Kush do ta shpjerë në Ambasadën Amerikane dyjaren e Selman Pazos

31 Tetor 2022, 15:27Kulturë Sejmen Gjokoli

Kush do ta shpjerë në Ambasadën Amerikane dyjaren e Selman Pazos

Të dytë nuk mund të gjesh askund ndër gdhendës e përpunues guri sesa Selmani. Në trojet shqiptare jo e jo, por me sa kam parë e dëgjuar, as më tutje botës.

Se nuk gjendet tjetër njeri që të bëjë gurin të “këndojë”. Të nxjerrë nota, tinguj e melodi. Kjo histori ka vetëm një emër, Selman Pazoj, lindur, rritur e banues aty ku i ka rënë koka tetë dekada të shkuara, aty në Vranisht të Vlorës.

Së pari duhet të fërkosh sytë, pastaj duhet ti prekësh me dorë gjithçka të sendërtuar që ke rastin t’i shikosh, aty ku i ka vendosur, në dhomën “muze”. Një botë e tërë guri e kthyer në art. Gati i pabesueshëm ky transformim guri. Me kaq shumë art, finesë, përsosmëri. Mes kësaj gurërie punësh, realizimi i culës dyjare përbën një rast që duhet t’i referohen studiuesit, ata që modelojnë e trajtojnë shkencërisht marrdhëniet e njeriut me natyrën, me mjedisin, me gurin në këtë rast.

Prej longarëve të gurta dalin tinguj e melodi si të jenë akorduar në laboratore veglash muzikore. Mjeshtri i merr një nga një, i vë në buzë dhe plot mjeshtëri luan gishtat mbi brima. Mbi brimat - nota pentagrami. Në duar e buzë mban gur e jo dru a metal siç ndodh zakonisht. Ndjen keqardhje që tani se ka më Arapin, Arap Çeloleskën, këngëtarin, valltarin dhe instrumentistin e madh të Vranishtit e Labërisë.

Duhet punë me durim të madh se është delikat guri. Pesë apo gjashtë muaj i merr një dyjare.

Po Selman Pazoj e ka një merak. Një dyjare e ka bërë nga një gur i veçantë dhe në një vend të veçantë e ka vendosur. Është e bardhë borë, dallon nga të tjerat.

Kush do ta shpjerë në Ambasadën Amerikane dyjaren e Selman Pazos

E ka bërë për ta dërguar si dhuratë në Shtëpinë e Bardhë, në Amerikë që kur ranë kullat binjake në vitin 2001. Selman Pazos dy gypat e dyjares i ngjajnë me dy kulla, por “kullat” e tij çlirojnë tinguj të magjishëm folku, përcjellin demokraci të llojit të veçantë.

Mjeshtri që ka hyrën në dekadën e nëntë të jetës, është i brengosur që askush s’ka marrë përsipër t’ja çojë të paktën te Ambasada në Tiranë, edhe pse nëpër kohë ua ka kërkuar këtë disa “të mëdhenjve” të pushtetit.

Dyjaren e bardhë për Shtëpinë e Bardhë e ka aty, në një sepet më vete...

 

5 Komente

  1. J
    Jeniceri

    Sa interesante kjo!

    1. L
      Lefter Vergo

      Ja shpie kandidati për Kryetar Bashkie i Vlorës, nja dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit se i duhet për publicitet në prag të votimeve….

      1. D
        Dyjare

        Dyjare prej guri? Interesante. Njeri pasionant. A e ka instituti i folklorit, nje te tille?

        1. e
          eli

          Ky ne foto eshte tamam si Ilir Metaj pas 10 vjetesh.

          1. d
            drejtesia

            Jam nje shqipetaro amerikan Te garantoje se kur te vi ne shqiperi do to coje une ne abasaden amerikane Do vije ne shtepine tende do te mare dhe do shkojme atje sebashkeu Une jam nga Dukati dhe do te isha mirenjohes te pregatisje dhe nje per mua kundrejte pageses Une vi cdo vite ne behar ne shqiperi Me respecte dhe mire u pafshim

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema