“Vajzë Fest”, tradita që bashkon Labërinë

24 Gusht 2025, 14:20Kulturë TEMA
“Vajzë Fest”, tradita që bashkon Labërinë

Në zemër të Labërisë, fshati Vajzë mirëpriti edicionin e tretë të “Vajzë Fest”, festival kulturor që zgjat tre ditë dhe mbledh qindra vizitorë, banorë të zonës dhe bij të fshatit të larguar.

Mbrëmja e parë solli rapsodë, të rinj të talentuar, këngë polifonike, valle, poezi, interpretim artistik dhe ushqime tradicionale.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare.

“Është një nga festivalet më origjinalë dhe më me vlerë që kemi pasi i bashkon të gjithë. Është një festival multi-art”, tha ajo.

Karikaturisti Bujar Kapexhiu, pjesë e festivalit me ekspozitën e tij, u shpreh se do të jetë gjithmonë pjesë e kësaj feste.

“Është hera e tretë që vij dhe ju siguroj që do të vij edhe në festivalin e 30-të”, tha Kapexhiu.

Armand Bora, regjisori, djalë i këtij fshati, organizatori i “Vajzë Fest”, falenderon ata që i bashkohen ftesës, ndërsa shkrimtari Ndriçim Kulla nxit banorët të ruajnë e të promovojnë trashëgiminë e tyre.

 “Për mua është një moment shumë i bukur dhe interesat”, tha Bora.

“ E prita këtë ftesë me kënaqësi dhe gjeta kështu shumë miq”, tha Kulla.

Edhe autoritetet vendore e qendrore vlerësuan “Vajzë Fest” si një aktivitet që e kthen Selenicën në destinacion turistik.

 “Ky aktivitet ka të bëjë me zhvillimin e turizmit kulturor, historik dhe natyror”, u shpreh kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj.

 “Ky është festivali i 3 që organizohet dhe është një aktivitet shumë planësh që duhet përkrahur dhe të jetë shembull edhe për organizime të tjera”, tha prefekti i qarkut Vlorë,  Plator Nesturi.

Festivali do të vijojë edhe dy ditë të tjera me aktivitete kulturore, sportive dhe vizita në monumente natyrore e historike të Amantias.

- RTSH

1 Komente

  1. M
    MURAT BENCA

    ALLAHU E BEKOFTE LABERIN ,,,,KA NXJER ,TRIMA,, QE NGA KOHA E SULLTAN MURATIT ,,DHE DERI TE SELAM MUSAJ ,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje