“Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”, publikohet në shqip studimi i Fischer dhe Shmitt

26 Shtator 2022, 20:10Kulturë TEMA

“Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”,

Studiuesit e njohur Bernd J. Fischer dhe Oliver Jens Shmitt publikuan sot në Tiranë librin e tyre “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”, në gjuhën shqipe, përkthyer në gjuhën shqipe nga botimi anglisht “A Concise History of Albania”.

Gjatë një takimi mes kolegësh historianë shqiptarë, drejtues dhe autorë të njohur të Institutit të Historisë, ata diskutuan mbi sfidat dhe këndvështrimet e larmishme, që autorët kanë mbi ngjarjet e Shqipërisë në shekujt XIX dhe XX, nga Pavarësia prej Perandorisë Otomane, te ngritja dhe rrëzimi i diktaturës komuniste, si dhe deri në ditët e sotme.

Autorët shpjeguan përmbajtjen e librit në dy pjesë nga osmanizimi i popullit shqiptar pas pushtimit ottoman dhe deri në deri rrëzimin e regjimit komunist.

Bashkautori i librit, Oliver Shmitt, thotë se ky libër u përgatit për lexues të huaj, që nuk e njohin Shqipërinë, por që dëshirjnë të kenë një vështrim të përgjithshëm për historinë e saj.

Për fat të keq, Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të mbetet një vend i panjohur në botë, thotë ai, dhe kjo është një vështirësi e madhe për studiuesit e historisë, që i drejtohen lexuesit të painformuar.

“Ne merremi me historinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë prej një lloj dashurie, që kemi për këtë vend, për këtë kulturë dhe këtë shoqëri. Qëllimi i këtyre librave është që shqiptarët dhe Shqipëria të bëhen më të njohur jashtë vendit. Ndërkohë, është i nevojshëm zhvillimi i një diskutimi mes historianëve mbi çështjet më të debatueshme të historisë, si dhe mbi dallimet mes autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj” - thotë zoti Shmitt.

Një nga pjesët me shumë interes në libër janë ngjarjet e Shqipërisë në shekullin nga shpallja e pavarësisë prej perandorisë osmane në Vlorë nga Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë, vitet e qeverimit të Esad Toptanit dhe Ahmet Zogut dhe deri në dekadat e diktaturës komuniste.

Bashkautori i librit, Bernd Fischer, thotë se ende duhen studiuar në thellësi ngjarjet e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë, ku një ndikim të fortë kishte kreu i regjimit komunist Enver Hoxha.

“Mendoj se pa Enver Hoxhën Shqipëria mund të zhvillohej krejt ndryshe në shumë nivele, krahasuar me shtetet e tjerë europianë si Rumania e Bullgaria, ose edhe si Greqia. Kushdo që e vizitonte Shqipërinë më 1989 shihte ndryshime jashtëzakonisht të madhe në çdo fushë midis gjendjes, ku e la atë regjimi i Hoxhës dhe vendeve të tjera ish komuniste” - thotë zoti Fischer.

Në takimin mes kolegëve historianë me rastin e këtij studimi u diskutua se një tjetër vështirësi e tyre e autorëve është që lexuesit shqiptarë i afrohen një libri të tillë me paragjykimet mbi ato që di dhe shkruan një autor i huaj, ndërkohë që shqiptarët kanë lexuar shumë për historinë e tyre, ku disa çështje ende perceptohen si delikate.

Pas 45 vjet historiografi të regjimit komunist dhe 30 vjet të historiografisë në demokraci, në Tiranë ende vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë që debatohet me tone të ngritura nevoja për rishkrimin e historisë së Shqipërisë, për të zhveshur nga shtrembërimet e qëllimshme dhe gjysmë të vërtetat, që hartuan historianët e gjysmës së dytë të shekullit 20.

14 Komente

  1. K
    Kush i ka kerkuar ktyre Maskarenjeve te shkruajn H

    Shmitt eshte nnii surrat i njohur tashme nga Opinioni Shqiptare , Libnri i tij mbi Skenderbeun ne bashkpunim me te ndejrin Adrian klosi , shpertheu nji Debat te madhe ne medien shqiptare ather ke_ Peshku pa uje _ pra shkurt e tregoj fytyren e tij ,qellimin se ,perse merret me Historine e Shqiperise ne librin e tij mbi Skenderbeun dhe Fisher njihet tashme si nji antishqiptare dhe gjuhen e tij te hidhur mbi Shqiperine . Tani c'far i krruan kta te dy ,te merren me Historine e Shqiperise ,nderkohe qe Shqiperia ka madje jopak Historiane te Diplomuar madje qe dijne ta shkruajn Historine Shqiptare ashtusi ajo eshte vertete ,ndryshe nga Shmit e Fisher qe nuk ka dyshim qe hyjne jorastesishte ne kte valle , t'i ndryshojne dicka nga Autenticiteti i saj Origjinal dhe krijojne "Kluft" / Hapsira _Boshlliqe ,per te devijuar ne drejtimin qe i intereson Djalit Historine tone ,apo neser te ngren hipoteza qe ven ne dyshim Historine e Shqiperise . Bashkpunetoret e ngushte te Shmit ka qen nji Historian Bullgare foliSerb e antishqiptare . _Nuk arrij te kuptoj perse vazhdojne te fusin turinjte e tyre plot Helm ne Historine e Shqiperise tipa si kta te dy ,qe njiher mire se cfar jane !

    1. R
      Raimond vlonjati

      Keta te dy Fisheri dhe sidomos ky Schmidi i cili eshte i paguar nga serbet, as qe e kane haberin fare te Historise Shqiperise Keta e shohin historine e vendit tone neprmjet syezve anti-shqiptare te serbeve , edhe te grekeve Keta nuk duhen pranuar fare ne ambjentet tona , se nuk kane ca te na thone Ne enjohim vete historine tone , se kemi pasur Historiane te shkelqyer dhe nuk kemi nevoje fare per pislleqet qe nxjerin keta palaco nga goja e tyre e qelbur Get back to your countries you mf ! No one needs your "Mega historia " lol We know our History, and don't need your bullshit

    2. D
      Dy Gjaprinjte Antishqiptare

      Duan ti bejne shplarje truri shqiptareve ,ne kto momente te turbullta qe po kalon Shqiperia ,ku nuk ka aq shtet e as Zot

      1. k
        katarakti

        Këta të dy vëjnë në dukje se më 1989-ën Shqipëria dallonte dukshëm në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore për shkak të prapambetjes dhe varfërisë së saj. Nga kjo shprehje kuptohet se ata nuk e kanë njohur kurrë realitetin shqiptar. Nëqoftëse më 1989 Shqipëria ndryshonte me vendet e tjera europianolindore, më 1939 ajo ishte po aq e "përparuar" sa disa shtete të vogla dhe të prapambetura të Afrikës. 450 vjet sundim turk na lanë 300 vjet pas botës. Siç e kam thënë edhe herë të tjera Enver Hoxha mori një shtet 300 vjet pas botës dhe e la 50 vjet pas saj! Prandaj këta autorët ia kanë futur kot. Gjiorgjia Meloni që fitoi tê dielën zgjedhjet në Itali ka lavdëruar psh Duçen si një politikan dhe atdhetar i madh, që e donte Italinë! Ndêrsa ne, kam përshtypjen, ngurrojmë ende të pohojmë se Enver Hoxha, përveç tiranisë dhe shtypjes së egër, e zhvilloi edhe ai vendin e tij, si askush më parë. Dhe më pas!

        1. S
          Shqipe

          Ujku mjegull do…

          1. B
            Baliu

            Schmitt Happens! Ai nuk shkruan nga dashuria per shqiptaret, dhe kte e thot duke shpresuar se shqiptaret ende e hajne at perrallen se studiuesit e huaj rastesisht rane ne dashuri me gjuhen shqipe dhe mbeten te fiksuar mbas saj deri ne vdekje. Qellimi i Shmit-it eshte te krijoj terrenin per nje 'Making Austria great again', prandaj punon me aq zell ne ket drejtim, pavarsisht a ju pelqen shqiptarve kjo. Historiani i respektuar Pellumb Xhufi ju ka pergjegjur me nje liber per Skenderbeun librit te Shmit-it per Skenderbeun, dhe i ka treguar kjarte se Shqiperia nuk eshte pa Zot ne ket drejtim, siq do ta kishte deshiruar Shmit-i i cili ka mbas veti nje varg puthadoresh shqipfoles, gjoja historian, te vetquajtuar historian dhe "publicista" qe skan lidhje me histori. Ai shpreson qe permes tyre nje dite do ta marr pushtetin ne historiografine shqiptare, por ne shek. XXI nuk i ka gjasat e medha.

            1. R
              Respekte. z.Afrim Krasniqi..

              z.Afrim Krasniqi njeri i nderuar dhe I Respektuar .... Saper keta dy te tjeret ,per sa behet ne fjale ,le tja leme ne dore atyre qe Jane ne kete sfere te njohjes te Historise...

              1. S
                Shqiptari

                Mire keta qe e mbajne veten historian po kete keshilltarin e presidentit cfare e lidh me ta.Kuptohet fondet qe hedhin ne loje argjenturat .Mos merni mundimin as ta lexoni jo me ta blini.

                1. k
                  kshilltari eshte nji kurve profesioniste

                  sepse eshte pjes e komplotit qe paguhet nga shpellari esadist ,nji njeri qe shitet e blihet nga cdo kush ,njeri me karakter kurve ,qe te huajve ja marrin me eps ne goje

                2. K
                  Kim Yong

                  Kush i lejon keta delenxhinj te botojne keto lloj pacavuresh? Gjithe kopejt e ketij libri duhen mbledhur dhe hedhur ne kosh te plherave si antishqiptare. Ka shtet ketu apo Shqiperia eshte bere si mejhane ku cdo i dehur mund te thote cfare i thote rradakja.. Kush ju ka kerkuar ketyre funderrinave te shkruajne Historine e Shqiperise? Pse pikerisht Historine e Shqiperise dhe jo p.sh te Greqise..Keta duhen shpallur "non grata" bashke me ata qe ju shkojne nga mbrapa. Tema, pse botoni "lajme" per kete llum?

                  1. p
                    pirro

                    Shume servile ndaj te huajve keta akademistet dhe politologet tane. Pa pike dinjiteti dhe profesionalizmi. Sa per kujtese: ishte Shcmitt qe demonizoi Seknderbeun dhe ju i shkoni pas. Turp.

                    1. B
                      Baci

                      Shqiptaret Jane bere turpi i botes .Keto pranojne cdo gje qe u servohet nga te huajt vetem per te qene prane tyre si langot .Kete Schmutin e kam ndegjuar ne nje emission ne nje tv austriak,kur fliste per maqedonet ne Shkup ne superlativ ,pa permend aspak shqiptaret dhe linte te kuptuhet se vetem maqedonet kane qene banoret e hershem te Shkupit.Schmit ka per qellim eliminimin e faktorit shqiptare ose reduktimin…..

                      1. S
                        Supaxhiu 300 vero

                        Ky zoteria me emrin shmu......t e njeh kaq mir historin sa do ti lutesha, Injorant melagoman duke ngaterruar Gjergj Kastriotin etj

                        1. V
                          Vjosa

                          Mire keta plerat e huaja që vete quhen studjues kane qellime të caktuara kunder lashtesise së popullit tone, mjafton të kujtojme librin per Skenderbeun, po ky tropojani Krasniqi që prezanton keto plera.

                          Lini një Përgjigje