FOTO/ Një histori e panjohur e tipografisë shqiptare 1555–1912 nga Yll Rugova

6 Tetor 2022, 12:40Kulturë TEMA

 

FOTO/ Një histori e panjohur e tipografisë shqiptare 1555–1912

Sipas njoftimit nga shtëpia botuese Varg në Prishtinë dhe nga Berk në Tiranë nesër prej orës 17:00 në ambientet e kësaj të fundit do të bëhet promovimi i librit Tipografia shqiptare 1555–1912. Libri që ka përmbledhur të dhëna dokumentare dhe arkivore mbi tipshkronjat, shtypshkronjat dhe alfabetet shqiptare përgjatë historisë, sipas botuesëve, trajton një temë jo shumë të rrahur nga studiuesit. Përveç autorit Rugova, fjalën hyrëse në ngjarjen e promovimit do ta thotë grafisti i mirënjohur Shpend Bengu.

Në librin Tipografia shqiptare 1555–1912 trajtohet historia e procesit të realizimit tipografik të shkrimeve në gjuhën shqipe nga shtypshkronja e Mesharit në Venedik e deri te shtypshkronjat shqiptare të periudhës së rilindjes kombëtare. Në këtë mes ka qenë e vështirë të anashkalohet edhe fenomeni shumë karakteristik i shpikjes së alfabeteve, të cilat në shumicën e rasteve janë përdorur vetëm në formë dorëshkrimi, pa parë dritën e shtypit. Mes alfabeteve origjinale të shqipes, vetëm alfabeti i Todhrit dhe ai i Naum Veqilharxhit janë gdhendur për shtyp tipografik. Vështirësia e prodhimit të germave nga çeliku e plumbi ka bërë që rilindasit të përzgjedhin një alfabet me bazë germash latine për të shkruar gjuhën shqipe.

Autori Yll Rugova është një tipograf dhe dizajner grafik nga Prishtina që bën edhe kërkime në fushën e historisë së tipografisë shqiptare.

Berk, ku edhe mbahet promovimi, është një shtëpi botuese e pavarur që njihet edhe si një librari e specializuar dhe co-working space, që promovon shqipërimin e veprave jo-letrare të një game të gjerë fushash, sikundër gjuhësi, histori, arkitekturë, filozofi e disiplina të tjera, gjithë me dashjen që ky ent të luajë rol të rëndësishëm në formimin dhe zdritjen e disa temave kryesore aktuale..

1 Komente

  1. R
    Rrespekt per kte studim e prujrje me vler Histotik

    Nji kontribute historike e mjaft interesante . Ato shkronjat greke ,booooh si zhgarravina . Shkrimi grek jane zhgarravinat me te shemtuara te Historise Njerezore . Nji historiane Gjerman ka pas then ; gjithcka ke greket eshte Perverse nga shkrimi deri ke historia e trilluar nga historiane joGrek .

    Lini një Përgjigje