Nxënesi i usta Laver Bariut

1 Tetor 2022, 15:30Kulturë Nga Mitro Çela

Nxënesi i usta Laver Bariut

Artur Ylli Zeqiri: nga Përmeti në Bordo.

Sarandë. Pano Bakalli marton vajzën.

Dasma në restorant “Santa Quaranta”.

Muzikë popullore dhe valle.

Një pushim.

Në mes të sallës një artist me violinë!

Ezmer. Veshur me shije. Këmishë e bardhë. Zhile-jelek.

Mendova: artist francez.

Violina nisi të vallëzonte.

Melodi e qetë.

Pastaj kërceu.

Nisi vrapin.

U ngrita  në këmbë. E pashë artistin nga afër.

Harku u tendos. Mu duk sikur iu këput një fije.

Violina më kujtoi gërnetën e Laver Bariut.

Nga larg më vinte melodia e këngës : ”Mora rrugën për Janinë”

-Qante gërneta. Vajtonte Ylli Zeqiri. Këngëtari i famshëm përmetar, mik i Mentor Xhemalit.

Në sallë ra qetësi. Artisti dhe violina u bënë një.

Nisi një vals. Një balandë.

Salla e dasmës mu duk si skenë muzike.

Artisti u zgjat.  U zgjerua.

Djersët lagën flokët.

Pikat e djersës binin mbi violinë.

Sa zgjati? Mu duk sikur violina kishte fillim. Nuk kishte fund.

Qetësi. Artisti u ul. Iu afrova.

-Mitro! Nuk po më njeh? Jam Artur Ylli Zeqiri.

-Vazhdon në Permet?

-Jam në Bordo. Në Francë.

-Vetëm?

-Me familjen. Kam 9 vjet.

-Pse e le Përmetin për Bordonë?

-Një muzikant francez fitoi një projekt në Bruksel. Bashkoi një shqiptar. Nje sirian. Një indian. Një arab. Krijoi grupin “Miksi”.

-Ti i bie violinës?

-Jo. Luaj edhe me lahutë. Klarinetë. Violinë. Këndoj.

-Ku ke mësuar?

-Violinën në lice dhe institutin e arteve.

Veglat e tjera në shkollën “Sazet e Përmetit”.

Me usta Laver Bariun.

Këngën me babain: Ylli Zeqirin.

-Laver Bariun e kam pasur mik të babait dhe mikun tim.

-Baba im ishte shofer në Përmet. Laveri punoi ca kohë si ndihmës.

Unë kam qënë në shtëpinë e Laverit. Kemi ngrenë e kemi pirë. Kam bërë edhe intervista. Por më ka dalë nga mendja për ta pyetur:

-Pse mban mbiemrin “Bariu”?

-Babai i usta Lavetit, quhej Bari Nurkia. I famshëm në kohën e Zogut në Korçë. Leskovik. Përmet.

Ai donte që Laveri të mësonte lahutën. Vëllait Mamanit i  bleu klarinetë.

Vëllai nuk kishte talent. Laveri. I mësoi të dyja.

Duke adhuruar babain, shkoi në gjendjen civile. Ndërroi mbiemër. Nga “Nurkia” në “Bariu”.

Korrigjim vetëm për vete. Vëllezrit. Djemtë mbajtën mbiemrin “Nurkia”.

-Në Francë, cila vegël nga sazet e Përmetit pëlqehet më shumë?

-Lahuta.

-Kanë lahutë francezët?

-Po. Me një ndryshim. Jona ka dy tela. Francezia ka vetëm një tel.

Kam një projekt: dua ta përsos lahutën tonë…

 

10 Komente

  1. p
    patrioti

    Mitro paske rrjedhe fare. Asnje kuptim. Ke dale ne pension apo vazhdon te hash akoma nga qyli.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehraaaaaaaaa arabe....

      Nje mix ideal mes birazeresh sunite.....nje sirion,nje indion,nje arab dhe normalisht nje zeqoshqipfoles.....qershia mbi torta.

      Përgjigjjuni
    2. p
      patrioti

      Mitro paske rrjedhe fare. Asnje kuptim. Ke dale ne pension apo vazhdon te hash akoma nga qyli.

      Përgjigjjuni
      1. p
        patrioti

        Mitro paske rrjedhe fare. Asnje kuptim. Ke dale ne pension apo vazhdon te hash akoma nga qyli.

        Përgjigjjuni
        1. p
          patrioti

          Mitro paske rrjedhe fare. Asnje kuptim. Ke dale ne pension apo vazhdon te hash akoma nga qyli.

          Përgjigjjuni
          1. p
            patrioti

            Mitro paske rrjedhe fare. Asnje kuptim. Ke dale ne pension apo vazhdon te hash akoma nga qyli.

            Përgjigjjuni
            1. p
              patrioti

              Mitro paske rrjedhe fare. Asnje kuptim. Ke dale ne pension apo vazhdon te hash akoma nga qyli.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Laveri

                Mitro evgjiti gjith jeten qyl ka ngrene me talent zero .pac fatin e evgjitit

                Përgjigjjuni
                1. l
                  luani

                  nuk me impresionojne shkrimet e Mitros

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    luani

                    kot

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje