“Republika e pare” një trashëgimi politike e shqiptarëve  për botën 

17 Nëntor 2022, 21:37Kulturë TEMA

 

“Republika e pare” një trashëgimi politike e

Çdo krahasim çalon. Ashtu si në garat e stafetës ku entuziazmi dhe nderimet e mëdha i shkojnë zakonisht finalizuesit që pret finishin, ka ndodhur që rezistenca me armë e UÇK-së dhe ndërhyrja e NATO-s për çlirimin e Kosovës të marrin me të drejtë më shumë vëmendje, hapësirë dhe merita në narrativën e Kosovës së lirë. Deri duke e lënë disi në harrim herë-herë, apo duke e treguar me klishetë e sektarizmit mendjengushtë dhe negativist periudhën disavjeçare të rezistencës paqësore rugoviane dhe Republikës së Parë nën okupimin serb, e cila i parapriu Republikës së dytë, asaj në liri që lindi nga forca.  
Duke i parë në lidhje organike “të dyja republikat”, në nxitjen e grishjes së fortë që ngërthen për publicistin dhe shkrimtarin nxjerrja në dritë e të hijëzuarës pa të drejtë, por edhe për të dëshmuar respekt dhe drejtësi ndaj fakteve e kontributeve që ka mundur t’i njohë nga afër si gazetar i radios “Zëri i Amerikës” dhe bashkëpunëtor i gazetave të Kosovës, publicisti Mero Baze, një nga njohësit më të mirë të historisë së re të saj mes kolegëve të Shqipërisë, ka kompiluar e shkruar një libër të plotë për Republikën e Parë, me vetëdijen që para se t’i nënshtrohen seleksionimit të kohës, ngjarjet që kanë formuar në lidhjen e tyre një periudhë të papërsëritshme të hi- storisë, duhet të pasqyrohen hollësisht e të renditen siç kanë ndodhur.  
Duke i paraqitur imtësisht, në mënyrë kronologjike, zgjedhje kjo që i përgjigjet qëllimit për ta prezantuar në përmasa sa më reale Republikën e Parë, autori fokusohet në një “invencion” apo eksperiment politik, siç e quan vetë, që ka intriguar dhe vijon të intrigojë kureshtjen dhe kërkimin për të cilin gjer para botimit të këtij libri është folur e shkruar me kursim, në mënyrë fragmentare, pa u thelluar në specifikën e tij. Së paku në Shqipëri. Ky “invencion” është shteti paralel që konceptoi dhe jetësoi në Kosovë, Ibrahim Rugova me bashkë- punëtorët e tij të LDK-së dhe qeverisë “Bukoshi”, nga viti 1989, gjer në daljen në skenë të UÇK-së dhe çlirimin e Koso- vës nga forcat e NAT0, në vitin 1999.  
Lidhur ngushtë me vizionin e shtetit paralel, pjesë e tij, Rugova me shokë ndërmorën kthimin e busullës së Kosovës nga Perëndimi demokratik, një akt politik largpamës, që e kapi në kundërkohë dhe e nxori zbuluar regjimin e Milošević-it. Në të njëjtën periudhë, vë në dukje Baze, Rugova u dha formë kërkesave didaskalike që identifikuan pranë kancelarive të Pe- rëndimit ëndrrën e Kosovës dhe rrugëzgjidhjen e vetme të çë- shjes së saj: “Kosova-shtet i pavarur dhe demokratik, me ndërhyjen e NATO, nën mbikqyrjen e OKB”, citon autori.  
Të gjitha këto, në kushtet e represionit të shtuar policor dhe ushtarak serb në Kosovë, në një periudhë kritike kur era e ndryshimeve demokratike në Lindjen ish-komuniste dhe shpërbërja e Jugosllavisë rrezikonte që paradoksalisht, Kosova ngritur e para, t’u sakrifikohej përsëri “ekuilibrave”, “konjukturës” apo të ashtuquajturave “lëshime” serbe ndaj republikave të shkëputura. Dështimi dhe poshtërimi i bujshëm në Bosnjë-Hercegovinë përballë barbarive serbe, ushqeu frikën e një poshtërimi të ri, do të thotë hezitimin disavjeçar të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen me shpatë të çështjes së Kosovës. Por si në ligjin e pashkruar të kompensimit, “Bosnja” që do ta “dënonte” edhe do ta “shpëtonte” Kosovën me korigjimin radikal nga Perëndimi të intervenimit ushtarak: jo me kaskat blu të OKB -së, por me arsenalin e NATO.  
Por derisa të mbërrinte në këtë zhvillim fatlum, Kosovës i duhej të mbijetonte, të rezistonte, të mbante ndezur pishtarin e ëndrrës për liri dhe pavarësi. Kjo është periudha e daljes në skenë të shtetit paralel rugovian.  
Në këtë libër del qartë se përtej të qenit një fanitje apo thjesht në letër, shteti paralel funksionoi edhe si shtet i qytetarëve të Kosovës nën okupim, administroi dhe me fondet e veta të siguruara nga kontributet e emigrantëve shqiptarë në Perëndim, financoi disa fusha të jetës publike; arsimi, shënde- tësia, përkujdesja sociale, mbështetja për individë dhe familje në nevojë, e të tjera e të tjera. Duket e thjeshtë për ta thë- në, por sigurisht ka qenë e jashtëzakonshme për t’u bërë. Ashtu e sheh dhe e shpjegon Baze në librin e tij, duke sjellë fakte dhe dokumente të panjohur deri më sot për operandin e qeverisë “Bukoshi”.  
Shteti paralel financoi gjithashtu diplomacinë autonome të Kosovës dhe ndërkombëtarizimin si asnjëherë tjetër më parë të çështjes së Kosovës nga elitat e saj. Jo vetëm përmes qeverisë në mërgim, siç ka plot precedentë në histori. Por edhe nga Prishtina. Rugova ia doli të pritej disa herë si udhëheqës i shqiptarëve, madje edhe si President i Republikës së vetëshpallur, në SHBA dhe në kryeqytetet e gjithë vendeve demokratike të Perëndimit. Studiues i teorisë së refuzimit estetik, që i kishte mprehur shijen dhe sensin e masës, Rugova e përdori lakonizimin dhe përsëritjen për të ngulitur në agjendën e Perëndimit kërkesat themelore të popullit të tij që i thoshte si uratë. Kërkesa që do të rezultonin profetike në dritën e ngjarjeve vendimtare të vitit 1999 e në vijim.  
Të gjitha këto, në një mënyrë a një tjetër, i kemi ndjerë apo edhe ditur dikush-dikush. Në librin e tij, Mero Baze i sendërton, i rendit, u vë datat dhe referencat pa të cilat historia do të ishte një përrallë, i vendos brenda një sistemi koherent të menduari e të vepruari të etërve të Republikës së Parë, i vesh me dëshmi të reja, të vetat si dëshmitar okular në shumë prej ngjarjeve që tregon, të përsonazheve që ka intervistuar eksluzivisht për këtë libër, të politikanëve, diplomatëve, studiuesve dhe gazetarëve të tjerë që ka cituar.  
Por duhet thënë se në tërësi ky libër vjen si një ditar aposteri ku ngjarjet e mëdha lidhen me njëra-tjetrën nga ngjarjet rutinë që i përgatisin. Ngjarjet në dukje rutinë të veprimit dhe ngulmimit sizifian për të mbajtur gjallë e çuar përpara me centimetra idealin e çlirimit dhe pavarësisë me mjete paqësore, janë referuar me bollëk për nuancën e re që sjell secila, por edhe për të vizatuar tablonë e sagës së durimit që kërkon lufta në paqe. Në këtë ravgim, autorit i ka ardhur në ndihmë ajo që mund të quhet arkiva e qeverisë “Bukoshi”, me dokumente që referohen e botohen për herë të parë.  
Dhe kështu, përmes të treguarit, lexuesi përfton kuptimin e historisë si një stafetë, nga koha në kohë, nga brezi në brez, nga qasja në qasje; përfton a përforcon dijen se alternativa e rezistencës së armatosur e përfaqësuar nga UÇK i përshpejtoi vrullshëm zhvillimet dhe arriti brenda një kohe të shkurtër atë që rezistenca paqësore nuk e kishte arritur gjatë një de- kade; përfton nga ana tjetër dijen dhe kuptimin se rezistenca paqësore i dha justifikim dhe mbështetje në arenën ndërkombëtare rrokjes së armëve. Ndaj, kur u hodhën zaret e zgjidh- jes nga faktori ndërkombëtar, të dyja alternativat ishin në tryezë dhe mbetën në lojë edhe në Republikën e dytë. Sepse pavarësisht dallimeve sa i takon qasjes dhe mjeteve, të dyja kishin të përbashkët qëllimin.  
I shkruar me dashuri, realizëm dhe përgjegjësi, libri “Republika e Parë” e vendos shtetin paralel dhe rezistencën paqësore rugoviane në rendin e një pasurie dhe trashëgimie politike origjinale që i kalon kufinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Ato mbeten një subjekt për studime më të thelluara politologjike. E gjithë kjo, pa kurrfarë glorifikimesh, madje duke i vënë në dukje dritë-hijet e personazhit që e mishëron “invencionin” e shtetit paralel, gjë që e bën atë “shembullin e asaj krye- vepre që është njeriu i papërsosur”, siç thotë shkrimtari amerikan, Filip Roth për një prej figurave me të adhuruara të krijimtarisë së tij.  
Voluminoz dhe linear nga vetë natyra e paraqitjes kronologjike të ngjarjeve, libri “Republika e Parë” kulmon nga pikëpamja stilistike me portretet e Rugovës dhe Bukoshit, që e mby- llin atë. Mjeshtëria e realizmit të këtyre portreteve i kthen fja- lës epërsinë e njohur ndaj formave të tjera të shprehjes për gdhendje komplekse.  
“Dhe kështu, të dy bashkë, shkruan autori për Rugovën dhe Bukoshin, si murgjër të një rruge që nuk ia dinin fundin, ata ia dolën të ndërtojnë Republikën e Parë të Kosovës, një shtet me letra që nuk i njohu Perëndimi, por i njohën shqiptarët dhe e besuan më shumë se çdo qeveri tjetër të mëpasme në Koso- vën e lirë. Ishte e vetmja Republikë pa ushtri, pa territor, pa njohje ndërkombëtare. 
E mbante në këmbë besimi te liria!”  
 
 ( Ditën e premte ora 18 në Hotel Tirana Internacional organizohet promovimi i librit “Republika e parë”)

10 Komente

  1. e
    ee,

    Te gjithe ju i beni qejfin njeri tjetrit se sot keni ne dore diçka, neser kur ju do jeni vetem nja materie siperfaqesore, valle mendoni se do te ekzistoni si sot?! Si histori e Meros ashtu dhe jotja Preç, jane aq te dermura nga padrejtesite qe keni ber sa kur gota u thye, qelqet u perhapen gjithe andej dhe ju mundohi qe ti bashkoni, por syte qe u kane pare dhe veshet qe u kane degjuar do tu spiunojne per ato gjera. Nuk jam fare i kenaqur nga puna dhe vepra juaj; jeni po aq mizor sa Saliu qe vepren e tij e dine te gjithe por duke qene se nje pjese jane si ju duke qendruar ne krahun e tij dhe jo tuajin, bejne ate qe beni dhe ju. Po flitet me per Saliun, per Rugoven per Bukoshin... kur dihen te gjitha dhe kerkoni ti lyen buzet me te kuq si ato femrat e xhamave me 50 euro?! Komentin tim vetem e lexoni por mos e nxirrni se nuk i perket kesaj epoke te lirise tuaj.

    1. M
      Mihongsh Tetria

      Udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës qe shumë vjet e dhunon historinë e Kosovës! Udhëheqja e LDK-së e dhunon historinë e Kosovës duke e falsifikuar historinë e saj. Meqenëse historia e Kosovës, e Kosovës si territor historik i Shqipërisë, është përbërës i historisë shqiptare në përgjithësi, kuptohet se udhëheqja e LDK-së po e dhunon historinë e popullit shqiptar! Ky dhunim i historisë shqiptare ishte punë e kahershme e udhëheqjes së LDK-së, e përshtrirë, e përthelluar, sidomos pas krijimit të UÇK-së dhe, si pasojë e krijimit e të luftës së saj, e komprometimit praktik e historik të politikës së LDK-së. Metodologjia me të cilën LDK e dhunon dhe e falsifikon historinë e Kosovës është metodologji tipike staliniste. Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim dhe në vijimësi i mohon disa nga veprimet dhe disa nga ngjarjet e dëshmuara me data kur kanë ndodhur e me vendin ku kanë ndodhur në të cilat tregohen dështimet e mjerimet e saj politike. Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim përdor anëtarë e zyrtarë të saj dhe gazetarë nga disa medie të kolonizuara prej saj për sulme ndaj atyre studiuesve e intelektualëve që i deklarojnë me gojë a me shkrime të dhënat për veprimet, qëndrimet, sjelljet, bëmat, ngjarjet në të cilat shihen ato dështime e mjerime të saja politike me pasoja kur më të pakta e kur të mëdha për gjendjen e përtashme e për ardhmërinë politike e kombëtare të Kosovës. Shembull i sjelljes staliniste të udhëheqjes së LDK-së ndaj atyre që e kritikojnë, duke ua hequr maskat falsifikimeve e mashtrimeve të saj të historisë së vet dhe të historisë shqiptare në përgjithësi, është sjellja e një zyrtari të saj në ditën e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit. Ky zyrtar i LDK-së nga një komunë e Kosovës në postimin e vet në profilin e vet të FB-ut, nuk e përmbajti urrejtjen e tij ndaj Adem Demaçit dhe duke e quajtur monstrum shprehu hapur gëzim të cilin e emetuan më pas disa medie elektronike pse, pse, pse më në fund “Përçarësi numër 2 i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë! Pritet të ikë edhe Shpendkeqja që është përçarësi numër 1. Këta dy monstruma i bënë pikë e pesë shqiptarët”! Me postimin e tij u pajtuan dhe u solidarizuan edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të LDK-së, njëri prej tyre deputet në Kuvendin e Kosovës. Reagimet që kjo deklaratë makabre e zyrtarit të LDK-së shkaktoi në opinion, e detyruan udhëheqjen e LDK-së ta detyrojë deklaruesin që t’i kërkojë falje familjes së Adem Demaçit, por, natyrisht, jo edhe të urryerit numër 1 të kësaj specie që me gjuhë të shtazërishme të hienës politike dëshiron të mbrojë Kosovën me dhuratat që udhëheqja e tij ua çonte Millosheviqit e Millutinoviqit! E dinte Udhëheqja e LDK-së se kundër të urryerit numër 1 do të organizojë fushata të reja, fushata të reja siç ishte kjo mbas botimit të shkrimit të tij për reagimet tona “gjithëkombëtare” kundër Komitetit Nobel, në të cilën ajo, udhëheqja e LDK-së, i përmblodhi afër 50 anëtarë dhe rrogëtarë që i stolisën disa gazeta, disa televizione dhe shumë portale të rrjetit social me urrejtje, shpifje, gënjeshtra, denoncime partiake ldk-iste ndaj Rexhep Qosjes! Dhe, kjo fushatë e re e LDK-së, le të thuhet, e anëtarëve të vjetër më shumë se e atyre të brezit të ri të saj, e shtyri Rexhep Qosjen të shkruajë këtë skicë për politikën falimentuese të udhëheqjeve të deritashme të LDK-së! 1. Udhëheqja e LDK-së reagonte gjithmonë mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se programi i saj politik, i botuar së pari në gazetën e Beogradit Nasha Borba, mandej në revistën Alternativa të Shoqatës Migjeni të shqiptarëve në Slloveni, e, mandej edhe në ditarin Dëshmitar në kohë historike, vëllimi 6, të Rexhep Qosjes, ishte program për një autonomi të Kosovës më të rrëgjuar, më të varfër politikisht e juridikisht, se ç’ishte autonomia e vitit 1974. Për këtë arsye ajo e fsheh tani këtë program tre pash nën dhe! 2. Udhëheqja e LDK-së reagonte mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se pas krijimit, në fund të vitit 1989, ajo e kishte regjistruar partinë e saj, e quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, ngjashëm me Lidhjen e Komunistëve të Kosovës, në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë në Beograd! 3. Udhëheqja e LDK-së reagonte e reagon dhe tani ashpër, me fjalë fyese ndaj autorëve të të dhënave që dëshmojnë se udhëheqja e saj e përparme, përmes kryetarit të saj, sa e sa herë i ka penguar studentët të çohen në demonstrata, duke u thënë se ashtu do të pengojnë zgjedhjet serbe në Serbi në përgjithësi. 4. Udhëheqja e LDK-së reagonte posaçërisht vrazhdë kur i thuhej se me politikën e saj, të vetëquajtur paqësore, e në të vërtetë nënshtruese, si parti opozitare e Serbisë, duke përmbushur të gjitha obligimet “shtetërore” ndaj Serbisë, po e dobësonte, në të vërtetë po e shkatërronte lëvizjen kombëtare në krye me organizatën studentore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 5. Udhëheqja e LDK-së reagonte shumë vrazhdë, kur i thuhej me gojë a me shkrim se në mbledhjen e saj, në objektin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku e kishte selinë ajo, ditën e vrasjes së një pjesëtari të lavdishëm të UÇK-së është deklaruar: sot është vrarë një mafi vrasja e të cilit i ka gëzuar serbët dhe shqiptarët! Kjo informatë u është thënë disa personave prej një anëtari të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që sot me disa anëtarë të familjes së vet e mjel PDK-në, e mandej është bërë publike prej Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Jirzhi Dintsbir. 6. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur shkruhet se prej anëtarëve të Kryesisë së saj, madje prej kryetarit të saj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është quajtur, kur dorë e zgjatur e Serbisë, kur grupe njerëzish të frustruar, kur organizatë terroriste, kurse, si shkruante gazeta Koha Ditore me 22.9.1998, Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së Jirzhi Dintsbir, i është thënë se UÇK” është turpi më i madh i popullit shqiptar”! 7. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë edhe kur i tregohet e botuar Marrëveshja që kryetari i saj, me 28 prill 1999, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar me kryetarin e atëhershëm të Serbisë, Millan Millutinoviq, me të cilën krijohet qeveria kuislinge e Kosovës. Ndërsa, Millan Millutinoviqi në këtë Marrëveshje nënshkruhet si kryetar i Serbisë, kryetari i LDK-së, i shpallur dhe kryetar i Kosovës në “zgjedhjet” e vitit 1998 në gjendje lufte!!! nënshkruhet si kryetar i LDK-së. Është e qartë se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje ishte akt tradhtie që kryetari i LDK-së po bënte jo vetëm ndaj Kosovës së shpallur e pavarur në mbledhjen e ish deputetëve të Kosovës në Kaçanik, po edhe ndaj kërkesës për Kosovën e lirë e të pavarur për të cilën po demonstronin, po burgoseshin e po vriteshin sa e sa studentë e të rinj të tjerë. E aktet e tilla, të tradhtisë, dihet si quhen, si gjykohen e si dënohen në politikën, në gjykatat e në historinë e popujve historikë, me dinjitet e me kulturë politike e shtetërore. 8. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, me fjalë banale kur dëgjon a lexon se në solemnitetin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje kryetari i LDK-së dhe i Kosovës, i Kosovës autonomi, në të vërtetë koloni e Serbisë, do t’i dhurojë kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhurata të cilat, siç do të deklarojë ai në bisedë me gazetarët ditën kur po dorëzonte detyrën e kryetarit të Serbisë dhe po bëhej gati të udhëtonte për Hagë, për t’iu paraqitur Gjykatës Speciale Ndërkombëtare, do ta stolisin gjatë Kabinetin e tij në Qeverinë e Serbisë! 9. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur i thuhet me gojë, në radio e televizione a me shkrim në gazeta se LDK-ja në radhët e saj kishte anëtarë e zyrtarë sekretë të cilët e informonin Sigurimin e Brendshëm Shtetëror të Serbisë në Kosovë për përbërjen dhe një varg çështjesh të tjera që kishin të bënin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! 