E mbani mend karabinieren seksi? Ajo ka ardhur në Tiranë!

28 Tetor 2022, 16:36Kulturë TEMA

 

E mbani mend karabinieren seksi? Ajo ka ardhur në Tiranë!

Filmi “ Kthetrat e Shqiponjës” pati premierën mbrëmjen e 27 tetorit në Cineplexx. Nën regjinë e Alex Visanit, premiera e shumëpritur solli në Tiranë edhe aktoren e mirënjohur Manuela Arcuri.

Ajo ka rol protagonist në film, duke u rikthyer në ekranin e madh per  admiruesit e saj pas një periudhe mungese.

“Jam ndjerë shumë mirë të xhiroj filmin tim të parë në Shqipëri. E kemi xhirur brenda një bunkeri këtë film.  Të zhanrit thriler/ horror. Ishte shumë bukur. Jam emocionuar dhe mezi shoh ta shoh në ekranin e madh këtë mbrëmje”, tha aktorja.

Ngjarjet vendosen në periudhën pas rënies së komunizmit. Në Tiranën e vitit 1997. I xhiruar në një bunker ai na sjell më mirë kaosin dhe terrorin e një lufte civile.

“Pranova ta bëj këtë film sepse para së gjithash është një tipologji e ndryshme nga ajo që kam xhiruar deri sot. Të interpretosh personazhe të reja dhe të jetosh jetë reja ishte një eksperiencë shumë e bukur”, u shpreh Arcuri.

E mbani mend karabinieren seksi? Ajo ka ardhur në Tiranë!

Manula Arcuri është një aktore shumë e dashur për ne, pjesë e serivaleve  “Carabinieri”, “Il peccato a la vergogna” (“Mëkati dhe turpi”), “L’onore e il rispetto” (“Nder dhe respekt”), një pjesë të tyre transmetuara në Top Channel.

“Në 2022 duke nisur nga ky film në Shqipëria kam filluar edhe punën artistike pas shkëputjes nga pandemia. Ka ndryshuar edhe jeta private. U martova në qershor”, thotë aktorja.

Filmi ka pasur sukses në rrugëtimin e tij në disa festivale duke u  vlerësuar edhe si filmi më i mirë në “Level Up FilmFest Boston”. Ai është një prodhim italo gjerman që bën bashkë aktorë shqiptarë dhe italianë.

2 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Kemi me te mire se kete Erla mehilli gop klass

    1. k
      kiço th. spiri

      Gop eshte dhe kjo deri sa quan Luftè civile ndeshjet e bandave te majta e disa te djathta nen syrin e Shtetit dhe arbitrave te huaj

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema