Kujtohet përkthyesi i nobelistëve, Afrim Koci, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta

30 Shtator 2022, 13:20Kulturë TEMA

 

Kujtohet përkthyesi i nobelistëve, Afrim Koci, në pesë

Në muajin e përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, kujtoi përkthyesin Afrim Koçi, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai ka sjellë në gjuhë shqipe kryeveprat e letërsisë dhe filozofisë gjermane, si  Mali magjik i Thomas Mann, Iluminacionetë Walter Benjamin, “Abrahami nuk ka faj” të Ephraim Kishon; “Anestezi Lokale”; “Legjenda e pianistit: një monolog” i shkrimtarit italian Alessandro Baricco, “Epshi” i nobelistes Elfriede Jelinek etj. Afrim Koçi e ka nisur karrierën e përkthimit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” në vitet ’60.

Për herë të parë, Koçi solli në gjuhën shqipe veprat monumentale të Eqerem Vlorës, “Kujtime”. Një vëmendjen te veçantë përkthyesi Koçi i ka kushtuar edhe përkthimit të letërsisë për fëmijë.

Për përkthimin e Malit Magjik, ai është nderuar me Çmimin Kombëtar të Letërsisë “Fan Noli” si dhe personalitet i Tiranës për vitin 2007. Ai është fitues i çmimit kombëtar të përkthimit të Austrisë dhe është nderuar me çmime edhe nga Zvicra, Rusia etj. U nda nga jeta më 26 shtator 2017.

3 Komente

  1. B
    Buda

    Nderim per njeriun dhe perkthyesin e persosur Afrim Koci, i cili kishte jetonte ne nje shtepi modeste dhe per "zyre perkthimesh e takimesh me kolege" kishte nje tavoline afer dritareve te Salles Shkencore te Bibliotekes Kombetare ne Tirane... I paharruar do te mbese perjete kontriburi i tij jashtezakonshem i ketij matjani gjeni!

    1. F
      Fullqet

      Sherbestar i vyer i gjuhes Shqipe

      1. k
        katarakti

        Përkthyesit më të njohur në Shqipëri kanë qënë Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi, Pashko Gjeçi, Bujar Doko, Sotir Caci, Vedat Kokona, Robert Shvarc, Petro Zheji, Halit Selfo, Hamit Kokalari, Henrik Lacaj, Vasil Gjymshana, Alqi Kristo, Enver Fico, Mustafa Gërblleshi, Aurel Plasari, Ardian Klosi, Klio Evangjeli, Afrim Koçi, Brikena Çabej, Prokop Gjergo, Pirro Misha. Këta kanë përkthyer ajkën e literaturës botërore.

        Lini një Përgjigje