Tedi Papavrami, virtuozi që fluturon në telat e violinës

28 Nëntor 2022, 18:17Kulturë Gerti Zajmi

 

 Tedi Papavrami, virtuozi që fluturon në telat e violinës

Tingulli i violinës së Tedi Papavramit u bë një trup molekular nga ngjyrimi i një vibrimi të kristaltë, që duket se përjetohet së bashku me pianistin Philippe Bianconit, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB). Të tregosh sesi emocioni i tingujve të virtuozëve lundrojnë në detin e pafund.

Tedi Papavrami është një talent që në skenë tregon elegancën, profesionalizmin dhe estetikën e tij muzikore.

Aftësia e tij për të përballuar më pas ekzekutimin teknik vazhdon të na surprizojë, e quajmë virtuozitet. Në tingujt e tij nuk mund të mungonte pianisti Philippe Bianconit, me të cilin ka ndarë skenën muzikore duke luajtur repertorë të ndryshëm nga Beethoven, Brahms, Franck, Gaci, etj. Bashkëpunimi midis të dy artistëve është një shenjë e punës së tyre, për të ofruar thesarin e muzikës botërore më të pasur, të secilës vepër.

Beethoven Sonata për violinë dhe piano nr. 7, në Do minore, Op. 30 nr. 2; në notat që dëgjojmë në fillimin e sonatës, ndjejmë pyetje-përgjigje midis Mozartit në piano dhe Beethoven në violinë. Intensiteti i shpejtë i tingujve të violinës zgjatet midis elasticitetit të përjetshëm pa e këputur vazhdimësinë e tij. Pasionet e ndryshme futen në tingullin individual të artikulimit të dorës së majtë. Në disa momente u dëgjuan notat e ashpra të goditura në shkurtësinë e tyre nga harku. Dinamika e fortes (fortë) dhe piano (lehtë) dyfishon, në shkallën e tyre superlative madhështinë e një vullkani.

Brahms Sonate për Violinë dhe Piano nr. 2, La maxhor op. 100 Brahmsi e gjeti veten aq të gjallëruar nga atmosfera dhe nga shoqëria e mikut tij, J. V. Widmann. Sonata nr. 2 është më e shkurtër dhe e gëzueshme, ndër më të vështirat ku, Papavrami i gërsheton aq bukur me karakter lirike dhe Virtuozitet me një tingull brilantë.

Nota të bukura që do t'i japin emrin pjesës së programit ekskluziv të repertorit Franck. Emocioni me të cilin është përqafuar Sonata për violinë dhe piano përmbush bukurinë sublime, e cila ka mbushur zemrat e spektatorëve. Pikërisht, sepse ishte një interpretim ekzaltim vibratoja e Papavramit, që shfaqet kur tregon në introspektiv një tregim që tjetërson edhe ndjeshmërinë e rrjedhjes së lotëve. Vrullshëm është hyrja e Bianconit në masat e arpezhit të Allegro-s, duke përcaktuar kontrastin e duhur në mënyrë që në shtrirjen e tij të mund të shijohet si energjia, misterioz edhe qetësia e ndërmjetme, që lejon lojën e tyre të vazhdojë në një pushim kalimtar duke dëgjuar më tej ngjyrat e larmishme zhurmuese të tingujve, njëra pas tjetrës.

Sonata “Ballade”, e Pjetër Gaci

Papavrami shfaqet si interpretues unik. Kjo atmosferë të çon në majat e larta të kulturës Shkodrane ku prek humori dhe drama, dashuria dhe urrejtja. Shkathtësia e dorës së majtë dhe tërheqja e shpejtë e harkut në notat e larta, tregon një legato që përçon tek spektatori ndjeshmërinë madhështore të ritmit tradicional nga instrumentisti tek spektatori.

Spektatorët duartrokiten me entuziazëm, arritje kjo e Tedi Papavrami dhe Philippe Bianconit, më në fund është një shfaqje e fuqishme dhe emocionuese ku janë në harmoni të përsosur me interpretimin magjike dhe melodioz, nën tingujt akrobatik të telave të violinës.

1 Komente

  1. B
    Bukur por kush e njef Tedin sot ne Shqypnie mer

    Vec atyre qytetareve te tiranes e ca qyteteve te tjera qe ala jan ne Shqipni ,asnji nga ajo shoqeri atje s'e njeh Tedin . _____ Kto sot njohin BigBaba Noisi e BollBasta lol . Para disa ditesh e degjove ne Makine nji Sonate te till te tij ,Imagjinoni ne Europe Tedi njiher si nji Violinist i shquar sa Sonatat e tij i japin edhe ne radio makine . E Vetmja gje ,qe nuk deklarojne eshte Nationaliteti si Shqiptare edhe pse kjo pjes ,nga Europianet i kursehet shqiptareve te Shquar kudo ne Art apo Histori . Nji zakon Europian ky i trasheguar qysh prej 1913 i cili mjerishte ndalon cdo Lajm Pozitive mbi Shqiptaret dhe Shqiperine ne Europe ,por lejohen vetemn Lajme Negative dhe jo te tilla . Rrespekt Tadi Papavrami ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje