Sa u shit “Përbuzja” e ”Jean-Luc Godard-it në ankand?

22 Tetor 2022, 22:10Kulturë TEMA

Sa u shit “Përbuzja” e ”Jean-Luc Godard-it në

Dorëshkrimi i skenarit për filmin kult “Përbuzje” (Le Mépris), me regji të Jean-Luc Godard, i cili ishte në pronësi të aktores Brigitte Bardot, u shit për më shumë se 300,000 euro, njoftoi shtëpia e ankandeve Christie.

Dorëshkrimi i mjeshtrit të Valës së Re Franceze ka 59 faqe të shkruara me bojë blu dhe 24 faqe të shtypura, shumë prej të cilave përmbajnë shënime dhe korrigjime të bëra nga vetë ai, transmeton AFP.

Ai përmban gjithashtu një mesazh nga shkrimtari italian Alberto Moravia, vepra e të cilit u përshtat për filmin, si dhe shënime nga aktorët që luajtën rolet kryesore – përveç Bardot, ata ishin Michel Piccoli, Jack Palance dhe regjisori Fritz Lang, i cili luajti veten në film.

Dorëshkrimi vlerësohej nga 120.000 deri në 180.000 euro, por ai u shit për 302.400 euro.

Është një dorëshkrim i plotë i versionit të parë të filmit – pa skena nudo, të cilat i janë imponuar regjisorit nga producenti amerikan i filmit, përfshirë skenën hapëse të Piccoli dhe Bardot, u tha pas shitjes.

Jean-Luc Godard, legjenda e kinematografisë botërore, vdiq më 13 shtator në moshën 91-vjeçare.

Lini një Përgjigje