Mes shumë titujve të rinj në Panairin e Librit “Tirana 2022” vjen edhe “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta” i autorit të ri Behar Jacaj.
Pas një pune gati 7-vjeçare, me dilemën që shoqëron çdo shkrimtar në fillime për t’i botuar ose jo krijimet e veta, libri është tashmë në duart e lexuesve, të cilët do të kenë mundësi të njihen me personazhe të pazakontë, që janë aq të ndryshëm sa edhe të ngjashëm njëkohësisht.
19 tregime, që siç kuptohet në titull, autori i quan të errëta, ndërthurin bashkëjetsën mes reales dhe fantazisë, që ngjan e çuditshme, po aq sa ç’mund të ngjajë një hotel, përbri një kishe!
Behar Jacaj ka lindur në Malësi të Madhe dhe ka mbaruar studimet e larta për Psikologji, profesion në të cilin punon prej vitesh.
Ai ka qenë një ndër pesë finalistët e çmimit “Kadare” për vitin 2022, është shpallur fitues i çmimit të parë në Festivalin Letrar “Tirana 2018” me prozën “Gjama e Gjamës” dhe gjithashtu ka marrë çmimin “Mik i Presidentit Rugova” në Manifestin Letrar “Prizren 2020”.
“Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta” u shpall fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Juria e përbërë Lili Sula, Alfred Peza dhe Virion Graçi përzgjodhi tre nga 17 dorëshkrime të autorëve të rinj.
Kush është ky Alfred Peza ? Mos është ish oficeri i artilerisë që komandonte topet OBUZ 144 m/m ? Artilieri në komision ? E hëngërtë mortja këtë komision. Turp.
Jo jo, eshte gazetar dhe shkrimtar ky.