10. Udhëheqja e LDK-së reagon ashpër, fyeshëm, kërcënueshëm kur i thuhet me gojë në radio e televizion a me shkrime në gazeta se kryetari i LDK-së, një kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Millan Millutinoviqin do të shkojë në Beograd, në takim me kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviqin, të cilit do t’i çohen dhurata si Millan Millutinoviqit me rastin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje. Çka është biseduar, çka ka ndodhur, çka është nënshkruar në atë takim do ta thonë një ditë arkivat e Serbisë, të cilat sot për sot nuk mund t’i shfrytëzojnë historianët shqiptarë. Tani për tani dihet vetëm se mbas atij takimi kryetari i LDK-së, i quajtur kryetar historik i Kosovës, koloni e Serbisë, i përcjellë prej njerëzve të Milloshit do të shkojë në Aeroportin e Beogradit dhe prej tij do të fluturojë për Itali, ku pa u vonuar shumë, do të deklarojë se duhet të ndalen bombardimet e Serbisë prej Forcave të NATO-s! Dhe, do të shtojë: Millosheviqi është lideri i nderuar i Serbisë me të cilin duhet të bisedohet! 11. Se takimet dhe bisedat e disahershme të kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Kosovës koloni e Serbisë me Millutinoviqin, përmbanin një turp për Kosovën është thënë prej shumë veprimtarëve politikë shqiptarë në Kosovë e në Evropë. Një dëshmi për karakterin dhe “dinjitetin” e këtyre takimeve Millosheviq – Rugova do ta lërë njëri prej kundërshtarëve të Milloshit, i cili shkruante edhe për disa gazeta evropiane, malazezi Stojan Ceroviq, i lindur në vitin 1949 e i vdekur në vitin 2005, në librin e tij Dalje nga historia. Aty, përpos të tjerash, ai do të shkruajë: në gjysmën e viteve të nëntëdhjeta një diplomat amerikan i propozon atij, Ceroviqit, të shkojë në Uashington dhe atje të vizitojë Arkivin që po krijohej. Kur Ceroviqi e pyet se çka do të ishte me interes për të në atë Arkiv ai, diplomati amerikan, do t’i përgjigjet: aty do të gjesh, fjala vjen, edhe raportet e Ambasadës Amerikane në Beograd në të cilat tregohet se sa është i korruptuar kryetari i LDK-së. Nuk ka dyshim se cilësori i korruptuar flet jo vetëm për korrupsionin material po edhe për korrupsionin politik të kryetarit të LDK-së! 12.Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, tmerrueshëm, kërcënueshëm kur gojarisht a me shkrim i bëhen pyetje se çka ka bërë ajo gjatë një vargu vitesh me paratë e popullit, me atë tre përqindëshin, që milej prej popullit? Ku shkuan gjithë ata miliona të mbledhur në Kosovë, në shtetet e Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në shtetet e kontinentet e tjera ku jetonin e punonin shqiptarë, nuk u ble me to e me të tjera të mjela si ato prej popullit vetëm shtëpia e kryetarit të LDK-së! U blenë edhe të mira të tjera, edhe pasuri të tjera, edhe privilegje e lukse të tjera të drejtuesve të LDK-së dhe shfrytëzuesve të djersës së mërgimtarëve tanë të degdisur në Botë. Nuk kemi shtet të së drejtës se po të kishim, udhëheqja e LDK-së do të duhej të jepte përgjigje para prokurorëve e pastaj para gjykatësve për fatin e gjithë atyre milionave ashtu si për fatin e shumë milionave të tjerë. 13. Udhëheqja e LDK-së reagon me mospajtim të disafytyrshëm kur i thuhet se që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviqit e ka uzurpuar e privatizuar Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës me 12-13 anëtarë të Kryesisë e të Këshillit të Përgjithshëm të saj, duke e sunduar qe 25 vjet me 3 “kryepartiakë” e dy shërbëtorë të tyre dhe duke e bërë filial banke prej të cilit i mbushin xhepat ata me shumë shtesa, honorar e paushallë, që rrjedhin pandalshëm, dhe duke ua mbyllur dyert e saj disa shkrimtarëve të shquar, disa gjuhëtarëve të shquar, disa historianëve të shquar të popullit, disa historianëve të shquar të letërsisë, disa mjekëve e disa studiuesve të tjerë shkencorë shumë të merituar pse s’ishin anëtarë të LDK-së! 14. Udhëheqja e LDK-së reagon skajshëm pezmatueshëm, vrazhdë dhe kërcënueshëm kur i përmendet FARK-u (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). Pse të mos reagojë ashtu? Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un jo për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kohën kur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishte duke luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës e njohur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK-ja të marrë pushtetin. FARK-u në të vërtetë ishte forca e shkretë e udhëheqjes së LDK-së për luftë qytetare pas çlirimit të Kosovës. Por, për fat djemtë e FARK-ut shpejt do të kuptojnë se për çfarë qëllimi kundërkombëtar i kishte mbledhur ata udhëheqja e LDK-së, prandaj do të kalojnë në radhët e UÇK-së. Marrëveshja e nënshkruar prej kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhe kryetarit të LDK-së, në të vërtetë ishte “kushtetuta” e vonuar serbo-shqiptare me të cilën bëhej i ligjshëm pushteti, pushteti i LDK-së në Kosovën autonomi e Serbisë. 15. Të gjitha të dhënat e sipërthëna dëshmojnë se Redaksia e gazetës së njohur franceze, Le Monde, ishte treguar shumë largpamëse në qëndrimet e saj parathënëse ndaj politikës së LDK-së kur kryetarin e saj, në fillimet e karrierës së tij ldk-iste, e kishte paraqitur përmes një karikature në prehrin e Millosheviqit, i cili do të ushtrojë dhunë e terror, krime lufte e krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe do t’i dëbojë afër tetëqind mijë shqiptarë prej Kosovës në pranverën e vitit 1999 jo vetëm duke mos qenë aspak i trazuar prej partisë së pagëzuar LDK, po, përkundrazi, duke qenë i vizituar ai vetë dhe kryetari para tij, i Serbisë, Millan Millutinoviq, me dhurata nga duart e kryetarit të LDK-së! 16. Nuk e quaj të nevojshme t’i komentoj reagimet e udhëheqjeve të LDK-së ndaj të dhënave që për politikën e saj dëgjohen a shkruhen prej historianëve a intelektualëve të Kosovës në Prishtinë, të Shqipërisë në Tiranë a kudo qoftë tjetër. E quaj të nevojshme vetëm t’ia sjell në mendje kësaj udhëheqjeje dy të vërteta që në shtetet demokratike, me tradita shtetërore, kulturore e qytetëruese, janë ligje etike e juridike. E vërteta e parë është kjo: kryetar kuvendi, kryeministër apo kryetar shteti nuk bëhesh për të bërë qejfe, për të pirë e për të ngrënë ushqime e pije sa më të shtrenjta e falas, për të bredhur nëpër botë zyrtarisht a jozyrtarisht, për t’u pasuruar duke keqpërdorur karriget politike, për t’u rrethuar me servilë e mendjepaktë, që bëjnë krejt çka u thuhet mirë e keq! Kryetar kuvendi, kryeministër e kryetar shteti, nuk bëhesh, pra, për të zhvatur shtetin. Jo. Kryetar kuvendi, kryeministër e sidomos kryetar shteti, bëhesh, siç ishte bërë kryetari i LDK-së kryetar i Kosovës koloni e, mandej, shtet protektorat, që, në rast se e kërkojnë punët tragjike historike, edhe për të dhënë jetën për atë shtet, për nderim e dinjitetin e popullit që përfaqëson. E jo, jo, jo për të nënshkruar Marrëveshje tradhtie siç është ajo që u nënshkrua prej kryetarit të LDK-së e të Kosovës me kryetarin e Serbisë, shtetit okupator të Kosovës, Millan Millutinoviqin më 28 prill, 1999! E vërteta e dytë është: Krim nuk quhet vetëm vrasja e njeriut, po edhe vrasja e të vërtetës dhe e të drejtës. Udhëheqja e LDK-së po vret të vërtetat dhe të drejtat që nuk i pëlqejnë, që nuk janë në interesin e saj, që e zbulojnë, e përfushin, e tregojnë politikën e saj në thelbin e saj: gjithnjë politikë e mjerë e, siç u pa më lart, në disa raste edhe politikë tradhtare. Për fatin e historisë shqiptare, këto vrasje janë të përkohshme. Historinë e Kosovës, historinë shkencore të Kosovës, nuk do ta shkruajë LDK-ja po historianët. Historia e falsifikuar që LDK-ja e ka shkruar për veten e Kosovën do të ketë fatin e historive partiake e shtetërore që Stalini e Duçe kishin shkruar për partitë e tyre dhe për shtetet që kishin sunduar me dhunë: do të hidhet në plehun e historisë! Historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë së bashkuar nuk do ta shkruajnë partitë po historianët e Shqipërisë dhe të Kosovës së Bashkuar. Një shkrues i saj jam edhe unë jo vetëm me Ditarët e mi. Por, para se të shkruhet kjo histori e Kosovës, pasi Kosova të bëhet shtet i së drejtës, shpresoj që të vërtetat dhe të drejtat të cilat do t’u shpëtojnë vrasjeve prej rrenave, shpifjeve e urrejtjeve të anëtarëve, të udhëheqësve të kryehershëm dhe të mëvonshëm të LDK-së dhe të rrogëtarëve të saj do t’i sjellin shumë të dhëna e dëshmi të reja arkivore e kujtimore asaj historie.

      1. P
        Pjeter mustaku

        Republika imagjinare ne mendjen e Rugoves

        1. P
          Plaku nga Kosova

          Ju lutem Komentin tim.

          1. B
            Bismarku ka qen i madh

            "republika e pare "trashgimi per boten .. A nuk te ben per te qeshur kjo thenie,kur ne kemi qe nga 1912 nuk kemi mundur te bejme shtet,por ne krye kane qene dhe jane nje tufe hajdutesh e kriminelesh e injorantesh analfabete qe e kane cuar vendin nga nje shkatrrim ne tjetrin nga nje disfate ne tjetren.... nje tufe kriminelesh qe luftojne me njeri tjetrin per pushtet per te mbushur xhepat e tyre duke folur ne emer te popullit te varfer.

            1. A
              Albert Lenja

              Shkrim interesant. Duhet tja percillni Mero Bazes.

            2. f
              fatmiri

              Derri do sacme o Mero,Me duket si iluzion optik gjithcka qe beri Rrugova,shtet paralele....!Te tjeret luftonin me arme ky e mbajti popullin ulur ne bythe.medemek kemi shtetin tone me ushtrine dhe policine e Milloshevicit!Gjithkund shkelqen Z.Mero po ketu je kot fare,

              1. P
                Panair tra la la _Hedhim valle Tallava

                Mero Baze ja ka kaluar Kadarese 1000-her por sduan ta pranojne Preci me shoke

                1. S
                  Shmili Pollogasi

                  O Mercedez, po përse ishte ndër hije Rugova në Rambouije ! Nisi si palaco, veproi si palaco, përfundoi si merkato Shiko e dëgjo e kupto, se si një serb (nuk më kujtohet emri) i ngarkuar me detyrë të posacme nga Miloshevici që të përkujdesej për familjen 18 anëtarëshe (sipas serbit zyrtar) e të siguronte edhe pelena për foshnjet - një aludim cinik i Milloshit drejtuar Rugovës, duke i rikujtuar (atij - Rugovës) se të kishim vasal e të blejtëm fare lirë - për pelena.

                  1. F
                    Fisniku

                    Rugova ka qene spiun e Milloshevicit,ashtu sic ishin shumica e politikaneve kosovare! Kosoven e cliroi NATO e drejtuar nga SHBA ,UCK ndihmoi aq sa mundte,por qe nuk duhet glorifikuar shume sic po behet! Rugova ,Berisha,Meta etj jane armiqte e kombit shqiptar!

                    Lini një Përgjigje