Shkelzen Cakaj publikon librin e tij të ri me shtëpinë e njohur botuese ‘Wiley”

15 Nëntor 2022, 15:15Kulturë TEMA

Shkelzen Cakaj publikon librin e tij të ri me shtëpinë e njohur

Profesori nga Kosova, me angazhim pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës, Shkelzen Cakaj, së fundmi ka publikuar librin e tij të ri “Dizajni dhe Analiza e Stacioneve Tokësore për Satelitët e Orbitave të Ulëta (LEO- Low Earth Orbits)” me njërën prej shtëpive të njohura botërore në fushën e kërkimeve teknologjike – Wiley and Sons.

Ky është me shumë gjasë studimi i vetëm në fushën e komunikimeve satelitore që vjen nga një autorë shqiptar me një shtëpi kaq prestigjioze botuese.

Nëse studimi i komunikimeve të stacioneve tokësore me satelitët nuk është aq i shpeshtë në Kosovë dhe Shqipëri, atëherë ky libër përbën një referencë të re akademike për t’iu qasur formave dhe analizave të komunikimit të stacioneve tokësore posaçërisht me satelitet e orbitave të ulëta.

Libri është përmbledhje e hulumtimeve shkencore mbi 20 vjeçare të kryera gjatë punës së autorit me Universitetin Teknik të Vjenës, me Universitetin e Zagrebit dhe me Administratën Amerikane të mbikëqyrjes së Atmosferës dhe Oqeaneve  prej satelitëve (National Oceanic and Atmospheric Administration-NOAA) në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si fillim, libri ka marrë vlerësime pozitive nga shtëpia botuese, duke e vlerësuar veçanërisht për llogaritë e avancuara matematikore, qasjen eksperimentale dhe përfundimet inovative në lidhje me  performancën e komunikimit të stacioneve tokësore me të satelitet e orbitave të ulëta.

Ndryshe, Cakaj është autor i rreth 70 publikimeve shkencore në revista dhe konferencave ndërkombëtare.

Ai vazhdon punën e tij si Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës.

2 Komente

  1. t
    tetovari2

    O Mero,alamet profesori,me studime te shumta,me doktoraturë të merituar(jo plagjiaturë),i vlerësuar në rang ndërkombëtar ti,ti mirë ke bërë që e ke ilustruar me një fotografi,braaavo. Sikur të ishte ndonjë moderato- re,blogere ose modele (kurva,orospia e prostituta),me siguri do botoje edhe nja 20-40foto.

    1. D
      Drenova

      Kur do dale ndonje PROFESOR shqiptar,qe te botoje ndonje liber me temen se "Cfare duhet bere qe shqiptaret te mbushin barkun me buke"? Se me keta satelitet le te merren bota,prandaj mos na mbushni barkun me miza sic ben Rama qe na tregon se per cdo gje ne zeme nder vendet e para ne Europe e ne bote!

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema