"U promovua në ambientet e Librari Adrion libri “Mandarinët”, një nga veprat më të rëndësishme të Simone de Beauvoir, i cili pasqyron me një këndvështrim të mprehtë analitik shoqërinë intelektuale pariziene në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Libri vjen në shqip nën përkthimin e Diana Çulit, botuar nga Shtëpia Botuese “Dituria”.
Ky libër është botuar me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë përmes programit të ndihmës për botim.
Thirrja për projekte të programit të ndihmës për botim të veprave të autorëve të gjuhës frënge në shqip vijon të jetë e hapur edhe këtë vit.
Data e fundit për dorëzimin e dosjeve është 3 qershor 2025, ora 12:00 njëherazi në dy adresat: [email protected] dhe [email protected]. Ju ftojmë të aplikoni! " - shkruan QKLL në fb.
A.K./TemA