Amaneti i fundit i piktorit, i biri i Sali Shijakut: Shqipëria dhe arti!

25 Shtator 2022, 20:49Kulturë TEMA

Amaneti i fundit i piktorit, i biri i Sali Shijakut: Shqipëria dhe arti!

Piktori i lindur më 12 mars të vitit 1933, e nisi krijimtarinë artistike në fillim të viteve 50 i frymëzuar nga atdheu i tij dhe u shpërblye me titullin nderi i kombit shqiptar, e në të njëjtën mënyrë ndërroi jetë më 24 shtator duke thënë fjalët e fundit për Shqipërinë dhe artin.

“Humbje e madhe. Unë isha me të në momentet e fundit. Amaneti i tij i fundit ishte Shqipëria… Shqipëria dhe arti”, tha Orgest Shijaku, i biri i Sali Shijakut.

Sot ju dha lamtumira e fundit, siç e meritonte një piktor i nderuar me titujt artist i merituar, piktor i popullit. Në nder të artistit të shquar në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit u mbajtën homazhet e organizuara nga bashkia e Tiranës, ku prezent ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërsa zyrtarët e tjerë kishin zgjedhur të ishin të pranishëm me kurorat me lule…

I lindur në një familje tregtari, Sali Shijaku dalloi me dhuntinë e tij tablo pas tabloje. Sali Shijaku ka lënë shenjë në Shqipëri me veprat e tij që i gjen kudo, të cilat vlerësohen nga kolegët, të pavdekshme.

Lini një Përgjigje