LETRA/ Leka Bungo polemikë me Drejtorin e Përgjithshëm te RTSH: Ju duhet të hiqni dorë nga strategjia e drejtimit te institucionit  

18 Tetor 2022, 19:21Kulturë TEMA

 LETRA/ Leka Bungo polemikë me Drejtorin e Përgjithshëm te

Leka Bungo, kryetar i K . D . ne R.T.SH . 

(Letra nuk është në emër të Këshillit Drejtues. Është personale.) 
  

I nderuar zoti Drejtor  

Këto rreshta nuk do ti botoja ne qofte se ne mbledhjen e fundit te K. Drejtues nuk do te ndodhte një “ incident “.    
Ashtu si ne mbledhjet e mëhershme njoftova Departamentin e Informacionit te sillte një ekip për te xhiruar kroniken .   
Ne kohen qe do te niste mbledhja ju ndërhytë : 
“Zoti Kryetar , juve nuk keni asnjë te drejte te ftoni Gazetaret pa dijeninë time, aq më shumë për një mbledhje te zakonshme që nuk përbën lajm. 
Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar jam unë dhe askush nuk ka të drejte të veprojë pa urdhrin tim . “ 
Pas këtij turfullimi dhatë urdhër dhe gazetarët u larguan duke ngritur supet. 
( Statuti I R.T.SH-së, në Nenin 17, Germa  c : Këshilli Drejtues shprehet publikisht për transmetime, programe , dhe  qëndrime të organeve të tjera drejtuese te R.T.SH-së dhe Stafit te tij ...)  
Kjo s'kish ndodhur asnjëherë më parë!  
Kënaqësia që të dha “ Incidenti “ të lexohej në sy .   
Më në fund ia “ tregove vendin “ Kryetarit në sytë e Anëtareve të Këshillit dhe Gazetarëve, të cilët pak minuta me vonë do t’u tregonin kolegëve se kishin qenë prezent kur Drejtori i Përgjithshëm ia “ futi të dyja këmbët në një këpucë Kryetarit të Këshillit Drejtues “. 
Në të vërtetë, motivi që fshihej pas këtij “Incidenti “ ishte tjetër. 
Në mbledhje do të diskutohej për here te pare pas NENTE muajsh  ( !!! ) Raporti  i Drejtorisë së Përgjithshme për ecurinë e Reformës që kishit marrë përsipër kur aplikuat për postin e Drejtorit në R.T.SH .  
Ajo që ju detyroi të përzinit gazetarët ishte “meraku “ se gjatë debateve për Raportin prej dhjetëra faqesh, mbushur me hollësira të pa nevojshme që rropateshin të mbulonin “Hallet” e vërteta të Institucionit si :   
Shikueshmëria e ulët e Ekranit tonë. 
Përkeqësimi i Strukturës te ri konceptuar nga Stafi juaj . 
Mungesa e Spektakleve artistike . 
Pamundësia për prodhimin e Programeve që duhet të “ushqejnë “ numurin e pafund të kanaleve televizive. 
Mungesa drastike e Reklamave e të tjera ... 
Duke larguar Gazetarët, çdo diskutim do te mbetej brenda mureve te sallës se mbledhjes dhe nuk do te transmetohej ne Ekran . 
Kjo ishte edhe arsyeja qe vendosa ti botoja ne shtyp , gjithë sa trajtova ne mbledhje . 
  
                                  *  *  * 
Këshilli Drejtues per te GJYKUAR rreth veprimtarisë te sektorëve te shumte , ne te cilët jane punësuar njëmijë punonjës te profesioneve te ndryshme , duhet te jete i INFORMUAR qe nga nisja e zhvillimit te Projekteve deri ne transmetimin e tyre nëpërmjet valëve te Radios apo Ekranit te Televizionit . 
Vetëm atëherë Këshilli Drejtues mund te kryej misionin për te cilin është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë . 
Ne qofte se Transparenca është nje nga kolonat kryesore mbi te cilën duhet te  mbështetet veprimtaria e Institucionit tone , INFORMACIONI është bazamenti i saj . 
Sipas gjykimit tim mungesa e Informacionit për   Këshillin nga ana e Drejtorisë se Përgjithshme krijon “ konflikt “ ndërmjet tyre .Konflikt , i cili për hire te se vërtetës nuk është ndërmjet Drejtorit dhe Kryetarit te Këshillit Drejtues , sic përpiqet ta minimizoje ndonjë “avokat “ i juaj ne Këshillë .  
Zoti Drejtor  
Te gjithë Departamentet e Institucionit janë urdhëruar te mos i japin informacion Kryetarit te Këshillit !!! 
Nisur nga një urdhër i tille , i pa besueshëm , ne datën 02.06.2022 , nr. 69/2 , Këshilli Drejtues mori Vendimin e mëposhtëm : 
1 . T’i delegoje te drejtën Kryetarit te Këshillit Drejtues zotit Leka Bungo për te marre Informacion lidhur me veprimtarinë e Drejtorisë se Përgjithshme dhe sektorëve te tjerë ne R.T.SH. 
2 . Ky vendim hyne ne fuqi menjëherë . 
Por pese dite me vone juve dërguat përgjigjen e mëposhtme :   
“...Sjellim ne vëmendje se, Drejtori i Përgjithshëm i R.T.SH-se është menaxheri kryesor qe drejton dhe kontrollon administrimin e veprimtarisë se R.T.SH-se , pra organizon dhe menaxhon punën ne R.T.SH. , jo vetëm se ai është personi qe përgjigjet për çdo gjë qe ka te beje me veprimtarinë e R.T.SH-se, por edhe si pasoje e parashikimit Ligjor është ai qe duhet te Informoje Këshillin Drejtues për çdo Informacion te nevojshëm te këtij organi kolegjial .” 
Sipas përgjigjes suaj çdo INFORMACION për gjigandin mediatik ku janë punësuar jo me pak se njëmijë punonjës te profesioneve te ndryshme , ku çdo dite gëlojnë qindra probleme , Informacioni duhet te merret VETEM nga Drejtori i Përgjithshëm ?!? 
Një qëndrim i tille mund te mbahej vetëm atëherë kur dikush ka “ nuhatur “ se Kryetari nuk e kërkon informacionin për t’ia bere te njohur Këshillit Drejtues por do t’ia “shpërndaj Armikut”.  
I nderuar Drejtor , po nëse , larg qofte , lindin dyshime se ju personalisht merreni me ndonjë “ pune te erret “,  si duhet veprojmë ? 
Duhet t’u drejtohemi JUVE për te na informuar nëse është i sakte apo jo dyshimi ?   
Mos ndoshta “ ekskluziviteti i Informacionit “ , është një mënyrë për t’ia dhënë informacionin Këshillit Drejtues me pikatore ?Ose për ta Informuar per ceshtje qe nuk nxjerrin “andrralla “ ? 
Ose ca me keq, për te mbajtur fshehur ndonjë paudhësi”?  
Opsioni i fundit është me i mundshmi . 
Qe nga dita e emërimit tuaj janë bere dhjetëra emërime te reja ne R.T.SH.  
Nuk është fjala për punonjësit e thjeshte por për anëtaret me te rëndësishëm qe përbejnë Stafin e Drejtorisë se Përgjithshme . 
Qe ne krye te heres kam dyshuar se pjesa me e madhe e tyre eshte emeruar ne menyre klienteliste , personalisht nga ana e juaj dhe per kete u kam vene ne dijeni disa muaj me pare .   
Asnjeri prej tyre nuk i është nënshtruar KONKURSIT. ( Statuti i R.T.SH-se ne Nenin 29 , Pika dy , e përcakton qarte dhe ne mënyre taksative : 
“ Marrja ne pune behet sipas kritereve te pranimit ne pune , te miratuara me vendim te Këshillit Drejtues te R.T.SH-se , ku përcaktohet edhe përbërja e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e punonjësve …”. 
Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë qysh nga dita e emërimit tuaj .   
Megjithatë , ne shkresën e datës 27.05.2022 me nr. 1659/5 , ju ktheni përgjigjen : 
“ ...Ne përfundim theksojmë se procedurat për marrjen ne pune te punonjësve bëhen sipas kritereve te pranimit ne pune ,te miratuara nga Këshilli Drejtues ne përputhje me Nenin 29 , Pika 2 e Statutit te R.T.SH-se .” 
Ne cilen mbledhje te Këshillit Drejtues është përcaktuar  
PERBERJA E KOMISJONIT AD-HOC PER TE PERZGJEDHUR PUNONJESIT E R.T.SH-SE ?!? 
Ne cilin Statut jeni mbështetur ?  
Statuti i R.T.SH-se ka vetëm nje Nen me numrin 29  ! 
Ta leme një çast mënjanë argumentin e mësipërm për te ardhur tek një tjetër pyetje . 
I nderuar zoti Drejtor ,    
Mund te ndodhe qe te gjithë anëtaret e Stafit te Drejtorisë se Përgjithshme , me ndonjë përjashtim , te vijnë nga i njejti Institucion ? 
E pra ... 
Drejtoresha e kabinetit . 
Drejtoresha juridike . 
Drejtori sektorit ekonomik- financiar . 
Drejtori i administratës . 
Drejtori  i Teknologjisë dhe Informacionit   
Asistente e Drejtorit te Përgjithshëm .  
Shefi i sektorit te kontabilitetit  . 
Përgjegjësja e pastrueseve …. 
Te gjithë këta , ( përfshi edhe juve ) kane ardhur ne Radio Televizionin Shqiptar nga Qendra spitalore e Tiranës , ku ju keni qene Drejtor .!  
Mund te behet fjale për GARE , sic pretendoni ju , ne nje rast te tille ? 
Shume , shume mund te quhet KOINCIDENCE qe nuk arrin t’i shpëtojë humorit te korridoreve te R.T.SH-se ku here, here dëgjohet ndonjë pëshpërimë : 
“ Ishallah nuk na detyrojnë te paraqitemi ne pune me bluza te bardha “. 
Madje “ Komisionet “ e ngritura nga ana e juaj kane pasur ne përbërjen e tyre Komisioneve qe nuk kane kaluar VETE ne asnjë Komision . 
Edhe pse ka kaluar kohe nga Emërimi tyre , unë jam i mendimit se te gjithë ata , pa përjashtim , duhet japin DOREHEQJEN, 
Te njëjtën kërkesë ua kam bere shume kohe me pare . 
Unë ngulmoj përsëri  se ata duhet te DOREHIQEN dhe te futen ne gare , ashtu si e kërkon Ligji . 
Ne te kundërt ata do te mbeten te PA LIGJESHEM përsa  kohe do te rrinë ulur ne ato karrige ..    
R.T.SH-ja është Institucioni me i madh MEDIATIK e megjithatë ne strukturën e tij drejtuese nuk ka asnjë GAZETAR !!! 
Asnjë ! 
Edhe zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i cili sipas Ligjit duhej te ishte punonjës i Medias , është INXHINJER !  
Nderkohe qe  Neni 13 i Statutit thote : 
“ Zv. Drejtori i Përgjithshëm duhet te ketë përvojë pune ose drejtuese te DREJTEPERDREJTE ne median e shkruar ose audiovizive jo me pak se pese vjet .” 
Zv. Drejtori i përgjithshëm është trajtuar ne mënyrë te veçantë nga ana e juaj . 
Ai nuk ushtron vetem funksionin e tij . 
Ndërkohë ai është emëruar ( me komande ) Drejtor i Prodhimit , e cila ka ne organiken e saj ka rreth njëqind e shtatëdhjetë punonjës , ku pjesa me e madhe janë Regjisore , operatore , Montazhiere , Skenografe , Piktore  , me fjale te tjera ARTISTE . 
Dhe te gjithe keta udhëhiqen nga një INXHINJER ! 
Po ky INXHINJER është emëruar Drejtor i Festivalit te Këngës ne R.T.SH !!!   
Ne Konferenca ndërkombëtare , ne Delegacione te ndryshme , ne marrëveshje ndërinstitucionale , si ajo me Radio Televizionin e Kosovës , apo me RAI-n , Zv.Drejtori është i kudo ndodhur , ndërkohë qe Këshilli Drejtues informohet per aktivitete te tilla te R.T.SH-se nga portalet e ndryshme , sikur te ishte Këshilli i Ndërmarrjes ne Rrobaqepësinë Ushtarake te Gjirokastrës . 
Perse ndodh kjo ? 
Sepse , ju i nderuar , i keni ushqyer vetes mendimin se Drejtoria e Përgjithshme është eprore e Këshillit Drejtues , ndërkohë qe sipas Ligjit është kundërta . 
Por edhe pse e njihni Ligjin ju e konsideroni K.D-es nje organizëm te përbëre nga njëmbëdhjetë noterë te cilët kane vetëm nje detyre , te ngrenë dorën për te miratuar çdo propozim te bere nga ana e juaj .   
Stafi i Drejtorisë se Përgjithshme , i cili nuk ka asnjë Gazetar apo Krijues por vetëm inxhinierë , financiere dhe përgjegjës te ndryshëm , duket si një ekip qe drejton  “Uzinën traktori “ dhe jo nje Institucion Mediatik ! 
Drejtori i Prodhimit dhe ai i Programeve , te cilët mbajnë peshën me te madhe ne realizimin e Programeve te Radios dhe Televizionit , nuk janë emëruar akoma edhe pse ju keni nëntë muaj ne karrigen e Drejtorit te Përgjithshëm . 
Pse …? 
Procesi i Rekrutimit te atyre qe duhet te marrin përsipër udhëheqjen e punëve , kryesisht ne fushën e  krijimtarisë ,nuk është i thjeshte .  
Përkundrazi .Është sa i vështirë aq edhe delikat . 
Ai kërkon modesti dhe vullnet nga drejtuesit me te larte te Institucionit per t’u konsultuar me Profesioniste te zot jo vetm brenda R.T.SH-se , por edhe jashtë tij . 
E vetmja përpjekje nga ana e juaj ne kete rrafsh , është emërimi i Udhëheqësit Artistik te orkestrës Simfonike . 
Pa e vene aspak ne dyshim dëshirën e mire dhe  Personalitetin e tij artistik , jam i mendjes se emërimi i tij nuk ishte zgjidhja  me e mire . 
Ai punon dhe jeton ne France . 
Cili do te ishte ndryshimi nga një Dirigjent tjetër qe vjen  ca dite ne Tirane , dirizhon koncertin dhe te nesërmen largohet përsëri ?! 
Misioni dhe detyrat e Udhëheqësit artistik nuk janë te njëjta me ato te një Dirigjenti te përkohshëm . 
Për ketë arsye ato nuk mund te realizohen me “korespondence .” 
Dhe për te kompensuar mungesën e prezencës se përhershme te Udhëheqësit Artistik pranë Orkestrës keni punësuar me kontrate nje Menaxher ,i cili është i domosdoshëm per mbarëvajtjen e punëve te orkestrës  .Mirëpo kur mësova se EDHE ky punon dhe jeton ne France ….?!? 
                                 ** ** * 
Mungesa e gjykimi profesional ne fushën e krijimtarisë artistike , hera herës e ve Drejtorinë e Përgjithshme ne një situate te vështirë , dhe shpesh propozimet e saj tingëllojnë  amatoreske  .  
I tille është rasti i fundit kur sollet per miratim ne Keshillin Drejtuese “ Draft rregulloren “ e Festivalit te Kenges ne Radio Televizion . 
( Propozimi mbante ne fund shenimin : Ju lutemi bëni urgjent mbledhjen e Keshillin Drejtues per miratimin e rregullores sepse Festivali është ne muajin Dhjetor .) 
E pra , Festivali ka plot gjashtëdhjetë vjet qe zhvillohet vetëm ne Dhjetor !!! 
Ky është nje nga rastet tipike kur Drejtoria e Përgjithshme per te realizuar pikësynimet e saj , kërkon te “ Fshihet “ pas votës kolegjiale te Këshillit Drejtues .   
Sipas “ Projekt rregullores “ te paraqitur nga ana e juaj , e cila u miratua(!) per here te pare ne historinë e Radio Televizionit Shqiptarë Drejtor i Festivalit te këngës do te jete një INXHINJER . 
Megjithatë , për nje çast le ta quajmë normal nje emërim te tille .  
Ajo qe është ANORMALE , janë kompetencat qe i jep kjo Rregullore Drejtorit te Festivalit . Ato jane shume por une po citoj dy -tre nga kompetencat :   
c) Emerimin dhe dhe shkarkimin pa arsye te Drejtorit artistik te Festivalit . . 
f)   Emerimin dhe shkarkimin pa arsye te Drejtuesit ( prezantuesit ) te Festivalit . 
g)   Emerimin dhe shkarkimin pa arsye te Regjisorit te Festivalit . 
I)    Emerimin dhe shkarkimin pa arsye te autoreve te festivalit , ne cilesine e autorit te skenarit letraro- artistik dhe te autorit te regjise…. 
  Keto dhe Kompetenca te i jane dhene Drejtorit inxhinjer !!! 
Ndoshta Neni i Nente i rregullores eshte eshe me absurd. 
Ja Neni i nente : 
“Kënga fituese  e dale nga votimi i PUBLIKUT , përfaqëson Republikën e Shqipërisë ne Festivalin 
European te këngës . (Eurovision Song Contest 2023 ) 
Me fjale te tjera sipas këtij Vendimi ,verdikti per vleresimin e kenges qe do te marre pjese ne Festivalin Europian nuk do te jepet nga nje JURI PROFESIONISTE , por nga shumica e votave qe do te vijne , bie fjala , nga ish kooperativistët e Tërbufit ,  azili i pleqve te  Rrogozhinës , apo ndërmarrja e përpunimit qumështit ne Librazhd . 
                                  *  *  * 
Sipas Ligjit Skenarët dhe Projektet e ndryshme ne fushën e Gazetarisë apo te krijimtarisë artistike , miratohen ne Këshillin Artistik . 
Per hire te se vërtetës duhet thënë se te gjithë Anëtaret e tij , janë personalitete ne fushat te ndryshme krijuese . 
Megjithatë , hera herës , ne gjykimet e tyre ata bien   “ PRE “ e presioneve te Drejtueseve te Institucionit . 
Këta te fundit , shpesh here e detyrojnë Këshillin artistik te marre ne shqyrtim edhe Projekte qe nuk permbushin kriteret sipas Ligjit .   
Gjithsesi , cilido qofte presioni , Anëtaret e Këshillit nuk mund  ti shmangen pergjegjesise . 
Te me ndjejnë por rasti i miratimit te Projektit per realizimin e filmit “ Prokurori “, pa lexuar Skenarin , duke u mbështetur vetëm tek Synopsys ,...është i pa falshem . 
Dhe për fat te keq ky nuk është rast i vetëm . 
  
                              * *  *    
Nje nga problemet me te rëndësishme ne transmetimin e Projekteve te R.T.SH-se .i cili nuk ka gjetur zgjidhje , është CENSURA PROFESIONALE .  
Shpesh ne Valët e Radios apo ne Ekranin e Televizionit transmetohen programe me nivel te ulet profesional . Kjo ndodh për nje arsye te thjeshte , mungon CENSURA profesionale , ose mekanizmi qe e ben te mundur ate . 
Akush nuk ushtron kontroll PROFESIONAL përpara se te Emetohen Programet . 
Kësisoj autoriteti i Ekranit te R.T.SH-se është vetëm ne “Duart” e Realizuesit  .        
Nga ana tjetër Regjisoreve , Gazetareve , Operatoreve ,  Skenografeve u mungon “ Ai “ qe t’u thotë një fjale te mire , t’u beje një sugjerim , nje vërejtje , t’i përgëzojë... !Edhe një Udhëheqës artistik i cili per tridhjete vjet me radhe është përpjekur te luaj një rol tille , ne strukturën e re është ELIMINUAR !!!    
Ndoshta pas ndërtimit te STRUKTURES SE RE ku mungojnë :  
Departamenti i Filmit dhe Dokumentarit , Departamenti i Spektaklit artistik , Departamenti i programeve artistike për fëmijë ... , 
Ndoshta udhëheqja artistike nuk është e domosdoshme . 
                                     *  *  * 
Një nga prioritet qe zuri vendin kryesor ne debatet e mbledhjes , e cila u be shkak per te shkruar këto rreshta ishte MUNGESA e PROGRAMEVE ARTISTIKE ne R.T.SH. 
Përveç Festivaleve te këngës dhe Koncerteve per mbrëmjet e vitit te Ri , ne Radio Televizionin me te madh Shqiptar , per te cilin punojnë njëmijë vete , sinjali i te cilit mbulon te gjithë territorin e Republikës dhe shkon deri ne skajet me te largëta te botes ku jetojnë Shqiptarët , ka plot GJASHTE VJET qe nuk ka realizuar qofte edhe nje Spektakël artistik permanent . 
AS EDHE NJE !?! 
Ne një kohe , kur te gjithë Televizionet e Tiranës , qofshin kombëtare apo lokal realizojnë dhe transmetojnë shpesh , jo nje , por disa Spektakle te natyrës artistike . 
Per me shume se tredhjet vjet , Radio Televizioni Shqiptar ka transmetuar QINDRA spektakle për teleshikuesit , njeri me i suksesshëm se tjetri . 
Nëpërmjet tyre janë promovuar dhe janë bere te famshëm dhjetëra Ikona te këngës dhe te Humorit . 
R.T.SH-ja ka qene “ Materniteti “ i Vace Zeles ,Koco Devoles , Stefan Gajos , Irma Libohoves , Vera Grabockes, , Pali Kukes , Luan Zhegut , Albert Minges ,Sherif Merdanit e dhjetra , dhjetra artisteve te mëdhenj te cilët morën EMER prej tij .   
Sot ai nuk eshte ne gjendje te transmetoje per publikun Shqiptarë qofte edhe nje Spektakël artistik ?! 
“ Nuk e përballojmë financiarisht “ !!! 
Ky është justifikimi sa here  qe shtrohet kjo kërkesë ne Këshillit Drejtues . 
“ Nuk kemi para “! 
Edhe pse ne çdo mbledhje është kërkuar nga Anëtaret e Këshillit Drejtues , edhe pse ju personalisht e keni konsideruar mungesën e Spektakleve artistike si një  MUNGESE TE MADHE , sot  e kësaj dite , ato I mungojnë Ekranit tone . 
Nisur nga debatet e mbledhjes se fundit por edhe nga probleme te ngritura me pare , Ju bëtë një Deklarate te pa zakonte .  
 “ Ne qofte se gjendja e krijuar ne R.T.SH . nuk ndryshon deri ne muajin mars , unë do te jap DOREHEQJEN .” 
Deklarata e juaj ne mbledhjen e Këshillit Drejtues , sipas gjykimit tim , ishte e nxituar dhe emocionale . 
Une personalisht nuk e mbështes nje Deklarate te tille .    
Sidoqoftë , duke dëgjuar nga goja e juaj konstatimin per gjendjen ne te cilen ndodhet Institucioni i ynë , shpresoj qe edhe ndonjë nga Anëtaret e K.D., i cili ka “ nxituar “ për te votuar propozime qe nuk e ” shpien ujin “ atje ku duhet te mos “ ngutet “  përsëri .      
 Zoti Drejtor , sipas gjykimit tim , juve nuk duhet TE JEPNI DOREHEQJEN nga posti que mbani.  
JU DUHET TE HIQNI DORE  nga Strategjia e Drejtimit te Institucionit .  
   
