
Familjarisht në Ulqin.
Vizita e parë në Kala.
Pasi bëmë disa zig-zake mbritëm tek muzeu.
Sa u futëm, në të majtë, ciceronja na tha:
-Në këtë birucë, ka qënë i burgosur Miguel Servantes.
Mora frymë thellë. I befasuar. Mes dyshimit. Pyeta:
-Pak kështjella ka Spanja, që gjeti Ulqinin, të burgosesh shkrimtari i famshëm?
-Ika unë.-Tha çupa. -Sot është pushim.
Erdhëm vërdall. Një shesh i vogël. Në krye një podjum. Mbi podjum të skalitur Don Kishoti dhe Dylqina.
Ecëm mes mureve të kështjellës. Restoranti i parë.
“Miguel Servantes”.
Erdhi koha e drekës.
-Pashë në internet. Restoranti më i mirë në Kala quhet
“Dylqina”.-Tha djali im.-
Tek dera na priti pronari. Meso burrë. I thatë- thotë populli- por i thantë.
-Kemi levrek dhe koce. -Foli pronari.- Unë mendoj të nakatosni nga një gjysëm. Në traditë i shoqërojmë me patate të ziera.
-Zonja ime bën një salcë për të “fërkuar” peshkun dhe lëpirë gishtat. Vaj të thartë fshati. Hudhra. Erza. Kripë. Piper. E kemi sekret të familjes.
Vuri mbi tavolinë gotat dhe poçin me verë.
-Të të pyes pa pirë?
Pse restorantin e ke pagëzuar “ Dylqina”?
Qeshi. U mbush me frymë. Nisi të ligjërojë:
-Dylqina ka qënë e dashura e Don Kishotit.
-Ke lexuar ndonjë libër? Ke parë ndonjë dokument ku të tregohet për burgosjen e Servantesit në Ulqin?
-Jo. Por kam dëgjuar legjenda dhe histori të bukura.
Thonë se Servantesin e kanë zënë rob në Afrikë.
Ulqinakët kanë qënë detarë dhe kusarë me nam.
Me i famshëm ka qënë Arnaut Mami. Ai e bleu shkrimtarin në tregun e skllevërve.
E futi në anije. E burgosi në Kalanë tonë.
Thonë se e mbajti pesë vjet. Pastaj e shiti si “frëngu pulën” tek pashai i Algjerit.
Zumë vend në hotel “Prova”. Buzë detit. Në holl kishte disa libra.
Mes tyre tre libra për Ulqinin.
-Jam pronari. Fikiret Ulqini. Të pëlqen Ulqini? Po të fal një libër.
-Ke dëgjuar për Servanten?
-Po. Ka një legjendë. E zunë. E morën peng. E burgosën në Kala.
Një ditë e nxorën shëtitje nëpër qytet.
Pa një vajzë. Një yll. Një bukuri e rrallë.
E pa vetëm një herë. Nuk ja mësoi emrin. Nuk e harrojë. Dashuri platonike.
E quajti : Ulqinakja.
Shënimi i parë.
Në vitin 2016 isha në Madrid. Ngjita shkallët e Bibliotekës Kombëtare. Ndërtuar në vitin 1712.
Madhështore. Brenda e jashtë. E lashtë. Nga më të mëdhatë në botë.
Raftet plot me libra. Salla bosh me lexues.
-Njerëzit e kanë braktisur librin. Shekulli i internetit. Nga jeni?…
-Nga Shqipëria.
-Në Spanjë janë të njohur tre personazhë nga vendi juaj:
1.Skënderbeu. 2.Nën Tereza. 3.Ismail Kadare.
Unë adhuroj Nënë Terezën.
Më pëlqen Kadareja. Kam lexuar “Kronikë në Gur” dhe “Prilli i Thyer”.
-Hajdeni me mua! Dua tu tregoj raftet ku mbajmë librat e Kadaresë…Ti je gazetar?…Po të tregoj një histori të bukur.
-Disa vite më parë, në biblotekën tonë u bë një konferencë për Servantes. Të ftuar nga gjithë bota.
Ishte edhe Ismail Kadare. Foli në konferencë.
Tregoi një histori, që ja kishte treguar një folklorist.
-Ka mundësi që Servantes ka qënë rob në Malin e Zi. E ka zënë një kapiten nga Ulqini.
E burgosi në Kala.
Por edhe vetë shkrimtari u “vetburgos”. -Vazhdoi Kadare-
Pa një vajzë nga Ulqini. Ra në sevda. Si i marrë. Më shumë se dashuri ishte fantazi.
Kur shkroi “Don Kishotin…” i duhej një vajzë. Një e dashur fantazmë për personazhin.
Ja vuri emrin “Dylqina” si Ulqin.
Mua historia mu duk limonatë. E harrova.
Mu kujtua vetëm këto ditë, pasi vizitova Kalanë e Ulqinit.
Pse?
Së pari.
Vetë Kadareja nuk ka shkruar për këtë histori të bukur.
Së dyti.
Servantes tregon për rrëmbime. Burgosje. Arratisje. Por nuk e përmend Kalanë e Ulqinit.
Së treti.
Maria Antonia Garces ka bërë një libër:
“Servantesi në Algjer, një përrallë robërie”.
Është biografia më e mirë për jetën e Servantes.
Ajo shkruan se shkrimtari është marrë peng nga arabët rreth viteve 1575.
Ka qëndruat rob për pesë vjet në Algjer.
Nuk përmëndet as Ulqini. E as Kalaja.
Së katërti.
Por shkrimtarja spanjolle
shkruan se është e vërtetë që Servantesi u kap dhe u mor peng nga një pirat shqiptar i quajtur Arnaut Mami.
Shënimi i dytë.
Miguel Servantes ishte fëmija i katërt i një mjeku.
( Lindi në vitin 1547. Vdiq në vitin -1616.)
Ëndërronte të bëhej marinar.
E nis si detar. Përfundoi në anije luftarake.
Mori pjesë në disa beteja.
U plagos. U dekorua: “Ushtar elitar”.
Mori rrugët për në Spanjë. Me vëllanë hipi në anijen “Sol”.
Pranë Marsejës u prish moti. Furtunë. Deti u egërsua.
Anija po zhytesh në ujë.
Në këto momente tragjike,
anija sulmohet nga piratët.
Shpëtim jete -robëri. Fati i njeriut.
Kapedani i anijes pirate ishte një shqiptar i frikshëm. Quhej Arnaut Mami.
Servantesi me shokë u burgosën në një kala në Algjer.
Më 29 maj 1580 dy priftërinj, ndërmjetës të familjes së Miguel Servantesit, mbërrijnë në Algjer.
Paguan. Shumë. Dhe Servantes u lirua…
Bota fitojë një shkrimtar të madh.
Shënimi i tretë.
“Don Kishoti…” ka dy vëllime. U botua në vitin 1605.
Vëllimin e parë e ka përkthyer Fan Noli.
Vëllimin e dytë e përktheu Petro Zhei.
27.10.2022
Perse shkrimi eshte pa autor?
O Hamdi, (shkurt Mide, ose Hamo, ose Dike….si të duaç ti të thomi na), por që në krye të shkrimit fryji sytë e lexoje, e ke të zezën mbi të bardhë, e ka shkrojtur Mitro ÇELA, ish gazetar i “Zërit të POPULLIT”, njelloi si bitha jote, o zgërbonjë xanxare.
Nga stili duket si i Mitros, o Hamdi.
Çka të them unë? Nuk po shkruaj për Servantesin. Ulqini ishte qyteti ku shkonim "në deti". Duke qenë Shqipëria e mbyllur hermetikisht, shkonim vetëm në Ulqin. 100 vjet pas aneksimit nga Mali i Zi kishte 90 % shqiptarë. Shkollat e para shqipe u hapën gjatë Luftës së Dytë Botërore kur iu bashkangjit Shqipërisë. Peja, si qyteti më i afërt i Kosovës, ka pasur lidhje më shumë me Ulqinin edhe pse me autobus shkonim për 9 orë. Ulqini, 32 vjet më parë se pjesa tjetër e tokave shqiptare, u shkëput nga sundimi osman, në vitin 1880. Ka vazhdimësi të pandërprerë të etnisë sonë që nga antika e deri sot. Fusha e Ulqinit është pjesa më pjellore e Malit të Zi. Nga fshati Shtoj i rrethit të Ulqinit, krejt afër lumit Buna që është edhe kufi me Shqipërinë, është edhe përkthyesi i Besëlidhjes së Re, Simon Filipaj.