Endri Prifti zbulon fituesit e ‘Këngës Magjike’ dhe ‘Festivalit të Këngës’: Janë vendosur që 5 muaj para. Reagon i revoltuar Ardit Gjebrea

24 Tetor 2022, 17:33Kulturë TEMA

Endri Prifti zbulon fituesit e ‘Këngës Magjike’ dhe

Këngëtari Endri Prifti, përmes një postimi në rrjete sociale, ka pretenduar se di fituesit e “Festivalit të Këngës” dhe “Këngës Magjike”.

“Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e ‘Këngës Magjike’ këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk jemi. D.m.th e kupton ti, nga ato furçat me bojë,” shkruan ai.

Në vijim të postimit, ai shtoi se fituese e “Këngës Magjike” do të jetë Marsela Çibukaj, ndërsa fituesit e “Festivalit të Këngës” do të jenë Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.

Më pas, Prifti ka ndryshuar postimin duke hequr emrat e këngëtarëve. Për momentin, është e paqartë nëse këngëtarët e përmendur do të marrin pjesë në festivalet përkatëse; nëse po, a do të shpallen fitues sepse janë paracaktuar, siç pretendon Prifti, apo thjesht e meritojnë fitoren.

Pas postimit të tij, ka reaguar Ardit Gjebrea.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? ‘Kënga Magjike’ ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?”

Pranimi u mbyll në 24 maj dhe ti kujtohesh në fund të tetorit të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo arsti që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe,” shkruan Gjebrea.

4 Komente

  1. Z
    Zhuria e Jashteme mendon se Fituesi

    Patjeter qe Endri si nji kengetare qe e njeh mir muziken dhe cdo te thote Kengetare te Vertete ,di mir qe kengetare me te mire se Marsela ne Kengen Magjike s'ka dhe se e mendon ate si Favorite ,por asnjiher si dihet edhe pse ne Te Jashtemit do ishim te njejtit mendim ,sepse Marsela eshte padyshim kengetarja shqiptare e momentit ,e gjithe mundet te behet e diskutueshme me ftesat e huaja qe vec se perbejne Konkurenc te Forte ,por eshte edhe nji Risi e menduar bukur ,per te ndikuar ne muziken shqiptare duke reaguar e ardhur aty ku duhet te jet Muzika Shqiptare . S'i kam pare te gjitha Kenget ,por do vecoja kengetaret Italiane qe jane ne cdo event Konkurente me muziken e tyre tashme te njohur ne Bote siedhe kengetare te tjer te huaj . Per cdo rast ,le te fitoj me i/e mira .Personalishte do ja deshiroja shume Marseles Fitoren . Andrit komplimente per Luckun e ri .Transplanti flokeve po ben cudira edhe ne Shqiperi ! _ Sidoqofte urojme qe Muzika Shqiptare te nbrihet ne Nivelet e kerkuara ,duke dal perfundimishte nga ajo Corbe me Tranziconi

    1. D
      Dajti

      Po Ardit po nje meleon(1 milion leke) ne Durres,nje meleon ne Shkoder,dy meleon ne Vlore 12 meleon nga rrota e fatit luani me telebingo se te gjitha jane per ju . I rrope njerzit.

      1. T
        Tualet Palla

        Kujdes "banakingun", Ardit bej!

        1. M
          Mblidhni mende o Nastradinat e parase Ardiiiiiit k

          kenget me bajate qe qelbin era Tallava jane ato qe kendojne ne DIALEKT ,duke banalizuar Festivalin .Mundet te kendohen ne Kenge Popullore ne DIALEKT sidomos ai i veiut ,qe te duket sikur jo kendojne por sikur i shperthen Diareja nga goja . Lat nam o pseudoKengtare o Sharlatane rrugesh e gangosh katundi . Mirpo faji nuk qendron ke X -i i panjohuri qe kujdeset per Muziken ne Shqiperi (qe bo vaki mos te ekszistoj fare ,cfar shofim gjithandej ,e te ben te mendosh se secili ne Shqiperi ben si ja do trapi ,Kendojn me Trapin ) por ke Ata qe i promovojne kte Injorance te Degradim te Muzikesh Shqiptare . _Degjova nji dit qenin tim te lehte si nji kengetare ne instagram haaaaaahahahah eshte skandaloze dhe teper e rrezikeshme per veshin e qytetarit te lejoj ti kapi veshi nji Viruse te tille Muzike .

          Lini një Përgjigje