Tani flas unë:Intervistë me faraonin Tutankhamon e interpretuar nga Christian Jacq.

30 Tetor 2022, 16:02Kulturë TEMA

 

 

 

Tani flas unë:Intervistë me faraonin Tutankhamon e interpretuar nga

 

Më 4 nëntor të 1922 — 100 vite më parë — anglezi Howard Carter realizoi një ndër zbulimet arkeologjike më sensacionale të historisë: varrin e Tutankhamon, «faraonit fëmijë», sovran i Dinastisë së XVIII, i ngjitur në fron midis 9 dhe 10 vjeçëve dhe i vdekur përpara se të mbushte 19, i jetuar midis vitit 1341 B. C. dhe 1323 B.C., ka mundësi djali i Amenhotepit të IV (që e ndryshoi emrin në Akhenaton në nderim të zotit Aton, diskut diellor, kur braktisi politezmin tradicional egjiptian në favor të një religjioni të ri të markës enoteistike, me mbizotërimin e një hyjnie ndaj gjithë të tjerëve) dhe të Nefertitit (por mungojnë dëshmi të sigurta). Më 27 shtator 1822 — 200 vite më parë — francezi Jean-François Champollion njoftoi se kishte arritur të deshifronte hierogliget, një çelës për të hedhur dritë mbi sekretet e një qytetërimi përrallor. Këyter zbulime «La Lettura» i kushton faqet e para të suplementit, i hapur me një «intervistë» të jashtëzakonshme me sovranin më pop të Egjiptit të Lashtë, e interpretuar nga një romancier, Christian Jacq, që i ka kushtuar qytetërimit egjiptian faqe entuziasmuese në ciklin e Ramsesit të II (Dinastia e XIXa) dhe në të saporibotuarin «Afera Tutankhamon».

 

Le të fillojmë nga emri: preferoni Tutankhamon apo Tutankhaton?

«Tutankhamon, absolutisht, simboli i gjallë i Amonit. Është emri im zyrtar si faraon, ai që ka shënuar mbretërimin tim dhe rikthimin në traditën politeiste të paraardhësve. Tutankhaton ka qenë titulli im si Princi i Amarnas, qytetit të diellit, qyteti i  Akhenatonit, babait tim të supozuar, dhe Nefertitit. Me vdekjen e tyre, falë dy këshilltarëve të jashtëzakonshëm, babait hyjnor Aÿe dhe shkruesit mbretëror dhe gjeneralit Horemheb, u bëra Tutankhamon faraomni, duke arritur të shmangia luftën civile dhe t’i sillja begatinë Egjiptiut. Për këtë dua të jem gjithmonë dhe vetëm Tutankhamon faraoni».

 

Një shkrimtar – arkeolog i famshëm francez, Christian Jacq, në librin «Afera Tutankhamon» ju paraqet nëpërmjet fjalëve të njërit prej personazheve të tij si një faraon të parëndësishëm. Si i përgjigjeni?

«Lloqe të një personazhi dytësor. Përkudrazi, Jacq më ka konsideruar gjithmonë një faraon të rëndësishëm. Mbretërimi im nuk ka qenë kaq i shkurtër sa dëshirohet të besohet: një dyzinë vitesh në atë kohë nuk janë pak. Kam kompletuar një tranzicion jo të dhunshëm midis mbretërisë së Akhenatonit, që e kishte bërë Amarnan kryeqytetin e ri, qytet që do të braktisej me vdekjen e tij, dhe rikthimin në Tebë. Dua që të dihet: nuk kam qenë një faraon i parëndësishëm dhe mbretërimi im nuk ka qenë i parëndësishëm. Përkundrazi, e përsëris, i imi ka qenë një moment kyç i historisë së Egjiptit, që pa Tutankhamonin do të zhytej në kaos».

 

Jeni i lumtur për atë që keni bërë?

«Kam bërë vetëm detyrën time, si të gjithë ata që përpara meje janë ngjitur në fronin e të gjallëve. Sepse kjo është detyra e faraonit, që parasëgjithash duhet të jetë i drejtë dhe i duhet të mbrojë të dobëtit nga të fortit. Midis detyrave të tij themelore është ajo e impenjimit për të siguruar lumturinë e popullit të tij: unë kam kërkuar ta bëj dhe mendoj se ia kam arritur, duke risistemuar për shembull ekonominë që Akhenatoni e kishte dëmtuar. Sigurisht që nuk e kam bërë gjithçka vetëm: jam ndihmuar mirë nga dinjitarë inteligjentë dhe kompetentë, por sidomos kam qenë shumë i dashur nga populli im, të cilin e kam shpërblyer ne lumturinë dhe sigurinë, pasi pushteti i faraonit qëndron parasëgjithash në lumturinë e nënshtetasve të tij».

 

Jeni ndjerë ndonjëherë i paracaktuar?

«E keni parë maskën time? Është maska e një ylli, e një ylli që shkëlqen përjetësisht: pasi unë jam faraoni, fitimtari i vdekjes, një hero i pashkatërrueshëm dhe i palodhshëm, i destinuar që të jetojë përjetësinë e tij midis yjeve. Sipas të urtëve, je faraon “nga veza” dhe, për pasojë, jam një i paracaktuar: isha i detyruar të bëhesha ajo “Banesa e Madhe” ku populli të mund të gjente strehim dhe siguri, pasi ky ishte fati im si faraon. Po, mund të them se rruga e Tutankhamonit ka qenë e shënuar qysh nga fillimi. Kam vetëm një brengë: nuk kam pasur mjaftueshëm kohë për të demonstruar sesa isha vërtet në lartësinë e fatit që më kishte takuar».

 

Raporti me babain tuaj Akhenaton nuk ka qenë shumë i lehtë...

«Nuk jam as i sigurtë se Akhenatoni ishte im atë: këshilltarët e mi më të besuar nuk ma kanë thënë kurrë qartë. Nga ana tjetër, as Akhenatoni, as Nefertiti nuk janë ndjerë asnjëherë të detyruar të shpallin se unë, Tutankhamoni, isha fëmija e tyre, gjë që e kanë bërë më fakt në mënyrë shumë të qartë për 6 vajzat dhe motrat e mia. Rrëfej se nuk kam pasur kurrë kontakte shumë të thella me babain tim të supozuar, i mbyllur siç ishte në mistikën e tij monoteistike dhe në një konceptim autokratik të pushtetit. Çfarë do të duhej të provoja përpara një qenieje kaq të largët, kaq jo të aksesueshëm, kaq të humbur në botën e tij? I rritur në dhomat e pallatit, në një vetmi të blinduar nga parathënësit, nuk kam pasur një fëmijëri të vërtetë, pasi jam thirrur në pushtet shumë i ri; përgjegjësitë më kanë bërë të piqem me shpejtësi. Në fund, konsideroj babain tim të vërtetë, babain që kam adhuruar gjithmonë, zotin Amon, mbrojtësin e Egjiptit. Ka qenë ai dhe vetëm ai që më ka udhëhequr mendimin dhe veprimin tim».

 

Sa ka qenë i rëndësishëm religjioni për ju?

«Qysh nga origjina e qytetërimit tonë, spiritualiteti është bazuar mbi fenë dhe dijen. Njëra dhe tjetra. Dija është ajo që zoti unik dhe i zotave pushtetet e të cilëve të gjithë mund t’i shikojnë në jetë çdo ditë. Babai im i supozuar Akhenaton ka dashur në fakt ta prishë këtë traditë mijëvjeçare duke i përjashtiuar zotat e tjerë të keni një marrëdhënie individuale, personale dhe private, me zotin e “tij”, Aton. Një lëvizje që e ka çuar perandorinë në katastrofën spirituale dhe kohore. Unë e kam shpëtuar Egjiptin duke i rikuperuar religjionin e traditës, duke i restauruar tempujt dhe vendet e hyjnive, ku priftërinjtë kryenin ritet dhe liturgjitë. Këta tempuj të aksesueshëm vetëm për priftërinjtë janë edhe qendra ekonomike ku rishpërndahen pasuritë, një ekonomi e së shenjtës, e themeluar mbi dhuratën dhe reciprocitetin».

 

Egjipti i sotëm duket larg nga Egjipti juaj...

«Egjipti që njihja dhe të cilit i kisha restauruar begatinë ishte një vend i pasur dhe i fuqishëm, për t’u pasur zili dhe i lakmuar. Kjo begati bazohej mbi spiritualitetin dhe dijen, por edhe mbi një vizion ekonomik ku solidariteti ishte element thelbësor. Pastaj, Egjipti ka pësuar shumë pushtime: persianët, grekët, romakët... Por goditjet fatale ia kanë dhënë fillimisht kristianizimi dhe më pas pushtimi arabo – mysliman. Me këtë procese kanë ardhur vlera të reja, një botë e re për t’u jetuar. Gjithçka që faraonët kishin ndërtuar për mbi 3 mijëvjeçarë është shkatërruar në një çast. Për mua janë dy Egjipte: ai i një të kaluare të jashtëzakonshme, ai i qytetërimit të ndritshëm të faraonëve dhe ai i një të tashmeje kaq të pakuptueshme dhe të largët».

 

Ky vit përkon me 200 vjetorin e deshifrimit të hieroglifeve...

«Hieroglifet janë “fjalët e Zotit”: një gjuhë e folur, por parasëgjithash një shkrim i thjeshtë, i rezervuar kryesisht tempujve. Të zbuluar nga Thothi, zoti i të urtëve dhe i studiuesve, hieroglifet përshkruanin aspekte të realitetit dhe çdo shenjë konsiderohej një qenie e gjallë. “Gjithçka është hieroglife” duket se ka thënë Champollion, ai gjeniu që ka gjetur në mënyrë brilante çelësin për t’i deshifruar. Për mijëra vjet, priftërinjtë kanë shkruar dhe skalitur hieroglife jo për të treguar fjalë, por për të transmetuar energjinë fillestare. Hieroglifet janë tinguj, imazhe, simbole: prapa kompleksitetit t[ë tyre fshihen mësime të çmuara. Është pikërisht nëpërmjet kësaj gjuhe të jashtëzakonshme të shenjtë, paksa figurative, paksa abstrakte, që është mundur t’i transmetohet spiritualiteti i të lashtëve».

 

Pastaj është zbulimi i varrit tuaj...

«Ekziston fati? Më duket se ka qenë Ajnshtajni që ka thënë: “Fati është alibia e Zotit”. Howard Carter, një anglez që ishte bërë egjiptolog në terren dhe jo një studiues në kuptimin klasik, ka qenë vetëm instrumenti i këtij fati. Ama një fat i shkaktuar nga vite kërkimi që kishin çuar në një konkluzion: ekzistonte një varr i paprekur në Luginën e Mbretërve që shkenca zyrtare deri më atëhere e kishte konsideruar të humbur. Ky varr nuk mund të ishte veçse i imi. Sikur pasioni i Carter të mos kishte bindur mecenatin e tij, Lordin Carnarvon, që t’i jepte një financim për një sezon të fundit gërmimesh, varri do të mund të ishte i panjohur edhe sot. 100 vjet pasi kishte deshifruar hieroglifet, Carter zbuloi varrin e vetëm mbretëror të paprekur, me të gjitha thesaret e saj. Zbulimi më i madh arkeologjik i të gjitha kohërave, kalimi nga errësira drejt një dite të re që ka mundësuar të afrohet me spirtualitetin egjiptian. Shpresa ka qenë gjithmonë që zbulimi i varrit nuk ishte vetëm një arritje e thjeshtë arkeologjike, por se hidhte dritë mbi shpirtin e Egjiptit tim».

 

Brenda këtij varri ishte edhe maska e mrekullueshme e artë e juaj...

