Vdes Zoica Haxho, ylli i përjetshëm i baletit shqiptar

1 Dhjetor 2024, 09:37Kulturë TEMA
Vdes Zoica Haxho, ylli i përjetshëm i baletit shqiptar

Sot ka vdekur balerina e shquar Zoica Haxho. E lindur më 28 mars 1933, ajo i dha formë dhe shpirt baletit shqiptar, duke qenë një nga pionieret e këtij arti që e ngriti në nivelet më të larta artistike dhe njerëzore.

Qysh e vogël, Zoica kishte një dashuri të madhe për kërcimin. Me pasion dhe përkushtim, ajo ndoqi ëndrrën e saj, duke studiuar në Bashkimin Sovjetik në vitet 1950. Pas kthimit, ajo nuk ishte thjesht një balerinë në TKOB; ajo u bë zemra e skenës, prima balerina që magjepsi publikun për 33 vite me radhë. Interpretimi i saj i parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në rolin e Lizës në “Kujdesi i kotë” (1957), ishte veçse fillimi i një karriere brilante.

Zoica krijoi një galeri të mrekullueshme rolesh, duke mishëruar personazhe të paharrueshëm si Lola, Fadeta, Hajria dhe Delina. Përmes plastikës, finesës dhe interpretimit të saj unik, ajo i dha shpirt çdo karakteri, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike. 20 premierat ku ajo shkëlqeu janë një testament i klasit të saj, ndërsa brezat që ajo edukoi si pedagoge pasqyrojnë përkushtimin e saj për të ndarë artin dhe vizionin e saj.

E nderuar me çmime dhe tituj të lartë, si “Heroinë e Punës” dhe Çmimet e Republikës, Zoica mbetet një simbol i vlerave të larta artistike dhe shpirtërore. Përtej titujve dhe medaljeve, ajo mbetet në zemrat e spektatorëve dhe kolegëve si një frymëzim i pashuar.

Sot, skena hesht në nderim të saj. Kujtimi i Zoicës do të mbetet gjithmonë gjallë në çdo hap baleti, në çdo duartrokitje dhe në çdo zemër që e ka parë të performojë. Pusho në paqe, Zoica Haxho, kontributi dhe trashëgimia jote artistike do të mbeten përjetësisht të ndritshme./tkob/

10 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    Iku edhe nje ikone tjeter e artit shqiptar. Po kush mbeti?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jetmir B

      Shume e vertete. Jo vetem kaq, por kjo demton zinxhirin e trashegimise te brezi tjeter. Sot jemi me fat nese ndonje femije emigranti studion diku ne perendim dhe behet dikush por me shume gjasa qendron ne perendim. Eshte interesate te mendosh qe pjesa me e madhe e artistve qe aspiruan per nje Shqiperi me te lire, u goditen me shume se kushdo nga brutalizmi i ekonomise se tregut dhe dominimi i vulgaritetit. Komunizmi nuk duhet te kthehet, por rindertimi i sistemeve zinxhir te edukimit dhe suvencionimi nga shteti u provua te jete i domosdoshem. Sot populli yne eshte i varfer, por mbi te gjitha eshte i varfer ne edukim

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labeati

        Tani na mbeten motrat Berisha

        Përgjigjjuni
      2. L
        LORA

        Zoica Haxho e ndriste skenen e baletit shqiptar. I qofte i lehte dheu. Ngushellim familjes.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pergjitthmone me ty Zoica!

          Zoica Haxho, nje lloj mjelme e ralle njerzore, qe jetoi ne kete toke europiane,ne shekuj e perdhunuar, e cila e ben dhe me madheshtore vepren e saj. Dhe tingellon absurde por e vertete, qe ne kete vend te bastarduar, ajo ndjehet dhe e nderuar, qe nuk ju dhane medaljet me te larta, ´me se te merituara, nga mendje dhe duart e pista qeveritaresh dhe politikanesh, qe vazhdojne te mbajne pushtuar kete vend, si kopje e shemtuar e vandaleve te meparshem.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Delo

            Një artiste e madhe ,nderoi Fierin dhe gjithë Shqipërinë! Dritë Pastë!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              Emer simbol Greke Zoica."Shqip" Jete. E lindur ne Vorio Epirin e Pirros dhe Kastriotit. Per fat te keq ne nje Pashallek me shimice Genitcere te turqizuar ne Identitet,Ndergjegje,Fe,. Dhe me kryesorja. Urrejtja 500 vjecare e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hox hallareve,Dervisheve,Muhipeve etj per Ata qe moren Rruget e Mergimit ne Pelopo-Niso (Isull i Pelopit Peloponez) dhe Magna Grecia ne Italine fashiste.

              Përgjigjjuni
              1. p
                psikiater

                mos i harro ilacet vllai, mengjes,drek,dark.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  psikiater

                  mos i harro ilacet vllai, mengjes,drek,dark.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Moni

                    O vllai, per zotin na lodhe me keto komente pa vend. E morem vesh qe je filogrek, mbaje per vete. Shko komento tek gazetat greke mor burr. A ka mundesi me nderu te ndjeren se ka qene nje artiste dhe balerine e rralle. Ja befte zoti drite!

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje