
Po dëgjoja këngën fituese të “Kënga Magjike” 2022 nga Marsela Çibukaj (këngëtarja ime e preferuar në spanjisht), dhe më ngeci veshi te këto vargje të tekstit nga Alban Ramosaj:
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar
Nuk po ngutem të them se çfarë mendoj unë për këtë shqipe (i vetëdijshëm se nuk jam unë publiku “target” i kësaj kënge), por dua t’ju pyes ju që mund ta dini, nëse kjo formë deledash, DASHNIS TEM, me emrin në gjininë femërore dhe mbiemrin në gjininë mashkullore, ndeshet në ndonjë dialekt a të folme.
Me fjalë të tjera, t’ju pyes nëse vjen kjo formë drejtpërdrejt nga gurra popullore (që e paçim) apo është krijim safí që e pasuron shqipen me prurje sa licencioze aq edhe antikonformiste, të tilla që t'ia shtojnë këngës vlerat artistike, gjithë duke e ngashënjyer dëgjuesin mendje-kthjellët.
Teksti sjell edhe një potpuri pjesoresh të krasitura të gegnishtes, të tilla si (t’kam) DURU, (s’ka) PËRFUNDU, dhe pjesoresh të hekurosura të standardit (më ke) LËNDUAR, (ti je i) PAFTUAR.
Të jetë pra vallë kjo shqipja e së ardhmes në Ballkanin e Hapur, plot nerv trans-gramatikor dhe pluralizëm mbaresash, apo të jetë fjala thjesht për ndonjë orvatje mirëfilli artistike për të konsoliduar zhargonin kosovaro-standard të popit trans-shqiptar, në emër të çeljes së shtigjeve të reja?
Teksti i plotë:
I paftuar.
Ka qene Xhesi, Sara edhe Iva
që më than të palamet e tija
Veç Ai lart e di sa t’kam duru
Me kaq jo ska përfundu
Më shih këtu në sytë e mia
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar
Kam qënë unë ajo që ke vrarë
Me gjak ftohtë, kriminel
por do vij dita t’bashkohem
Edhe pse je n’tjetër vend
Do vij edhe unë n’ferr
Se e keqja s’më del
Të t’shoh si digjesh
Shkërrmoqesh si plehrë
I meriton ti krejt këto
Edhe djalli po t’gjykon
Për shpirtin e zi që as veten se do
Ka qene Xhesi, Sara edhe Iva
që më than të palamet e tija
Veç Ai lart e di sa t’kam duru
Me kaq jo ska përfundu
Më shih këtu në sytë e mia
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Më shih këtu në sytë e mia
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar
Cfar mund te presesh nga nje gjuhe " standarte " e cunguar ? " Standarti " i gjuhes sone ka 50 vjet qe ka marre udhen per te poshte. Ajo ecen me paterica. Ardian Vehbiu merret me pasojen dhe jo me shkakun. Me kete kurs ne kurre nuk ja dalim. Urgjentisht, per te miren e gjuhes sone duhet te vihet dore ne rishkimin e standartit. PS : Nga permbajtja vargjet e kenges jane te neveriteshme. Jo vetem ne kenget tona por edhe ne humorin tone prodhohet agresivitet.
____ .....
Verejtja e Ardianit per nje tekst surrogato,nje tekst pa asnje motiv brenda,steril ne mesazh,me nje zhargon rruge dhe me nje ndertim gramatikor tejet absurd,eshte jo vetem i drejte dhe profesional,por dhe miqesor.Nje tekst i tille banal,per nje individ qe shijon muzike,per nje dashamir te kenges,te krijon shije jo te mire,pasi ul shijen e muzikes. —Pesa i takon standartit,ka ende te marre qe nuk kane asnje njohuri rreth gjuhes qe mendojne se duhet rrezuar.Sikur qielli me toke te bashkohet edhe atehere Standrti nuk bie. —Duhet kuptuar qe standarti eshte arritja me e madhe ne zhvillimin,standartizimin,unifikimin dhe kristalizimin e shqipes stadarte.Ndoshta ka ardhur koha per ndonje permiresim ne drejtshrim ne perputhje me evoluimin e shqipes -Mbrojtja dhe zhvillimi i sandartit nga çdo shqipfoles eshte patriotizem,çdo tendence per deformim eshte jo e mire per gjuhen shqipe. -Ardian Vehbiu mbetet nje kontributor me vlera qe ka bere diçka me vlere per shkencen tone. Tallavaja komerciale,plot banalitet dhe nivele tejet amatore dhe fatareske per fat te keq kane ende fansa,pasi qytetet,sidomos Tirana eshte mbushur me te adhur qe u shijon mediokriteti
Vlerësim për analizën e Vehbiut, ndonëse jo gjithnjë jam dakort me të. Por kjo nuk më pengon të flas objektivisht. Si kjo këngë, si Thikat vjet, këtë lloj teksti kishin. Nuk e kuptoj a dëgjohet, apo s'ka rëndësi fjala, vetëm muzika. Unë s'po i kuptoja rrjeshtat e parë, pasi kënga Thërrime dashurije, që mua më ka pëlqyer kënduar nga e njëjta këngëtare, kishte tekstin të qartë. Tani që e lexoj të gjithën, nuk e kuptoj mesazhin e kësaj kënge, prandaj dhe s'e morra mundimin të votoj. Edhe Marsela vetë nuk e di kuptimin, fakti që kërkonte votën në instagram, duke shkruar historinë e saj si filloi rrugën e këngës, tregonte se as ajo nuk ishte e bindur që do fitonte. Keqardhje ku ka degraduar muzika shqiptare!
Histori dhe humor. Ne vitet '50 ka qene nje kenge qe e kendonte Pjeter Gjergji ku ne kater vargje, qe i mbaj mend dhe po i sjell ketu, ishin "alternuar" te dy dialektet: Te lutem falmi syte e shkruar / qe si prush jan' tuj m'pervlu / mbas syve tu jam dashuruar / e s'po mundem me duru.
Gjuha standarte është arritja më e madhe në historinë e kombit. Bastardimi i saj, nga të pashkollët "vipa"të sotëm është "arritje" e këtyre tridhjet vjetëve të fundit.
ke ken xhesi -iva_sara ,,kur aj ngutej pas e ne s'na i ndjejte hic e hajshim fara ,,vecnj'aj lart e ka dit sa kena duru , , derisa hajvani e ka perfundu . .e kur kena kthy syt me ja pa veglen e tija , , jena marru krejt ke brtit me treshe_ ti je Tradhtiaaaaaaaa ))))) I kap ngusht ka kerku ndjes , , ish n'dit te koqe vallaj s'desh t'ju a dhjes , , ishte nji mastrubim thjesht robi ka edhe dit te kqia , , qi as ne varr s'kam me arru harram koqeve t'mia (!) Por ne e provojme edhe njiher merreni pa shkrtuar , , pse m'kqyrni ashtu bre ? si that : - Ti ja i paftuar ! _ shka po doni sot do e kerkoni mot .la la la ala ala aa e kanga vazhon - por tani ka nji pauz se filloj ndeshja . hec shikojme njiher Ndejshjen ,pastaj e bejm edhe njiher .Patatina bukuroshe p a t a t i n a
Shqipja e diaspordhës ;)
arrestoheni sarrat mutin
Kritikë me vend, kështu kur analfabetet dalin të parët, arsimi në Kosovë zero prodhon zero vlera.
Megjithe respektin dhe konsideraten e madhe dhete vecante per you zoti Ardian do te sugjeroja se ku eshte koncepti i gjuhes "Shqipe" ketu? Respekt eshte fjale e huaj nga respect. Konsiderate po ashtu consider. Sugjeroj nga Suggested. Koncept nga Concept. Gluha nga Glosa greqisht. Vete Titulli i Artikullit tuaj eshte i huaj. Titull nga Title. Artikull nga Article. Eshte nga este. Reagim i kenges fituese. Reagon nga Reaction. Kenge nga Kantare ital. Fituese,Fitore nga Viktore.
Ardian Vehbiu, te pifsha dolline i thone nga anet tona, kur njeri kerkon te mjekoje plagen e maviosur. Te lexosh ne facebook, jane kthyer te gjitha femrat (te parat) dhe shume djem shqiptare ne "poeter" duke pershendetur njeri tjetrin dhe jane ca shoqata qe u japin dhe dekorata e s'ngeli me gje per shkrimtare e poete te vertete. Po te lexosh vargjet, vete germat jane shqip, se çfare kerkojne te thone, e spjegojne vete ne fund. KJo eshte katastrofe e vertete per gjuhen shqipe, sepse SHTETI ? s"ka kush tjeter, ne bashkepunim me akademine apo çfare organizmash gjuhesore egzistojne, duhet te saksionoje rregulla dhe ligje per mbarvajtjen e gjuhes: une erdha qe te vija se s'me erdhe po s'e dija..... ja shiko shqiptarin Erdogan se si i komenton gjerat- as ka fare konceptin e letersise dhe gjuhes ; na spjegon prejardhjen e disa fjaleve qê i dime saktesisht se ne gjuhen shqipe jane futur si domosdoshmeri e nevojes dhe ne kete rast nuk quhen fjale te huaja por, perseri me nje fjale te huaj: Neologjizma=fjale te reja; por keto fjale jane te nderkombtarizuara. Gjuha shqipe ashtu si dhe gjuhe te tjera nuk jane te izoluara dhe dhe do huazojne fjale psh: zoti Erdogan e di qe ne portugalisht MENGES se xhaketes apo kemishes i thone MENGE? Atehere e pyes: na e kane marre ata apo u a kemi marre ne?! Megjithate, ketu Ardian Vehbiu e kishte fjalen tek artikulimi mendor dhe poetik i vargjeve qe ngelet engmine kuptimi tyre: kjo eshte tragjike per gjuhen. Mesa shikoj une, ekonomi e tregut dhe reklama po i ben varrin persegjalli njerzeve. Ministrja e kultures ngeli tere diten duke bere reklame se do i rregjistroi ne unesko dhe pleqte e Krujes ,doshta me ne fund .