Musine Kokalari në “Shtëpinë e artistit”, Rada thirrje të rinjve të njohin historinë

22 Shtator 2022, 19:31Kulturë TEMA

Musine Kokalari në “Shtëpinë e artistit”, Rada

Për herë të dytë skulptori Agim Rada hapi dyert e shtëpisë së tij për të kujtuar një prej figurave simbol të antikomunizmit, Musine Kokalarin.

E gjithë salla në “Shtëpinë e artistit” vishet me një afresk mural, piktura të Radës i cili këmbëngul se e kaluara nuk duhet fshehur, përkundrazi duhet bërtitur për t’i dëshmuar brezave mizoritë e një prej diktaturave më të egra të Europës.

Musine Kokalari, themeluesja e partisë Social-Demokrate, shkrimtarja dhe veprimtarja që u persekutua nga regjimi, nuk i negocioi kurrë idetë e saj. Ajo i mëshoi prirjeve anti-komuniste dhe luftoi deri ditën e vdekjes për Shqipërinë e lirë dhe demokratike. Por a është vendi ynë siç do të donte Musineja?

“Me një përjashtim të rrallë, them se ne në përgjithsi kemi gabuar orientimin. Nuk jemi në atë rrugë që nisën ata. Gabimisht kemi hyrë në një rrugë tjetër që nuk ka lidhje me ëndrrat e tyre dhe kjo më dhemb shumë,” – u shpreh skulptori Rada.

Sipërmarrësi Dritan Gremi, bashkideator i nismës “Shtëpia e aritstit” thotë se historia e Musine Kokalarit duhet të jetë pikë frymëzimi për të rinjtë.

“Duke parë atë periudhë krahasimisht me këtë që jemi tani duhet që të na inspirojë patjetër për të ecur përpara, për të kërkuar me forcë, që këto ndryshime të jenë dhe të jenë të forta,” – tha ai.

Për të sjellë atmosferën e asaj periudhe, arka ushtrie ishin vendosur nëpër mure, ndërsa një sy i madh i vizatuar në tavan dëshmonte të tashmen dhe gjurmët e shkuarës.

3 Komente

  1. P
    Pordhet flulurojne nalt

    Veprat e pashkruajtura re heronjve fallso dhe kakofonia e sharlataneve demókratike te afte me u shkerdhy ne bath me te huajt

    1. l
      loni

      Mos i ngateroni gjerat. Musine Kokalari nuk eshte heroine, por viktime e atij regjimi.

      1. a
        abc

        E vertete, Loni, Musineja eshte thjesht nje viktime. Me gjithe "heroizmin e brendshem" te saj, s'pati ndonje ndikim te shqiptaret vec, ndoshta, pak qe e njohen. Askush tjeter nuk e njohu. Heroina une quaj, p.sh. Bule Naipin e Persefoni Kokedhimen. Ato u bene shembull e flamur per rinine. P.sh. c'bente Musineja kur Bulja e Persefoni u varen? Ajo me "idealin" e saj nuk bindi dot as shefin e saj, ballistin Frasheri, por qepi gojen dhe u zbyth se lirine kombetare do ja sillnin te tjeret. Kur nuk dha kontribut ne lufte, ajo e ballistet e saj, nuk i degjoi kush pas lufte. Jo vetem qe s'kishin autoritet, por urreheshin si bashkepunetore te pushtuesit. Me vjen keq per vuajtjet e saj, por nuk shikoj ndonje heroizem.

        Lini një Përgjigje