  
                                   * *  * 
  
Shënim i vecante  
Gjithë sa kam shkruar ne këto rreshta , me ndonjë përjashtim  , i kam shtruar ne mbledhjen e Keshillit Drejtues . Gjithçka është e regjistruar dhe pasqyruar ne Proces verbal .   

31 Komente

  1. M
    Martin

    Radio Televizioni Publik Shqiptar duhet te shtrije kembet sa ka jorganin, thote populli. Se pari duhet te mos transmetoje me shume se dy programe 24 oreshe: i pari kompleks, i dyti vetem lajme. Se treti duhet te hape studio me programe mbi motin, mjekesine dhe psikologjine me specialiste te mire me ze radiofonike. Te tjerat vine pas nje shqyrtimi profesional te reformes ne RTSH. Leka Bungo ka te drejte.

    1. O
      O Martin je ne dy busta paga

      Ne fakt pasi e futet thoma gellcin e shkrete ne burg sepse e ngriti rtsh ne nje nivel te papare (duke fituar armiqesine e aleksander frangajt aq sa u alarmua Taulant balla dhe doli me shpejtesi ne parlament duke thene pse duhet te transmetoje rtsh me shume sen je ndeshje champ league. Shqiptaret duhet ta blene tha te platformat e klan Tv) tani si ushtare te Frangajt qe jeni doni ti nxirrni themelin RTSh.

      1. M
        Martin

        Zoteri, une jetoj prej vitesh ne SHBA, pasi kam punuar ne Televizionin Shteteror Shqiptar plot 20 vjet ne vijen e pare te frontit-pergatitjen e dokumentareve dhe emisioneve historike dhe kulturore. Shpreha mendimet e mia nga pervoja e televizionit me te madh te Amerikes: NBC. Nga Tv. shqiptare ndjek Top Channell, Report TV dhe CNN A2. Thoma Gellici nuk ka punuar ne TVSH, por ne Zerin e Popullit. Vjedhet e tij u dokumentuan ne Gjykate.

        1. E
          Engjell

          Martin Ne shqiperi te dokumentosh vjedhje ne gjykate eshte shume relative. Se dokumentohen "vjedhje" per kontratat qe i dhane nje nivel komplet tjeterRtsh - se. Dhe ishte nje tender 700 mije euro ku ne rastin e hajdutllikut eshte mare 70 mije euro. Qe prap eshte gabim por po them nderkoye qe fut thomain per vjedhje, ke alqi bllakon qe te del para kohe mgjths ka vene firmen per 400 milion euro inceneratore qe nuk ekzistojne. Me pronare ne kerkim. Beb ahmetaj dhe engjell agaci minimalisht duhet te ishin ne burg. Etj etj se sja vle te zgjatem. Kollaj te besh statistika duke shkaterruar RTSh ne interes te aleksander frangajt.

          1. L
            Leka Martin

            Megjithese e arrestuan dhe e mbajten nje vit ne burg , nuk gjeten dot asnje vjedhje te Thoma Gellcit por e denuan per shperdorim detyre sepse kishte shtyre pagesat qe rtsh do ti bente nje firme. Po dhe per nje vendim te shpallur gjykate po genjen o Martin qe ke si shembul tv amerikan? Po duket se dhe ti do jesh i kohes se bungos kur rtsh ishte mitrolozi i partise kunder opozites se kohes

          2. L
            Leka Martin

            Ti ken pervoje duke punuar apo duket pare NBC? Por te pakten ti shikon tv amerikan se leka dhe kur ishte ne amerike shikonte rai bardh e zi. Po dhe per vendimin e gjykates genjen o Martin? Nuk e akuzoi njeri Gellcin per vjedhje por per agjitacion e propogande,

      2. E
        Emigrant 1990.

        Ashtu ë?!.

        1. M
          Moza

          LEKA DONË LEKA

        2. F
          Firaku

          Leka Bungo dhe Pellumb Kulla kan punuar ne Fier,nese Pellumbi eshte i mirepritur dhe qytetar nderi,kurse Leken askush nuk e kujtoni.Kaq per kete megalloman te pandreqshem.

          1. f
            fati

            Vertete, mendoj se kur emron ne drejtim nje kloun, keto gjera do te presesh, njehere thote te nderptitet transmetimi nga tvsh, tani del e thote qe drejtori te mos jete me drejtor, neser kush e di se cfare do ti pjelle mendja, a thua se drejtimi i tvsh eshte nje loje e personazheve te tij humoristik.

            1. S
              Shaqo

              Leka, nje idiot e maskara.

            2. S
              Sekti spitalor

              Eh mer zoti Bungo sa te drejte keni! Iku per lesh Rtsh-ja brenda 3 muajve me keto te bluzave te bardha.

              1. A
                Alban Dega

                NJE ANALIZE ME FAKTE TRONDITESE Numeri i punonjesve teper i larte Drejtimi i RTSH teper i ulet Nje Televizion qe nuk del me fitime në ekonomine e tregut duhet te shpalle falimentimin ose ndryshoje drejtimin urgjentisht. Asnje institucion shteteror nga hallka me e ulet e deri tek kryeministria nuk duhet te paguaje reklama në televizionet private, por në RTSH, ATSH. Cdo punonjes jo vetem i mediave mediave shteterore por ne cdo hallke te shtetit duhet punesuar me konkurs dhe sipas aftesive e jo miqesive dhe nipizmit.

                1. T
                  Trebeshina

                  Leka eshte deliriant me hu ne bythe,20 vjet ne Amerika dhe nuk di anglisht,ky eshte mender "inteligjenti"Leka Bungo.

                  1. J
                    Jetëart

                    Është e vërtetë që diçka nuk shkon aty brënda , que sic...nuk di , por lentes i mungon talenti [????], nuk ka magjinë e vjetër , megjithëse madhështia e bën një ndrikullat nostalgji si Rai , diç's'ecën , mbase duhet kaluar nga prizmi Δ , në optimal nonagonal xixëlluës .

                    1. N
                      Noah

                      Pak kohë më parë Leka si thotë dhe vetë që jam Kryetar i Këshillit Drejtues, ankohej duke thënë se nuk e duronte dot kur shikonte që shumica e atyre që punonin në RTSh rrinin tërë kohën në kafe dhe nuk punonin….ndërkohë që edhe ai vetë në kafe rrinte :):):)

                      1. P
                        PunDeli

                        Ne kafe rri akoma, cdo dite, nga ora 9 ne 13, mbledh “llafe” nga keta parazite te kafeve, qe buk i ka thene njeri puna mbare e e kane cuar rtsh ketu ku eshte, dhe qe po vete i shante, e mbush kesisoj pacavuresh qe i quan Letra. Si rolet qe ka luajtur eshte leka, koke e kembe negativ e i dobet

                      2. B
                        Bostoniani

                        Kush eshte drejtori I pergjithshem I RTSH-së?

                        1. L
                          Leka Bungo

                          E more Leke si behesh kur nuk te pranohen qokat, bishe behesh.:-) vet e ke votu . Mik te forte paske pasur qe nuk po te fusin shkelmin bythes nga aty.

                          1. Z
                            Zyberi

                            Po vetë Drejtori i pergjithshëm ka mbaruar për gjeologji minirash Letra duket objektive.

                            1. S
                              Shall— varja

                              Po ku do gjeni dretor si Thoma Gëllçi? E beri tvsh te udheheqe gjithe tv private, ishte i pari. Po njeriun e punes dhe profesjnal ju nuk e doni, se jua mori shikusit gjithe tv te tjera. Per kete gjë e pagoji me nja10 muaj burg dretori z Gëllçi?

                              1. z
                                zgalem

                                RTSH e filloi punen mire . U themelua ,mbi traditen dhe pati mjaft popullaritet , Po te kishte vijuar me ato ritme , do te mbetej ekrani me i dashur , per popullin tone , te lodhur nga moderrnizmat e tejskajshme . Nuk kam kopetence ta gjykoj , por u habite , me shifren nje mije punonjes . Kjo leter , sado te kete pa saktesi , mjaftojne gjysmat , per te mbajtur qendrim ligjor , ndaj cperdorusve te detyres . Drejtori kerkon fonde , pa marre parasysh , qe duhet te krijoi fonde te konsiderushme nga rekllamat dhe sporti . Kete gjendje , kaq alarmante duhet ta gjykoi sekretari i pergjithshem i Kryeministrise dhe Avokati i popullit , per t'u vendosur pikat mbi "i" . Kam qene gazetar vullnetar dhe e njof aftesine e Thoma Gellcit . E njof , per shume te afte dhe te drejte . Mos ndoshta vendi i tij eshte bosh ? Sinqerisht Zgalem .

                                1. b
                                  beni

                                  Te rinjte marrin skafet ikin nga Shqiperia se nuk ka pune Leka Bungo 80 vjec behet drejtor Mos valle ishte budalla Enver Hoxha qe i nxirrte njerezit ne pension ? Kush mbush moshen nuk ka pse te punoje ne shtet .Le te gezoje pensionin po qe i afte le te punoje tek privati .Na mbyten

                                  1. F
                                    Flori

                                    Enkelejd Joti njeri profesionist dhe me eksperjenc dhjetra vjecare suksesi ne televizion, kto ironit me bluza te bardha nuk i shkojn nje plakaruqi qe ka 20 vjet qe duhet te kishte dal ne pencion dhe te shijonte niper e mbesa, nje mentalitet i vjeter si Leka nuk ka ca ti sjelli asnje risi ketij televizioni.

                                    1. i
                                      ish Inxhinier per shume vite ne TVSH

                                      Drejtori i Dergjithshem i RTSH dhe stafi i Tij ne Drejtorine e Pergjithshme si dhe drejtuesit e tjere neper Departamente duhet te LARGOHET nje ore e me pare, sepse gjigandi RTSH eshte ne "pike te hallit" aktualisht. Drejtuesi i Pergjithshem e drejtuesit e tjere duhet te jene figura te gazetarise dhe artit, ndersa inxhinieret te shohin vetem punen ne Sektorin e Teknikes dhe te mos perfshihen ne asnje strukture tjeter Drejtuese. Mjafton te lexohet sado pak Struktura e RAI (simoteres me RTSH) e kupton qe RTSH eshte gjigand ne agoni te plote, nderkohe qe ka te ardhura direkte nga pagesa mujore e cdo familje shqiptare (nepermjet fatures se dritave) dhe mbeshtetje jo te vogel dhe nga buxheti Shtetit. Rritja e numrit te punonjesve per interesa te Drejtorit te Pergjithshem apo Drejtoreve te Departamenteve, eshte VJEDHJE, sepse si Radio dhe Televizioni nuk e justifikojne kete numer te madh punonjesish me sasine dhe cilesine e programeve qe publiku shqiptar degjon e shikon. Ja P.SH. vertete RAI arketon nga cdo familje italiane shumen 100 Euro ne vit, por ka shumellojshmeri programesh (krahas shume kanale radiofonike dhe televizive), qe ndiqen me te njejten perqindje si dhe programet e grupit mediatik gjigand privat MEDIASET (te familjes Berlusconi), ku per kete sherbim privat nuk paguan asnje qindarke. Flitet per programet dhe kanalet baze, jo ato me kode qe jane me pagese ne plateformat SAT dhe T2. Tek Ne gjigandi Mediatik Publik RTSH paguhet rregullisht nepermjet tarifes qe Shteti e ka vendosur tek fatura e Energjise Elektrike (pra te detyrueshme, e ndjek apo nuk e ndjek RTSH), nderkohe qe ne ekran ne cilindo kanal te paketes RTSH sheh e degjon VJETERSIRA dhe shumica programe monotone e te bezdisshme. Ndaj ne RTSH duhet bere struktura ON-GENERAL sic e bere Greqia para disa viteve me gjigandin ERT, sinjali per 6-muaj ishte ZERO dhe gjithcka filloi me rimekembjen e struktures totalisht sipas kerkesave bashkohore.

                                      1. M
                                        Media

                                        O leke je burre i mire por duhet te vesh nderin ne vend me Gjergj Lucen jo me RTSh. Dil haptas dhe tregoi vendin gjergjluces se te turperoi ne pleqeri. E ke videon ne cdo rrjet social

                                        1. P
                                          PER ATA QE NUK E DINE

                                          PRANDAJ S' KA VENDE PUNE NE SHQIPERI SEPSE ANETARET E PARTIVE MAJTAS E DJATHTAS ME GJITHESE JANE MBI 65 VJEC NUK DALIN NE PENSION PLEEQERIJE SE PASTAJ NUK KONTRIBUOJNE NE PARTI .

                                          1. L
                                            Lenci i TVSH-se

                                            Ish inxhinieri, per shume vite ne TVSH, eshte me logjike te forte per ato qe shkruan. Edhe une kam punuar per shume vite ne TVSH dhe e di kush eshte ai. Per shume gjera qe permend, ka te drejte. Por duhet te thonte nje gje me shume. Leka Bungon e njoh qe ne vitet 70-te. nNuk kam hic respekt per te. Kur lexoj letren e tij, me duhet te pranoj se ai ka te drejte per disa probleme qe shtron. Por nuk e kuptoj pse priti 9 muaj per ti ngritur keto probleme! Sikur priti qe ato te shtoheshin dhe pastaj te dilte si shpetimtar i situates. Por nuk del dot. Ai eshte vete i paligjshem. Erdhi ne RTSH si dhurate e Edi Rames, i cili u "lodh" per ta gjetur nje ne Amerike, ku ai kishte 16 vjet qe punonte ne vendin me artistik te Nju Jorkut: si roje ne nje godine banimi. Tentoi per te hapur edhe nje restorant, por deshtoi, ashtu sic nuk ka lene ndonje emer ne veprimtarine e tij artistike. Thashe qe Leka Bungo nuk e meriton te jete ne krze te Keshillit Drejtues te RTSH-se. Kjo, sepse ai nuk e ka kaluar nje kusht nga kryesoret: nuk ka kaluar pastertine e figures, qe eshte e domosdoshme (dhe eshte bere per gjithe anetaret e tjere te Keshillit Drejtues). Enkel Jotin nuk e njoh mire, por ka qene drejtor i p[ergjithshem i Top Channel, i perzgjedhur nga Tani i Topit (Dritan Hoxha), i cili shquhej per nuhatje te forte per njerezit e biznesit. E Tani dinte ke zgjidhte.

                                            1. L
                                              Leka do lekë

                                              Lerini hollesirat por shikoni cfare kerkon: drejtori i pergjithshem te heqe dore nga strategjia e menaxhimit te rtsh dhe kete tja lere ne dore Lekes. Qenia e Lekes kryetar tregon se karagjoslleqet e kane mbuluar ate vend prandaj rinia merr arratine nga te mundet. Leka do lekë por problemi eshte se ai nuk ngopet me lekë

                                              1. E
                                                Emigrant 1990.

                                                Leka erdhi ne Krye te bordit me "pula,strena", tani kerkon "frena". Rtsh- eshte prone e Jotit sic ka qene e Becit, e zhejit, e Martinit, e Gellçit e...sipas mandateve. Leka Bungo- ngele skeç.

                                                1. T
                                                  Tosi

                                                  Eshte prone e publikut o shoku emigrant

                                                Lini një Përgjigje