Ura e Niçës në rrezik shembjeje/ Do të rikonstruktohet plotësisht

30 Tetor 2025, 11:00Kulturë TEMA
Ura e Niçës në rrezik shembjeje/ Do të rikonstruktohet

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi se Ura e Niçës ka shpëtuar nga rreziku i shembjes, pas restaurimit të plotë të saj. Rreziku ishte i menjëhershëm dhe rrezikonte një prej pasurive më të çmuara që ka arkitektura e vjetër e republikës shqiptare, fatmirësisht ky rrezik është shmangur me ndërhyrjen e shpejtë të forcave restauruese,

IKTK-ja e vlerëson Urën e Niçës si një ndër dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë inxhinierike dhe rrugore. Kjo urë, Monument Kulture i Kategorisë I, rrezikonte shembjen për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë. Këto dëme në strukturë së shpejti nuk do të ekzistojnë më për shkak të ekspertëve që po merren me këtë punë.

Në vitin 2023, ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë ndërhyri me masa emergjente për stabilizimin dhe pajantimin e urës, duke shmangur dëmtimet e mëtejshme pork jo ndërhyrje ka rezultuar jo efektive pasi rreziku për shëmbje është shfaqur sërish duke e vënë urën në gjendje kritike.

Falë fondeve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit gjatë vitit 2025, u realizua restaurimi i plotë i urës, i cili nxori në pah vlerat kulturore dhe e nxori përfundimisht jashtë rrezikut të shembjes. Ky ishte një lajm i mirë për trashëgiminë kulturore materiale të Shqipërisë.

Ura e Niçës ndodhet fare pranë fshatit me të njëjtin emër në krahinën e Gorës. Ajo është ndërtuar prej guri dhe përbëhet nga një hark i vetëm. Ura i përket shek. XVIII, por është ndërtuar mbi një rrugë shumë më të vjetër se ajo, që është një degëzim i rrugës Egnatia dhe lidhte Përrenjasin me Gurin e Kamjes–Niçën–Llëngën etj. Vetë ura lidh dy brigjet e një përroi dhe ka përmasa relativisht të vogla ku gjatësia nuk i kalon 6 metra ndërsa lartësia është rreth 3 metra.

Restaturimi i plotë i saj pas dy ndërhyrjeve të mëparshme është një lajm i mirë, ai vjen në një kohë kur trashëgimia kulturore vuan nga neglizhenca por edhe nga mungesa e fondeve, kujtojmë vetëm pak kohë më parë debatin për rrugën “Egnatia”. A.K./TemA

Lini një Përgjigje