen (xhaxhane) e tij Ramiz Kelmendin ndjese paste. S'kane faj keta minj gjirizesh, fajin e kane ata qe j'ua botojne keto mender librash si UET e Cili hajdutit. Turp per shtetin Shqiptar. Po te kisha mundesi une e kisha shpalle "non grata" dhe nuk e lejoja kurre te shkelte ne Shqiperi sepse eshte antikombetar. C'fare kerkon ky? Te na ktheje 100 vjet mbrapa dhe te quhemi komb pa gjuhe si arixhinjte?

          1. F
            Fisnik

            Migjen Kelmendi, me aq sa ia kam lexu shkrimet, nuk di të shkruaj gegnisht. Ky e ka marrë idenë e rikthimit të gegnishtës në Shqipëri. Ka tregu vetë. Ramiz Kelmendi, i ati i Migjenit, ishte deri në fund të jetës së tij përkrahës i gjuhës së njësuar shqipe. E vërteta, kundërshtarët më të rreptë të gjuhës standarde të vitit 1972 ishin emigrantët antikomunistë nga Shqipëria, nga folësit e dialektit gegë. Në Kosovë gjuha standarde ka pasë prestigj shumë të madh! Me rrënimin e sistemit dhe të vlerave morale në Shqipëri, ra edhe prestigji i gjuhës standarde sidomos kur shqiptarët e Kosovës pas vizitave në Shqipëri vërejtën se as populli dhe as intelektualët nuk kishin ndjenja patriotike siç i kishin paramenduar.

            1. t
              timo

              Ramis Kelmendi, i ati iMigjenit, ka qenë nje shkrimtar dhe intelekual i shquar dhe, njëheresh kundërshtar i rishikimit të standartit të gjuhës shqipe. Ai vetë, shkruante vetëm në gjuhën e njësuar madje, me nivel të lartë.

              1. a
                astrit

                Une nuk di qe ne shqiptaret gege kemi nje gjuhe standarte gege! Ne qofte se dikush e quan gegerisht gjuhen e katundit te vet nuk jam kunder por ta theksoj se eshte gegerishtja e katundit te tij.

                1. P
                  Populli

                  Mire qe kete Migjenin e ka lene mendja (RIP) por te tjeret qe merren me te, kaq shume kohe kane? Nuk e kuptojne se dialektet nuk rregullohen administrativisht? Dialektet i ferkon vete koha me njeri tjetrin, marrin dhe japin nga njeri tjetri dhe perseri mbeten po ata. Keto thirrjet idiote per te zhdukur nje dialekt dhe per te afirmuar nje dialekt tjeter, jane si te rrahesh uje ne tavan.

                  1. F
                    Fisnik

                    Kur isha në Shëngjin për pushime në verën e 2020, duke shetitur në mbrëmje, pashë një burrë duke shitur libra në trotuar. U afrova dhe fillova t'i shikoj titujt e librave. Vërejta se të gjitha librat ishin nga i njëjti autor. Më shkoi mendja se pikërisht burri që po shiste libra ishte autori. E pyeta dhe pohoi se ai ishte autori. Quhej Ndue Gaspri. Nuk kisha dëgjuar për te. Ishte autor i 9 (nëntë) romaneve. Romanin e tij të fundit e kishte shkruar në dialekt me titull FMINÌ E HUMUN. Ishte roman autobiografik dhe Autori kishte menduar se dialekti do t'i jepte më shumë ngjyrën reale të fëminisë së tij.

                    1. D
                      Dajti

                      Dialekti iGegerishtes eshte me i vjeterii Ilirishtes antike,i perbere nga fjale arkaike nje rrokore psh. " ca ka je tu ba n tash o burr i dhet (dheut).Fjala qe nuk ka zanore nuk ka muzikalitet, harmoni etj. duket pak e ashper.Iliret e lashte prandaj e kane quajtur kete dialekt Gegerish qe do te thote: G E EGER ISHpra GJE E EGER ISH.Nuk kam asnje qellim per te diskriminuar dialektin Geg perkundrazi duhet rruajtur si nje thesar i cmuar sepse tregon lashtesine e gjuhes tone.

                      Lini një Përgjigje