Nga misteret e Parisit, dashuria dhe lidhja me fëmijët, rrëfehet Inva Mula

12 Tetor 2022, 09:40Kulturë TEMA

Nga misteret e Parisit, dashuria dhe lidhja me fëmijët, rrëfehet

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ka rrëfyer për Drini Zeqo në A2 CNN, shumë nga misteret që rrethojnë jetën e saj veshur me shkëlqimin e skenave më të famshme në botën e artit.

Nga karriera, marrëdhënia me prindërit, fëmijët dhe jeta pas kamerave, artistja tregon si gjithçka nisi kur plotësisht në fshehtësi nga mamaja e saj, nisi të bënte prova për të mësuar veprën e njohur botërore  “La Traviata”. Nga momenti që ajo audicionoi,  jeta e Invës ndryshoi përgjithnjë.

“Unë sapo mbarova Konservatorin e Tiranës, që sot njihet si Akademia e Arteve dhe në ato momente nuk e mendoja largimin nga Shqipëria. Nuk kisha as pasaportë. Si çdo shqiptar. “La Traviata” luhej në atë kohë në teatrin tonë dhe vendosa ta mësoj vetë, në fshehtësi. 

Sepse mamaja ime, si mësuesja ime e kantos, një grua shumë e disiplinuar nuk lejonte që një këngëtar t’i digjte etapat e formimit. Tani mamaja ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën. Por rebelizmin e atëhershëm, do ta interpretoja si kuraja e një artisti të ri që ka nevojë për konfirmim”, tregon ajo.

Në moshën 23-vjeçare, pasi audicionoi në Teatrin Kombëtar, Mula nisi hapat e vërtetë të karrierës që do ta çonte pak më vonë drejt Parisit, “Qytetit të Dritave”.

“Parisi ishte aq i madh dhe i zhurmshëm dhe dukej si qyteti i ëndrrave të mia. Fillimisht e njihja atë nga letërsia. Isha e dashuruar me të. Sot ai ende më impresionon për shkak të mistereve dhe të fshehtave që mban”, ka treguar Inva.

Në rrëfimin e saj, diva e muzikës ka folur edhe për marrëdhënien me prindërit e saj Nina dhe Avni Mula, që të dy artistë të shquar.

“Fati më i madh që unë kam pasur në jetë, është se kam pasur ata prindër”, është shprehur ajo ndërsa ka treguar se me babanë ka pasur një marrëdhënie shumë te ngushtë. Madje aq shumë sa babai i saj i ndryshoi vendin shkronjave të emrit të tij, për të formuar emrin e saj.

“Fëmijërinë time, do ia uroja kujtdo që ta kishte. Kujdesi. Respekti që prindërit për ne. Në modestinë e jetës së çdo shqiptari, ata gjenin mundësinë të na ofronin gjithçka”, shton Inva.

Sopranoja foli edhe për marrëdhënien e saj të dashurisë, duke pohuar se nuk është “single”.

Gjatë bisedës Inva rrëfeu se marrëdhënia me vajzën e saj Ninën dhe djalin Anthony është një gjë e shtrenjtë. Por pavarësisht historisë së pasur artistike, ajo këmbëngul që fëmijët nuk duhet të imponohen në zgjedhjet e tyre.

“Nuk kam dashur kurrë që të imponoj asnjërin nga fëmijët për zgjedhjet e tyre. Kalimi i Anthony në muzikë ishte plotësisht një dëshirë personale e tij. Unë dhe ai kemi një projekt bashkë, por ende nuk do të publikohet. Këtë do ta vendosë ai”.

Për të sekreti i suksesit të madh, është gjetja e ekuilibrit mes divës në skenë dhe njeriut të përditshëm.

Në mbyllje të intervistës, duke dhënë edhe një mesazh për të rinjtë, Mula i ka këshilluar që kurrë të mos heqin dorë nga shpresa.



