
Në 137 fotografitë që u bënë pjesë të listës së National Geographic "Fotografitë e vitit 2022" janë edhe dy nga Kosova.
Fotografia e parë është një makinë Lada e mbyllur në një “kuti” xhami si një memorial i heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me atë makinë udhëtonin Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu kur iu zu pritë dhe u vranë.
Më 31 janar të vitit 1997, rreth orës 14:30 në Pestovë të Vushtrisë, në një pritë të organizuar nga forcat policore serbe u vranë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Tre strategët ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë dhe vrasja e tyre bëri jehonë në të gjithë botën, jo vetëm në Kosovë.
Ajo çka nuk dihet akoma është se kush i tradhtoi 3 ushtarët dhe shpeshherë janë hedhur edhe dyshime për një dekonspirim të mundshëm nga vetë shokët e ushtarëve.
Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.
Pajaziti ishte njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa fotografia tjetër tregon një muzikant që përgatitet për shfaqjen inauguruese të Operës së Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Tema,a ka mundësi që ata shigjeta me pikat e verdha që tregojnë vkahjen për të lëvizur fotot të jenë me dimenzione më të mëdha psh. nga 4deri 5cm. Falemnderit për mirëkuptim!
Sali Karaxhic ka qene spijuni i Miloshevic...meriton me shume se nje grushte
Tre trimat sy pa trembur i tradhtuan shokët e tyre të ngusht që e dinin udhëtimin e tyre dhe që pas luftës u bënë jo veq miljoner por edhe miljarder morrën pushtet dhe abuzuan me te duke shit Kosovën pjesë pjesë .Përkundër poshtërsive që bënë akoma pretendojnë pushtetin.
KUJTESA KOMBËTARE. Përuroj autorin! Në mes të Prishtinës, përballë hotelit GRAND, ndodheshin grafite me shkronja mjaft të mëdha ( i ridëgjojmë këto ditë) me tekst - "SRBIJA do TOKIJA" , gjurmë të ideologjisë skizofrene serbe. Ndokush i mencur e teveqel (leshko) i mbuloi këto rafite, resp ringjyrosën fasadën e godinës, duke fshirë dhe flakur një pjesë të historisë dokumentare. Injorancë, provincializëm, gomarllëk në stilin bashkim- vllaznim - Isa MUSTAFA elhamdurula.