Opereta “Die Fledermaus” në skenën e Operas dhe Baletit

20 Nëntor 2022, 18:15Kulturë Gerti Zajmi

 

Opereta “Die Fledermaus” në skenën e Operas dhe Baletit

Në vitin 1874 Johann Strauss vuri në skenë  veprën “Die Fledermaus”.Kjo vepër do të vihet në skenën e Teatrit të  Operës dhe Baletit në Tiranë dhe  për nga stili  i përket epokës së  operetës. Vënia në skenë e kësaj operete, e cila ka kaluar me sukses nga shekulli XIX  deri në ditet e sotme, është një ngjarje e madhe artistike.

Është bërë traditë që kjo vepër  të vihet me sukses të jashtëzakonshëm cdo natë të Vitit të Ri në Vjenë, në Theater an der Wien.

Opereta është fryt i krijimtarisë së një muzikanti të madh, i cili u ishte përkushtuar krijimit të valseve melodioze vjeneze.

“Die Fledermaus” shpreh në shkallën më të lartë  të  menduarit, shpirtin vjenez,që  përmes momenteve të shkurtra e befasuese, sjell  momente të historisë,  të cilat shpesh i  gjejmë të ngjashme tek ne në jeten e përditshme.

E shohim veten në korin e të ftuarve, te pallati i Princit Orflofsky. Të ftuarit që  argetohen duke përjetuar  dëgjimin e  një valsi plot ndjenja melankolike,por edhe trishtimin e butë që percjell lehtas anën e errët  të deshirës vetem per t’u argëtuar.

Princi i Shampanjës kalëron papushim, eshte njeriu i pasigurt i Fledermaus që  shijon kënaqësinë, edhe pse nën efektin e alkoolit.
Kjo operetë është  vënë në skenë në TKOB  nga regjizori  Renato Zanella dhe përcjell një humor përmes   përzierjes së gjermanishtes dhe shqipes në pjesët e recituara,  kurse  pjesët e kënduara janë të gjitha në gjermanisht dhe e bëjnë operetën më interesante dhe më të kuptuar nga publiku. Muzika dhe skena janë të lidhura në mënyrë perfekte.
 

Akti i parë tregon dhomëne nje pallati aristokrat, mbuluar ne luks, por njëherësh dhe nje artiste mendjelehtë, si dhe sherbetorja e saj, te cilat duan të arrijnë nivele të larta të jeteses borgjeze.
Është kjo një ëndërr e egër dhe joreale që tregon nivelin e ndryshëm që mbretëron në këtë jete, ndërkohë që jashtë shperthen një stuhi.

Ne aktin e  dytë, Princi Orlofsky sjell larmishmërinë e ngjyrave me personazhet që gradualisht vijnë dhe dalin

Sopranoja  Renisa Lacka, ne rolin e Rosalindës, ka një formë teknike të pjekur si soprano. Në moshë të re, ajo ka një vokal të plotë në të gjitha shtrirjet vokale ne
So muss allein ich bleiben, në Die Uhr duett
Sopranon Ramona Tullumani ne rolin e Adelas, duhet ta mendoni si një lozonjare të zgjuar, me timbër të butë, brilante në Mein Herr Marquis, mendohet pjesërisht e përkryer në rolet e operetës.
 
Tenorin Denis Skura ne rolin e Eisenstein, duhet ta mendoni si një personazh të hutuar,në një interpretim me inteligjencë dhe melodioz.
 
Mezzosoprano Amelda Papa ne rolin Princi Orlofsky, zë i plotë ne rolin mashkullor, e cila  interpreton saktë me një zë kumbues dhe te thelle.
 
Orkestra e Teatrit të Operes dhe Kori sollen në një mbrëmje të shkëlqyer, me një tingëllim brilant dhe vallezues e gazmore nën drejtimin e Dian Tchobanof

 
Në fund shumë duartrokitje nga publiku.....
 

 

 

 
 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje