Ura e Zonjës, një atraksion i rëndësishëm i qarkut Gjirokastër

31 Maj 2024, 11:37Kulturë TEMA
Ura e Zonjës, një atraksion i rëndësishëm i qarkut

 Ura e Zonjës, Monument Kulture i Kategorisë I, është çliruar nga vegjetacioni duke bërë që monumenti të dalë më në pah.

Ura e Zonjës ndodhet në mesin e fushës poshtë rrugës që të çon në fshatin Labovë e Kryqit. Ajo për arsye të spostimit të shtratit të lumit me 50-60m më në veri, ndodhet tashmë në brigjet ranore të këtij shtrati duke patur gjithashtu dhe pjesë që i mungojnë dhe nuk lejojnë një lexim të qartë veçanërisht të anës veriore të saj.

Në gjendjen e tanishmë ura është e gjatë 70 metra me një lartësi prej 7 metrash mbi aluvionet që kanë mbuluar këmbët e saj. Gjerësia e urës është 3.8 m.

Ura është e formuar nga një sistem harqesh (qemeresh) e ndarë me harqe më të vegjël mes tyre (dritare shkarkuese) e cila në total ka katër harqe të plotë (duke nisur nga drejtimi jugor) dhe një hark të dëmtuar në kulmin verior.

Muratura është e krijuar me gurë të bardhë gëlqeror të radhës, por bie në sy që në pjesēn e këmbëve të qemereve kemi dhe përdorim të gurëve ranorë konglomerat me përmasa më të mëdha (40 x 100 cm). Si lidhës i muraturës ka shërbyer llaçi me bazë rërën e gëlqeren.

Kreu i urës duke qënë i kalueshëm ka qënë i shtruar me kalldrëm i cili vjen i ndryshëm në pjesë të ndryshme. Kështu në kurizet e harqeve ka pjesë kalldrëmi me gurrë të zi radhë rreth 8 cm të trashë e të vendosur në këmbë. Në pjesë të tjera midis ka kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët.

Qemeret e dritareve shkarkuese kanë si karakteristikë formën e tyre, e cila është e ndikimit oriental, pasi janë qemer me majë. atsh/A.K./TemA

3 Komente

  1. I
    ILLYRIA

    Bravo ju qofte per punen.......por kur shikoj keto fotografi me vjen shume keq....po aq keq sa nuk e merrni me mend........po si mor burra te dheut 5 punetore pa asnje instrument / makineri pune...te gjitha me dore duke i shkulur......po me 2000,- Euro i blen bashkija ca instrumenta / makineri pune dhe ata te shkrete nuk behen telef duke sakatuar duart e fizikun e tyre.......kaq e veshtire eshte ? Po nje qytetar i thjeshte ku une jetoj ka 100 vegla pune per bacen apo shtepine e tij.....ndoshta e kam gabim por fotot tregojne nje aktualitet qe nuk duhet te ishte....KLM

    Përgjigjjuni
    1. e
      e verteta

      Ore kjo Gjirokastra ,edhe miniere floriri te kishte qene nuk do ti ishte bere kaq reklame. Mos ndoshta ngaqe eshte vendlindja e xhaxhit Enver? Po pse ,vetem Korca e Gjirokastra ekzistojne per ju?

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        po c 'ke a derebardhe, sikur jane te grekut... tonat jane... edhe katundeve po ju bejne reklame turizmi jo me ketyre qyteteve ku eshte shkruar historia e kombit

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje