
Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope”, ka mbërritur edhe në portin e Durrës pas qëndrimit përgjatë muajit shtator në portin e Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kjo anije e cila ka vendosur të qëndrojë më gjatë në Shqipëri.
Rama shprehet se libraria lundruese do të jetë e hapur për çdo qytetar që ka dëshirë ta vizitojë nga afër.
Logos Hope ka më shumë se 5 mijë tituj librash dhe në bord ka një ekuipazh vullnetarësh nga rreth 60 vende të ndryshme nga e gjithë bota, rreth 400 persona.
Anija e veçantë është duke zhvilluar një tur lëvizës në Mesdhe, ndërsa pas Vlorës u ndal dhe në Durrës duke i ka dhënë mundësinë më shumë libërdashësve të ngjiten në bordin e saj.
Është hera e tretë që libraria e madhe lundruese mbërrin në vendin tonë. Qëllimi i këtij ekuipazhi është ndarja e shpresës, njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën.
2450 leke nje liter nafte o LEGEN !