Historia e dy legjendave: Kush e themeloi Romën e Lashtë?

29 Tetor 2022, 21:50Kulturë TEMA

Historia e dy legjendave: Kush e themeloi Romën e Lashtë?

Ashtu si të gjitha shoqëritë e lashta, romakët zotërojnë një histori themelimi tepër heroike.

Ajo që i bëri romakët të ndryshëm, është se ata krijuan dy mite të dallueshme të krijimit për veten e tyre.

Në të parën thuhet se ata e kanë prejardhjen nga refugjati mbretëror trojan Enea, (djali i perëndeshë Venusit).

Ndërsa në të dytën thuhet se qyteti i Romës u themelua nga Romulo, djali i një princeshe tokësore dhe Perëndisë Mars.

Historia e legjendës së parë

Romuli themelon Romën, sipas traditës, duke u bërë mbreti i parë romak. Historia e Romulit, vëllait të tij binjak Remi, dhe themelimi i Romës është një nga legjendat më të njohura në lidhje me qytetin e Përjetshëm, e cila tregon se si Perëndia Mars u bashkua me virgjëreshën Rea Silvia, bijë e një mbreti të rrëzuar.

Nga ky bashkim lindën njëherësh Romuli dhe Remi; dhe mbreti dha urdhër që binjakët të hidhen në lumin Tiber.

Kur shporta me dy foshnjet ngeci në shkurre pranë bregut një ulkonjë i gjeti dhe i ushqeu derisa bariu Faustulus i mori në shtëpinë e tij. Kur u rritën, Romuli dhe Remi mësojnë se ishin bijtë e Marsit dhe Reas, si dhe profecinë se ishin destinuar për të patur qytetin e tyre – këtu lindi rivaliteti; Romuli vret vëllanë dhe qytetit mori emrin e tij, Romë.

Por rreth krijimit të Romës ka edhe një tjetër legjendë: Në fund të luftës së Trojës qyteti u shkatërrua, burrat u vranë, gratë u bënë skllave, disa trojanë mundën të iknin, mes tyre princ Enea, djali i Perëndeshës Venus dhe njeriut Anshiu.

Ndërsa Troja po digjej, Enea la qytetin, me të birin, Askan, dhe pasuesit e tyre. Pas shumë aventurash e vështirësish, trojanët mbërrijnë në Laurentum në bregun perëndimor të Italisë, ku Enea martohet me Lavinian, bijën e mbretit të zonës, Latinus, dhe themelon qytetin, të cilin e quajti Lavinium, për nder të gruas së tij.

Ndërsa Askani, bir i Eneas, vendosi të ndërtonte një qytet të ri, e quajti Alba (Longa) dhe malin afër, Alban – pranë do të ndërtohej Roma.

Por kush është themeluesi i Romës – Romuli apo Enea?

Kato, historian, filozof, në fillim të shekullit të dytë pes, pranon idenë e Eratosthenit se midis themelimit të Romës (shek. VIII pes) dhe rënies së Trojës (shek. XII pes) qëndrojnë 400 vjet – 16 breza – dhe ai kombinoi të dy historitë për të dalë me atë që është versioni i pranuar, ku Romuli s’mund të jetë nipi i Eneas, biri i Askanit, por te paktën të duket se është pasardhësi i largët i heroit trojan.

Të dyja mitet ndihmuan në themelimin e romakëve si popull i zgjedhur nga Zoti, prejardhja e të cilëve i kishte gjurmët që nga Troja dhe bota helenistike.

Tradita romake tregon se ishte qyteti i lindjes së Romulos, Palatine Hill, në të cilin u shënua ai që u quajt “Viti 1” (ose viti 753 para Krishtit në kalendarin kristian të perëndimit).

Gërmimet arkeologjike në kodër kanë gjetur pjesë që datojnë të paktën që në vitin 1000 para erës sonë.

9 Komente

  1. K
    Kokcaqi

    po cfare romake thoni mer injorante ,ata ishin pellazge ,rrjedh nga gegnishtja e vjeter qe don me thane RRO MA gjate, RO MA

    1. D
      Dajti

      Po eshte e vertete qe Roma eshte themeluar nga pasardhsit e Enea Dardanit.Sipas historineve te lashte 4000 vjet me pare nje dege e fisit Dardan(Kosova e sotme) emigroi ne Juge dhe u vendos ne Azine e Vogel ( ku eshte sot Turqia) dhe themeloi Trojen nje shtet te forte dhe te pasur. 600 vjet me vone kemi luften e Trojes qe erdhi si shkak jo per syte e bukur te Helenes po per pasurite dhe vendin gjeostrategjik ne ngushticen e Dardaneleve( ka kete emer sepse banoret ishin Dardane)Sa e pasur ishte Troja na tregon Homeri ne poemen e tij Iliada dhe Odhisea. Ne vitin e katert te luftes tregon Homeri u be armepushim dhe Agamnenoni i kerkoi Priamit 5000 talanta.Nje talante ne periudhe te gjate kohore ka qene nga 27 kg. deri ne 35 kg.Te marim nje mesatare 30 kg. per 5000= 150000Kg ose 150 ton.Priami i afroi 2000 talanta.Palet nuk rane dakort. Mbas pushtimit Te Trojes Enea Dardani me fisin e tij u vendosen ne Shqiperine e Jugut .Me vone paseardhsit e Eneas kaluan Adriatikun dhe u vendosen ne Itali dhe themeluan Romen.

      1. .
        ..

        Palatin hilli i sat eme. Mos shkruani per Romen kur nuk njihni as emrat e vendeve dhe personazheve. Mos perdorni artikuj anglisht kur nuk dini te pershtasni emrat shqip.

        1. k
          k

          Sipas kocaqes dhe gurit, romen e kane themeluar dy shqiptarë nga leskoviku.

          1. k
            katundi ne parlament

            Romen e lashte e ka themeluar Sazan Guri

            1. D
              Dajti

              Agamnenoni i kerkoi Priamit 5000 talanta flori qe ishte e barabarte me 150 ton,ndersa Priami i ofroi 2000 talanta flori e barabarte me 60 ton flori.Palet nuk rane dakort.

              1. E
                Erdogan

                Si ka mundesi te jene kaq Idiote dhe Mosmirenjohes Turkoallvanosat e Sulltanit te vetequajture "Skiptare"! Ne vitin 776 P.E.S u zhvilluan Lojerat e para Olimpike ne Nder te Perendive Greke te Olimpit.Ne keto Lojera mernin pjese vetem Greket. Ilyret ishin pjese e Tyre. Fil-Ipos i Maqedhonise ne Lojrat Olimpike e njohu Nenen e Megas Aleksandros dhe e quajti Olimpia. Emri i Saj ishte Polikseni (Poli-Kseni) qytet i huaj "shqip"). Perse you o turq ne Ndergjegje dhe Identitet po shkruani per Perendine e Luftes Mars dhe ate te Dashurise Venus? Enea vinte nga Dhardhanelet e Troas apo Ilyon nga vjen dhe Ilyadha dhe Dhardhanos ishte i biri i Zeusit. Ku Enea nga Dhardhanelet dhe ku Perendite e Romes. Historia e thote fare qarte qe Perendite Romake jane kopje e Perendive Greke cne you kini kaq shpirt (spirit angl) te Zi! Katran fare? Nuk eshte turp o Arnaute te pranoni Realitetin. E gjithe Evropa ka Alfabetin Greke te copjuar.Bile edhe Emrin Evropi ka lidhje me Ilyret jo me Turqit e Ismail bej Vlores, Frashellinjte,Hasanet, Tahsimet. Evropi greqisht nenkupton Opinion i Gjere.Evria Opsi. Vellai i Evropit nje Princeshe ne Liby te Kadafit ishte e motra e Kadhmos babait te Ilyrios qe ndertoi Polisin e Thivas afer Athines. Ilyrios ishte djali i Vogel i Kadhmos dhe Harmonise. Ky cift kishin tre goca dhe dy djem. Vellai i Ilyrios ishte Polidhoras (dhuron shume "shqip"). Hovardha. Kaq i urreni Greket,Epirotet Ilyret,Maqedhonasit o turq te djallit? Si ka mundesi te katandiset ky vend me Politizmo (Culture "Shqip") Greke qe nga kohha e Majmunit deri sa u turqizuat?

                1. p
                  pirro

                  Megjithe respektin ja ke fut kot.

                2. D
                  Dajti

                  O ti POLIKARI Erdogan tani e ngaterove historine e Gerqise e bere mut fare.Po cu bene Helenet e 'FAMSHEM" qe si permende fare??!!!! E paske kuptuar me ne fund qe dollet bllof sepse Helenet nuk kane egzistuar dhe ska pasur ne bote asnje centimeter toke Helene, dhe keni filluar ta quani vehten Ilire.Iliret dhe Pellzget kane qene zoter te gadishullit dhe Mesdheut.Meso se perpara 200 vjetesh Franca,Anglia,Rusia dhe Serbia vendosen ta ndryshonin emerin e Gadishullit nga ILIRIK ne Ballkan si dhe Dardanine ne Kosovo ( sllavisht ). Fisi i madh Ilir Dardan ka egzistuar sipas historianeve te antikitetit mbi 4000 (mije) perpara.Serbet kane ardhur ne Gadishullin Ilirik mbi 250vjet perpara.Si mund te jete Kosova zemra e Serbise ????!!!!!!Ndryshimet e emrave jane bere per qellime politike.Qeveria e Kosoves duhet urgjentishtte ndryshoje emerin e shtetit.Historianet dhe Akademiket ne te dy krahet e shteteve duhet ta hapin gojen se e kane vetem per te ngrene dhe ti tregojne Botes faktet historike.Su ngopen me tokat tona,Serbi do Kosoven dhe Greku doVorio Epirin.

                  Lini një Përgjigje

                  Blog Tema