«Duhet të bëj një rrëfim: nuk është maska e artë “xhevahiri” im i preferuar, edhe pse jam krenar pasi më dhuron fytyrën e një faraoni të pavdekshëm, të admiruar nga një botë e tërë edhe prej bukurisë së saj. Preferoj një objekt shumë më modest, por për mua shumë më të rëndësishëm, zbulimi parë i rrugës së varrit tim nga Howard Carter. Është një kupë alabastri kushtuar KA, çfryrjes vitale që kalon nga faraoni në faraon, një çfryre unike dhe e përjetshme, një lloj “pasurie gjenetike” e hyjnisë që manifestohet në mishërime të pafundme. Por ajo kup më pëlqen edhe pse evokon banketin qiellor gjatë të cilit shpirti i faraonit komunikon me zotat».

 

Si është Mbretëria e të Vdekurve?

«Nëse arrin të hysh dhe nuk është kaq e thjeshtë, pasi duhet të njihesh «vetëm me zë» nga oborri i Osiridit, jeta pas vdekjes është një udhëtim përrallor në shumë forma, si një zog, si tym i një inçensi, si një varkë, si një rreze drite. Askush nuk mërzitet apo lodhet pasi jemi në ndryshim të vazhdueshëm. Një udhëtim i gjatë? Sigurisht, ama një udhëtim i gjatë pa lodhje, gjatë të cilit marrim pjesë në krijimin e universit: ky është një sekret tjetër që dua t’u transmetoj me maskën time të artë, pasi ari është mishi i zotave».

 

Duhet patjetër t’u bëj një pyetje jokomode: është e vërtetë historia e mallkimit?

«Nuk është hera e parë që flitet për mallkim për sa u çërket varreve të faraonëve. Në disa varreve të pararendësve të mi mallkimi është deri i shkruar nëpër mure: të mallkuar shkelësit e varreve. Dhe jam dakord: kush i shkel varret duhet të jetë i mallkuar. Ama në varrin tim, në atë që duhet të ishte shtëpia ime e përjetshme, nuk fshihet asnjë mallkim, këtë mund t’ua siguroj; është shpikje e një egjiptologu xheloz për suksesin e Howard Carter dhe i dëshiruar që ta dëmtojë. Siç ka shkruar Jacq (ushqej një simpati të caktuar për këtë shkrimtar), më shumë duhet të plasim për një “bekim të Tutankhamonit”, bekimin e thesareve që varri ruante».

 

Çfarë provoni të jeni një mit?

«Faraoni ishte tashmë një yll i botës së lashtë, një yll i respektuar dhe i adhuruar. Nga ana tjetër nuk mund të ishte ndryshe: faraoni është bir i yjeve dhe pas vdekjes së tij do të jetojë përgjithmonë midis yjeve. Gjëja e jashtëzakonshme është se shumë herë fama e faraonëve, por edhe e mbretëreshave si Nefertiti, ka arritur t’i tejkalojë kufijtë e kohës. I kemi quajtur tempujt dhe varret tona “sarajet e përjetësisë” dhe nuk jemi gabuar. Falë thesarit tim, që shpejt do të ketë një shtëpi të re në Muzeun e ri Egjiptian të Gizës, do të mund të vazhdoj të jem një yll».

 

E ndjeni të jepni një mesazh?

«Do të doja të uroja njerëzve atë që kisha uruar tashmë kur jam bërë faraon, që në një farë mëynre ishte programi im: të zëvendësoj një rend të drejtë dhe dinamik në vend të çrregullimit dhe kaosit, ta vendos drejtësinë në vendin e padrejtësisë dhe të gënjeshtrës, të siguroj kohezionin social dhe begatinë e njerëzve falë një qeverisjeje shembullore, që të mos jetë e aftë vetëm të imponojë ligje dhe ndalime, por që të dijë të drejtojë fatet. Një urim që më duket se mund të jetë ende shumë aktual».

(nga La Lettura)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

2 Komente

  1. j
    ja ke fut kot

    E une qe mendoja qe Kristian Jacq(kam lexuar disa romane te tij mbi faraonet) eshte shkrimtar jo aktor.......gjera qe ndodhin

    1. L
      Leshi

      S'kisha hasur përkthim më të humbur. Po si dreqin shkon dhe përkthen me Google gjithë artikullin. Keqardhje, nuk e zotëron më kush gjuhën shqipe në nivelin që ishte para 33 vjetësh.

      Lini një Përgjigje