6 Komente

  1. p
    pfff... c'VIP !

    piro mjerisht si dha sodisfationin qe ajo kerkonte dhe kjo bani qi Lufa t'i futej kerkimit te asaj kenaqsie qe donte !Dhe ajo filloj gjuhetin e karucit te vertete .mbasi u var ne hunjt e Pasareles se Karieres ,si atij te Spanjollit PlacidoDomingos etj e pastaj siedhe dijme mbas atij te Danes , ku edhe siedhe dhet arriti kulmin . Cfar Happy End do thoshte dikush .Dikujt tjeter mundet ti duket si dicka ,si nji aneture e nji gruaje ,me kuru pasionet e deshtume njerezore .Mirpo asgje s'ka te keqe ktu .Nuk eshte as e para e as fundit ,qe kalon mbi hunjt e zjarrte ,duke i pare ata ,si nji ure kalimi ose Trampoline drejt Objektivit qi don te arrij .Ka jopak Femra te tilla ne Bote qe jame me shume se Ambicioze dhe kerkojne te arrijne cfar duan me cdo cmim duke shkelur mbi hunjt e zjarrt me Pi e tyre per te hyre pasanej ne keshtjelen e andrrume . E di ,qe kjo mundet te jet dicka e paMoraleshme per njeriun ,por nooooooo ,sot kjo tip VIP-i eshte Modeli i nji shoqerie te shpartalluar nga te gjithe Vlerat njerezore ,duke i vleresuar te tilla Karieriste Kembengulese si Model VIP . Ne fun t'funit c'do te thote Moral sot ne kte shoqeri ?

    1. a
      alphazeta

      Nga gramatika, drejtshkrimi dhe sintaksa që përdor dukesh se je dru ahu që nuk mund të gdhendet kurrë. Nga ato gjysma fjalë që shkruan e tregon veten se je kontigjent burgu. Prandaj mos u merr me yjet se nuk janë niveli yt. Fillo të lexosh së pari ndonjë libër që të gdhendesh pak o dru me pre. Nuk ke nivel ti për të dhënë mend.

      1. a
        alfazeta lexon Libra dhe gdhend dru ne pyll

        alfazeta, e para , jemi ktu duke bernji Komente dhe jo per te dere nji Bukurshkrim ,qe t'i pelqente nji Druvari njohes i Gdhendjes ,gje e cila s'do me interesinte absolutiste . (Nga paaftesia e nji replike kapesh mbas "bishtit ) me dal nga gropa ku je ) _Qe te thuash se ke te besh me nji Kontigjent Burgu , (ha ha ha ) duhet te jesh jovetem me shume se cinik vs Komentit por edhe nji injorant i deshperuar ,qe te mungojne shume brenda asaj Kafke . Nuk e di se cfar ka te bej me leximin e librave kjo gje ,qe me ben me qesh ,te qenit kaq Karagjoze ne kto brockulla qe zhgarravit e tregon se je nji tru Pordhe ne ere i paafte te replikosh . Te replikosh ,sdo te thote te Ofendosh si Ordiner Rrugesh ,qe te jep qarte iden si ta Pikturosh surratin ! -E fundit sepse s'ja vlen me u zgjat me zorraxhinjte si ty ktu , (qe un s'do desha te bej gishtrinjte pis ) nuk po flitet per asnji lloj Niveli -(as NIvel idiotesh si Ty e as Nivele Kurverie VIP-ah) por thjeshte po komentohet si ndodh ne cdo medie apo fotum te Europes .

        1. s
          sa te ha bytha o malaga alpfazeta

          ai pordha Dru me Pre aty nalt alpfazeta , mesiguri qe s'eshte fare shqiptare dhe s'i intereson fare tema ,por nonji nga qent e filogreke te temes ,noj pederast me sintakse e gramatik ,qe bo ZHurmuesin e radhes ,pra noj kerme graqiresh .Thjeshte i bo gojore gjithe shqiptareve ktu dhe nuk thot asigjo per temen . Po qe eshte drrase fare e sdi cfar thot .tipik katunar stanesh korifillakesh

    2. L
      Libri

      alpfazeta , te paska dhi me kaptin E Verteta . Heu bre Dru me Pre

      1. A
        Asd

        Kjo zonja me duket shume siperfaqesore dhe egoiste si person, ndersa si "soprano" me duket qe talenti eshte gjysma gjysma, ose ta them ndryshe...nuk do te blija ndonje bilete per te pare shfaqjen e kesaj. Nderkohe per Ermonelen do te prisja ne radhen e pare.

        Lini një Përgjigje