Nga Aleksandër Çipa
Kolana publicistike, “Kronikë kohësh iluzive”, “Çmimi i gjakut”, Të mos dish ç’të bësh me lirinë”, “Gërdeci si kufi te thana” e gazetarit Arben Bllaci, publicistikë që ngërthen një kontribut tridhjetë e pesë vjeçar të autorit në gazetarinë aktive të vendit, është realisht në vlerën e një cope të përhershme pasqyre, për të parë dhe njohur fillesën e një kohe pa emër, sikundër thuhet për tranzicionin shqiptar të paskomunizmit. Është një pasqyrë, jo e thyer, por e prerë pa diamant, e cila na jep mundësinë edhe pas më tepër se tri dekadash të rishohim dhe lëçitim bëmat e pashëmbëllta të jetës së trazuar të një shoqërie në vlim, të një shoqërie në kërkim lemerisës të një rendi apo regjimi të ri, pas daljes nga një regjim i papërsëdytshëm.(Kronikë kohësh iluzive).
Arben Bllaci, sikundër shumica e gazetarëve shqiptarë të kësaj periudhe, mishëron në vetvete gazetarin letrar. Eshtë kjo një stilemë karakterizuese për shumicën e pjestarëve të komunitetit të gazetarisë shqiptare në gati 60 - 70 vitet e fundit. Raporti mes gazetarisë dhe letërsisë në formimin dhe marrëdhënien shkrimore dhe komunikuese të këtij soi është atipik. Për këtë arsye gjuha dhe nënshtresat kumtuese prej saj, përbëjnë një vlerë dhe mbartin materie filologjike, më shumë se publicistikë, të autorëve të tillë si Bllaci.
Arben Bllaci është gazetari i fjalës dhe pohimit të faktit në mënyrën më të drejtëpërdrejtë. Ai e skriptualizon realitetin e dy apo tre viteve të para, apo siç thuhet ndryshe, siparit të tranzicionit të viteve ’90 -të, me besnikërinë e reporterit dhe publicistit të qartë. Shkruan për atë të vërtetë të një shoqërie të rënë papritur në kazanin e vlimtë të një kohe pa emër.
Bllaci nuk qas në artikujt e vet analizues asnjë fjalë apo shprehje eufemike apo tërthortësi ligjëruese. “Po jetojmë të pajetuarën; atë që i bëmë vetes e harruam shpejt. Më shpejt ne se bota rreth nesh.” (E kemi apo nuk e kemi atdhe Shqipërinë). Kjo është një pjesë e shkëputur prej analizës së tij me të njëjtin titull. I ngul dilemës tronditëse të shoqërisë, jo një gozhdë shpimi në kërkim të identitetit, por në emër të sfidimit të mendjehumbjes kolektive i jep një pikë orientimi dhe reference.
Në të gjitha faqet e këtij libri, në të gjitha temat dhe referimet autoriale, Bllaci nuk heq dorë prej ndërgjegjes së përgjegjshme të cilën në mos e ka humbur, po e bjerr përditshmërisht shoqëria jonë për shkak të kequdhëheqjes, të paudhësisë udhëheqëse dhe lëvizjes nëpër terrin dritëheqës të tranzicionit.
Autori është jo i zhytur në brengë, apo i shembur në pezm, ai shfaqet në të gjithë materien shkrimore të këtij libri në sqimën e vet të fotografimit dhe të pasqyrës që zotëron. Nuk është një pasqyrë salloni apo mondaniteti, por është një pasqyrë që kontrollohet prej mendjes së ftohtë dhe analitike, duke shmangur dhe hequr besnikërisht cipën e dhjamtë të emocionit apo inatit arsyetues. Sovranist dhe në integritet intelektual të lëvdueshëm edhe kur shkruan për ndotjen apo skorjen shqiptare të qeverisjeve tranzicioniste.
Nën titullin “Nga kolera shqiptare rrezikohen qeveritë e fqinjëve”, Bllaci shkruan: ”Shfaqen nëpër ekrane më shpesh se folësit televizivë lloj-lloj ambasadorësh të dyshimtë e mëkatarë ndaj shqiptarëve, jetës e atdheut të tyre që s’po bëhet e s’po bëhet i tyre.” Kjo është një hise raportimi e sinqertë, por edhe me integritet reagues prej publicistit për një vend me qeverisje zvarritëse e puthadore, e rënë nën regjimin e ambasadorokracisë së huaj. Nën këtë regjim dhe nën këtë realitet të yesmenizmit që mishëruam përgjatë kësaj periudhe të demokraturës sonë, autori me sqimën dhe refuzimin e vet karakterizon efektin mbi vendin dhe shoqërinë. “Shpirti na u bë gomar duke pritur.” Trazimi në ndërgjegjen e tij ështëi madh dhe i rëndë, sikundër përjetimi është dramatik për shkak se intelektualisht është i gatuar me atdhedashje dhe cilësinë e qytetarit që refuzon kategorizimet e prapambetjes politike apo të gjeneruara prej kushteve të panatyrshme. “E panatyrshme është diçka tjetër. Krim dhe poshtërsi në çdo kënd, thashetheme dhe pabesi në çdo bisedë, varfëri në sofrën e të varfërve dhe të atyre që po bëhen milionerë...” Për autorin paradoksi dhe absurdi në këtë kohë, për shoqërinë e tij mishërohen te dramatikja e së përditshmes ku njëherësh janë “Viktima të gjallët, viktima të vdekurit...”
Libri i Arben Bllacit është i gjithi një materie shkrimore në vlerën e një aktakuze apo pretence intelektuale se këtë vend të zvarritur në tranzicion e mbajmë në zvarritje dhe bjerrje të vijueshme, pikërisht “ne të gjithë”. Ne, bashkëkohësit e kohës pa emër e hedhim në thellësi të një varri të padinjitetshëm atdheun dhe veçanërisht shtetin mosadministrues të tij. Jemi, sikundër e thotë autori, në gjendjen e “të qarit pa e ditur se për kë.”
Arben Bllaci është autor me një stil vetiak, ku rrëfimi nuk është thjesht rrëfenjë, por dëftim dhe simbolikë denoncimi dhe shprehjeje me liri të plotë. Edhe kur e tëhuan materien letrare në forcën përgjithësuese apo tipizuese si me vargun e mikut të vet, poetit Pano Taçi: ”Në kolltukët e vjetër/ bythët e reja zunë lesh/ iku zoti Zot, erdhi shoku Zot...”, ia del të demaskojë soin e vet profesional apo entitetin të cilit i përket; mediave. “Fryn rrezikshëm nga kafenetë televizive.”
Publicistika e Arben Bllacit e ka natyrë shuplakimin dhe ironinë inteligjente dhe të drejtëpërdrejtë ndaj së keqes dhe personazheve të saj, në këtë shoqëri, në këtë teatër socio-politik apo në këtë skenë me bajraktarë që sundojnë demokracinë rishtare e primitive. Me Bllacin, në analizën dhe sidomos këndshikimet e veta sociale, ngjet ajo që nënvizon Emil Cioran; “Dështimi na çon në një krizë qartësie”.
Struktura e kolanës prej katër titujsh është e thjeshtë dhe qëllimisht e formësuar prej një materieje shkrimesh të mbledhura dhe selektuara kryesisht nga periudha e parë e tranzicionit, por autori ka dasur të realizojë edhe nostalgjinë e tij me botimit mjaft interesante edhe nga periudha para viteve 90. I vetëmjaftueshëm për ta pasur të realizuar karikaturën me fjalën e shkruar të shoqërisë amorfe politike, të udhëheqësisë karikaturë të vendit dhe sidomos të ikonës së shpërfytyruar të shtetit në këtë periudhë dhe segment kohor të fillim-tranzicionit. Referencat e veta nga stilistika dhe frazeologjizmi shqiptar janë elemente të tipologjisë autoriale në këtë publicistikë, të cilat bëhen edhe më të vlerësueshme kur pasurohen prej nuancave dhe sidomos stilit gjuhësor dhe shprehës të autorit. Gjuha dhe shprehjet tekstuale të Bllacit kanë ngarkesë pamfletizuese, pasi ironinë dhe sarkazmën i mbart natyrshëm si hise të stilit dhe gjuhës vetiake autoriale.
Keshtu eshte zoti me emer Greke Aleks-Andros kur ne emer te nje Pashalleku turk te vetequajture Skiptare jini bere bela per Kombin Greke te Ilyreve,Epiroteve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia etj. Kjo edhe me "ndihmen" e Fuqive te Medha Imperialiste qe e kthyen Epirin ne te Veriut (Vora greq) Osmane dhe te Jugut (Jugo sllavisht) Greke. Keshtu eshte kur you ndaluat shkollat Greke ne Begdet duke u mohuar Kombesine e tyre Greke qe nga koha e majmunit duke i asimiluar. Me fal qe nuk gjej fjale Arnaute per Asimilim popull,shtet,familje,kenge (kantare ital),valle (vals) etj. Ketij poulli me Emra dhe Mbiemra Greke te Lashte dhe te krishtere Orthodhokse. Mos te duken "Arnaute" Ana-Gnostet (te shumenjohur "shqip") nga fshati me emer Greke Vuno? Parashqevi Si-Mahos (Simaku) (E Premte bashkeluftetare). Timo-theo Fllokos (Nderoj Zotin "shqip") etj. Aleks-Andros greqisht do te thote Mbrojtes i Burrave. Thesalo-Nika motra e Megas Aleksandros do te thote Fitore e Thesalise. Fjala Fitore per Fat (fate angl) te mire vjen nga Viktore Italisht. Fil-Ipos greqisht do te thote Mik i Kalit.Filos tou Ipou. Ipo-Potamos Kali i Lumit. Ipo-Dhromos (Hipodrome) Gare Kuajsh etj. Nena e Megas Aleksandros quhej Poli-Kseni (Qitet i Huaj). Qitet eshte Cita italisht. Meqenese Filipi e njohu Poliksenin ne kohen dhe ne Stadhiot (stadium "shqip") e Lojerave Olimpike e quajti Olimpia. Emertim i Malit te Perendive Greko-Ilyre. Te Ilyreve Greke dhe jo Arnaute. Te Atyre qe i thonin Agios dhe jo Shen latinisht nga Saint. Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D eshte fakt (este fact "shqip") historike i padiskutueshem (discusses). Te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos dhe Polisin ne Nder te Tij Kostantino-Poleos qe you si Arn-aute "kombesi e arnuar" d.m.th me Balloma i thoni Stamboll! Deri kur do Mashtroni vetveten o Cipa? Emertimet Greke te Vorio Epirit i kini ndryshuar. Perse? Ne emer te nje Pashalleku turk te quajture Albania?
I dashur kryeredaktor, Me duket se nuk e keni ne hesap fare ndijesen shqiptare te lexuesve te gazetes Tema! Pse ia lejoni nje pallavraxhiu grek te beje insinuata te tilla? Llumi i itille nuk duhet te rrjedhe ne gazeten tuaj te nderuar!
Ik shporru i ndyre se je nje ze i vetmuar ketu se te ka dale boja per komentet e tuaja antiislamike,antiarabe,antishqiptare dhe vetem po pa ndonje emer me origjine turke ky budallai mpref doren dhe shkruan te tilla brockulla .Ky eshte nje qelbesire qe duhat shporrur e cfarosur nga Tema se eshte antishqiptar