Balerini i Gostivarit, historia e 14-vjeçarit shqiptar kampion bote dhe Evrope

13 Shtator 2022, 20:20Kulturë TEMA

Balerini i Gostivarit, historia e 14-vjeçarit shqiptar kampion bote dhe

Dy herë kampion botëror dhe një herë kampion evropian në balet modern. Ky është 14-vjeçari Andi Ismaili nga fshati Forinë i Gostivarit, i cili synon edhe një medalje të artë në garat botërore në fund të këtij viti.

Andi kishte nisur të mësojë vallëzimin modern nëpërmjet rrjeteve sociale ndërsa nuk kishte ëndërruar se një ditë do të ishte ai që do jepte shfaqje për publik siç bën tani dhe korr suksese të njëpasnjëshme.

“Kam filluar në moshën 9-vjeçare, dhe kam filluar ta pëlqej këtë profesion nga rrjetet sociale. Si fillim u inspirova nga një valltare në rrjetet sociale dhe pastaj bashkëshortja e dajës tim kontaktoj me një arsimtare të baletit dhe ajo e pa që isha i talentuar dhe fillova të bashkëpunoj me të”, tregon ai.

Balerini thotë se nuk ka qenë e lehtë të fitonte këto sfida, sidomos nëpër garat botërore.

Andi përkrahjen më të madhe e ka nga familja e tij e cila i mbulon të gjitha shpenzimet për garat e tij, pa ndihmën e autoriteteve të vendit.

“Fatkeqësisht, financiarisht nuk më ka ndihmuar askush. Por, më kanë ndihmuar prindërit, e kështu me radhë…Nëpër këto gara kushton shumë, për shembull tani duhet të shkoj në një garë që është në Egjipt”, shprehet balerini.

Andi kujton shpesh edhe ngacmimet dhe talljen nga bashkëmoshatarët në shkollë. Por premton se kjo tabu të thyhet.

“Po, nuk ka shumë djem në vallëzim dhe kam pasur mjaftë ngacmime, bulëzim nëpër shkollë, dhe kjo gjë është popullarizuar aq shumë saqë edhe arsimtarët kanë filluar ta bëjnë këtë gjë. Kjo është tepër e keqe”, kujton ai.

Pavarësisht se për momentin është duke u angazhuar në vallëzim modern paralelisht edhe me mësimin në shkollë, në të ardhmen planifikon të bëhet balerin profesional me diplomë.

“Thjeshtë ndiqni ëndrrat”, këshillon 14-vjeçari.

5 Komente

  1. B
    Bravo

    Keri bullistet ne injorancen e tyre dhevazhdo ne rrugen qe ke nisur. Suksese!

    1. R
      Raimond vlonjati

      Sheti Shqiptar ta ndihmoje djalin, Ta sjelle ne Shqiperi, ti krijoje kushte atij dhe familjes se tij te jetojne en Shqiperi dhe ai te eprfaqsoje Shqiperine Te vije te jetoje ne Tirane qe eshte qytet modern dhe njerezit nuk jane idiote si andej nga perfirerite Ndaj dikush ti bej thirje Kryeminsitrit dhe Ministres se Kultures qe ta ndihmojne kete djale te talentuar se ai qenka ne Balet qe eshte nje nga artet me te veshtira ne Bote urime mor cun dhe te behesh Kampion Bote dhe te garosh me Flamurin Shqiptar Sukese pac ne jete !

    2. E
      Enver

      O djale te lumte. I lumte edhe prinderve tuaj qe te nxisin. Mos u ndal ne kete rruge dhe ndihu krenar. Suksese dhe shendet.

      1. T
        Te lumte Kingu nga Gostivari

        Shume suksese artist i vogel

        1. K
          Kristi

          Bravo ...suksese.., Duhet ndihmuar,..pa e perlare te tjeret,..

          Lini një Përgjigje