“Sahatçia“, filmi i ri i regjisorit shqiptaro-austriak Gjergj Mazi

18 Nëntor 2022, 10:23Kulturë TEMA

“Sahatçia“, filmi i ri i regjisorit shqiptaro-austriak Gjergj

Intervistë me Gjergj Mazin për premierën e filmit “Sahatçia“

Ju jeni skenaristi dhe regjizori i filmit “Sahatçia”. Sot behet premiera ne Kino Millenium. Si ju erdhi mendimi për të bërë këtë fiim?

Kam një kënaqësi të madhe që paraqitem sot para publikut shqiptar me një projekt që e konsideroj si mjaft të dashur dhe interesant për veten time. Filmi ngrihet mbi një fabul konkrete historike. E shkrova skenarin dhe e bëra regjinë në një kohë mjaft të shkurtër, pasi edhe fabula ishte e gatshme për t’u hedhur në film. Ky është filmi im i parë artistik, e për këtë arsye ka një rëndësi të madhe për mua si kineast. Puna intensive për realizimin e tij nxori në pah sa vështirësi ka ky profesion. Këtë film e bëra për disa arsye:

Kur mësova për ngjarjen e vërtetë, më bëri shumë përshtypje, u preka. Pata një sugjerim, por edhe mendova, nëse mund të bëhej film me atë fabul.

Sa unë kam dijeni në fushën e filmit, si kineast austriak, me 100 % gjak shqiptari, nuk di të ketë filma ku përmenden shqiptarët, që të nxjerrin anët e tyre më të mira si komb –  si historia, tradita, zakonet, karakteri. I mëshohet shumë anëve negative dhe kjo është një propogandë e dëmshme për ne si popull.

Me filmin “Sahatçia” bëra atë që m‘u duk se shkon në këtë aspekt, bazuar dhe në njohuritë e mia hisstorike. Jam përpjekur të fokusohem tek aspektet pozitive të vendit tim, pasi edhe mesazhi filmit është miqësia mes njerëzve. Shpresoj të kem arritur të justifikoj disi arsyet përse e bëra këtë film.

Filmi është me aktore shqiptare apo te huaj?

Para se të fillonin xhirimet, u bënë shumë kinoprova për të zgjedhur aktorët më të mirë profesionalisht, por dhe që i shikojnë roleve. U mbajt parasysh edhe buxheti mjaft minimal per të realizuar një film artistik me metrazh të mesëm.

Kam falenderime shumë të ngrohta për trupën e aktorëve, për lojën e bukur, të natyrëshme, profesionale. Herë-herë i kam munduar, i kam lodhur dhe mërzitur! Por ata treguan mirëkuptim, bënë c’ka i kërkova, më të mirën: Specifikisht aktoret Rea Bisha dhe Elvvis Alieva, dy aktoret kryesore, dhe Johnny Pojani dhe Francesca Pojani, bashkëvuajtësit; Ingrid Tendler dhe Ervin Piplis, aktoret e teatrit Migjeni ne Shkoder……

Falenderoj edhe stafin krijues: Endrit Delihysa, Fatos Qerimaj, Oriana Kamberi, Denis Cara, Afrim Peposhi, Ardiaj Guri dhe Reti Mehmeti.

Ky eshte filmi i pare artistik, me gjatesi te mesme, qe ju prezantoheni ne Shqiperi. Por mesojmë se keni mbi 11 vjet pune si kineast.

Ky eshte filmi im i pare artistik, me gjatesi te mesme, me te cilin prezantohem ne Shqiperi. Ne Austri kam bere nje numer dokumentaresh te shkurter, te plote, disa filma me metrazh te shkurter, video, clips, reklama, etj. Atje kam hapur edhe disa ekspozita fotografike personale dhe zyrtare. E kam pasion fotografine. Per organizatat nderkombetare ne Austri kam bere rreth 25 dokumentare te shkurter dhe video.

Filmi “Sahatcia” eshte shume i vecante per mua, si austriak dhe shqiptar, me prinder shqiptare. Ngjarja e vertete, qe ka fokus filmi, me ka dhene nje ndjenje kenaqesie dhe modestie. Kur nis të bësh një film artistik kupton se ke sfidë të madhe, por te bukur.

Aspektet pozitive qe dalin ne film si i shikon ne lidhje me boten jashte?

Une anet e mira i shoh i pandikuar nga opinionet dhe perceptimet. Mund te them ate që mendoj edhe përmes filmit. Them se kërkohet punë e madhe, e organizuar mirë, që të thyhet ai perceptim sikur të këqijat në Evrope vikan nga shqiptarët. Kjo nuk eshte e vertete dhe ajo duhet thyer.

Në Europë jetohet në ambjent multi-kulturor prej qindra vitesh. Emigrantet mund të sjellin edhe ndonjë problem, por ata e pasurojnë jetën në shumë drejtime: kulturore, shpirtërore, shkencore, teknike e të tjera. Ata janë qytetarë të mirë që punojnë, përpiqen dhe kontribuojnë dhe që investojnë në të ardhmen.

Mendoni se do kete ndikim tek audienca e huaj ky film?

Përgjigje: Unë jam përpjekur të përdor mundësitë që jep ekrani i kinemasë. Filmi në përgjithësi ka ndikim të madh. Audienca do përballet me të panjohura mjaft pozitive në këtë film. Besoj se ato do zenë vend, nëse jo plotesisht, pjesërisht po. Shikuesit do vihen në mendime, do flasin me miq e shokë për fabulen e filmit, një ngjarje e vërtetë, për vazhdimësinë iliro-shqiptare, bukuritë e vendit, për virtyte të shqiptarit, besën, për investimin tek të rinjtë.

Synimi im ka qenë që përmes ketij filmi ta bëj sa më gjërë të njohur këtë histori, veçanërisht në këto kohëra jo të gëzuara kur jetojmë.

Ç’mendim keni ata që e mundësuan këtë projekt?

Falenderoj ngrohtesisht RTSH Bashkinë e Tiranës, për kontributin e tyre. Pa këto institucione nuk ishte i mundur realizimi i filmit.

Meqë pyetët, kam përshtypje se pak investohet për artin dhe kulturën. Mendoj se ato duhen mbështetur shumë më fort se deri tani me mjete, buxhete, me mundësi për të kontribuar më shumë. Sot duket se ato janë minimale. Ndërkohë janë mundësite për shumë më tepër se kaq, sipas meje. Arti hap shumë dyer që nuk mund t’i hapin investime të tjera!

Falenderoj përzemërsisht Prof. Besnik Bishen, producenti i filmit, për mbështetjen e madhe me përvojen e tij të gjatë!

Me buxhet minimal, që na detyroi të bënim një numër procesesh teknike vetë, shpresoj se është arritur të justifikohen arsyet përse u bë ky film.

Shpresoj që filmi do jepet se shpejti në RTSH që të njihet publiku i gjërë.

2 Komente

  1. N
    Na ja ... Glückwunsch

    Ne Austri si Kineast ke cfar te mesosh e formohesh . I uroj suksese Gjergjit ,por fokusimi ne tema te tilla te se Kaluares se Larget - Legjendave etj si kto ,sinqerishte mua me duket pak pasens . Jo se nuk vlejne ,por nqs do shikosh gjithe Filmat e ber sot ne shqip , pas ndryshimit te Sistemeve , dominojne Filma te Tematikave te se Kalures - Legjendave etj etj .kam par disa Filma Shqiptare ,te epokes se Demokraciase sot e asnji nuk ka Nivelin e duhur ,qofte loja e aktoreve por edhe Subjekti , etj etj pa hyre ne detaje ku dallon shume , nga ajo qe varet edhe shume se : kush e shkruan ate . Duke menduar sot per Fitimin te gjithe nxitojne e i deformojn ate Standart me te cilen ishim mesuar ne me Filmat e Kistudios Shqiptare ,te cilet vendosen nji Standart Unik ne Film .Pra sot kulaliteti le per te deshiruar ne cdo alement te tij . -Sidoqofte eshte me mire te experimentosh e besh Filma ,por edhe i kerkosh vehtes si Regjizore nga talenti i te cilit varet gjithcka ne nji Film duke u krahasuar gjithmone me nji X -Nivel ndryshe ,mendoj un asgje s'ndryshon . - Suksese Gjergjit tone . Viel Glück dabei ...

    1. B
      Baliu

      Filmi "Oretari" eshte thjesht nje tragji-komedi, por regjisoret e ri ne mungese kreativiteti pikerisht ket zhaner po e shohin si premtues per te dale ne siperfaqe.

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema