Mumifikimi egjiptian s’kishte për qëllim të ruante trupat, zbulon ekspozita e re

22 Nëntor 2022, 21:20Kulturë TEMA

Mumifikimi egjiptian s’kishte për qëllim të ruante trupat,

Prej kohësh besohet se egjiptianët e lashtë përdornin mumifikimin si një mënyrë për të ruajtur një trup pas vdekjes.

Megjithatë, një ekspozitë muzeore tregon se kjo nuk ishte kurrë kështu, përkundrazi, teknika e përpunuar e varrimit ishte në fakt një mënyrë për ta udhëhequr të ndjerin drejt hyjnisë.

Ky kuptim i ri për qëllimin e synuar të mumifikimit në thelb përmbys shumë nga ajo që u mësohet studentëve për mumiet, shkruan KosovaPress.

Si pjesë e ekspozitës, muzeu do të shfaqë një numër maskash varrimi, portrete panelesh dhe sarkofagësh të lidhur me varrosjet e lashta egjiptiane, duke ofruar prova të mëtejshme të synimeve origjinale të mumifikimit.

“Mumiet e Arta të Egjiptit” do të ekspozohen në Muzeun e Mançesterit duke filluar nga 18 shkurt 2023. Muzeu ka botuar gjithashtu një libër me të njëjtin titull për të shoqëruar ekspozitën e ardhshme.

Lini një Përgjigje