“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” vlerësohet me tri çmime të tjera ndërkombëtare

18 Shtator 2022, 19:59Kulturë TEMA


Një histori e risjellë në film, nga regjisori Namik Ajazit, ngaTirana e viteve ’80-të, nga kohët kur regjimi i egër dikatorial ishndërronte dashuritë e pastra në të ndaluara, në makth e fatalitet…. një “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” i vajzëssë ambasadorit italian në Shqipëri, pas së cilës u marros krejtpafajësisht një djalë, një artisti i ri shqiptar… po vazhdon tëtërheqë jo vetëm vëmendje por edhe çmime në festivaletndërkombëtare, ku po prezantohet denjësisht vit pas viti.

Pas vlerësimit si “Filmi më i Mirë me Metrazh të Gjatë” nëedicionin e 21-të të Festivalit të Kalsruhe në Gjermani, filmi sapo ka rrëmbyer në Cilento International Film Festival, duke garuar mes 1432 filmash konkurues (220 prej të cilëve tëhuaj), tri çmime njëherazi:

- Çmimin ndërkombëtar si “Filmi më i mire” në të gjithëkomponentët.

- Çmimin “Fotografia më e mirë”, Nino Çeleste, DrejtorFotografie.

- Çmimin “Aktoria jo protagoniste më e mirë”, Marta Gastini,

 

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit”, është njëbashkëprodhim shqiptaro-italian, me regji të Namik Ajazitdhe skenar të Ruzhdi Pulahës, bazuar në historinë e vërtetë e në dokumentet reale të nxjerra nga puna kërkimore gati trevjeçare e regjisorit Ajazi në arkivat e Ministrisë së Brendshmedhe jo vetëm.

Historia që lidh dy shtetet, Shqipërinë dhe Italinë, dy gjuhë e dy kultura, vjen padiskutim në film nga një kast aktorëshshqiptarë e italianë, duke nisur nga i madhi Remo Girone e duke vijuar me Marta Gastini, Beatrice Aiello, Anton Kodrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radojan, Alfred Trebickën, Rajmonda Bulkun, Valdrin Hasani etj.

 

Filmi pritet të shfaqet në disa qendra të filmit në Europë, siFrankfurt, Madrid e së shpejti edhe në Prifest.

Lini një Përgjigje