Studimi i ri në 80-vjetorin e Çlirimit/ 7200 dëshmorë ranë në luftën Nacionalçlirimtare

30 Nëntor 2024, 16:38Kulturë TEMA
Studimi i ri në 80-vjetorin e Çlirimit/ 7200 dëshmorë

“Të rënët e Luftës së II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, është studimi i fundit i historianëve që vjen në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit e që hedh dritë mbi fakte të rëndësishme për luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.

Megjithëse të dhënat zyrtare të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare bëjnë për 28 mijë viktima, ky studim i ri flet për të tjera shifra.

Botimi i historianëve flet gjithashtu për 5500 viktima civile si dhe rreth 17 mijë ushtarë të huaj, italianë (14.500) dhe gjermanë (2400) që humbën jetën në luftë.

Rreth 30 mijë viktima numërohen në luftën e dytë botërore në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga ky studim.

Kryeministri Edi Rama i cili ishte I pranishëm në këtë aktivitet tha se çështja e Luftës së Dytë Botërore mbetet e hapur.

3 Komente

  1. v
    vend-muti

    Por per cfare historianesh flisni mor te gjore? Ata jane nje masaker e vertete e ketij emri.Ky vend ngjan me nje pazar gjithe pluhur arab, ku secili bertete shan, qe genjeshtra e tij, te jete me e besueshme se se tjetrit.Bota te beson me shume, po te thuash, qe ne kemi kozmonaut, se po ti thuash se ketu kemi historian.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BAKO

      EDHE ATO PAK QE KANE VDEKUR KANE VRARE NJERI TJETRIN. MOS SHIFNI ENDRRA O NJEREZ SE NUK KISHIM KELLQE PER TU PERBALLUR ME ITALINE OSE GJERMANINE. KUJTOHUNI VETEM QE FRANCA U DOREZUA SE NUK JA DILTE DOT GJERMANIT.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pasardhesi veteran

        Dhe u lepihet pensionisteve per vote Edi Rama. Le te marre pjese ne diskriminime te tilla qe denigrojne gjakun e deshmoreve se Noc Rrokun do te fitoje. Ata pensionistet qe u lutet Rama per vota e qe u premton benifice jane bijte , niperit e mbesat e atyre qe luftuan e derdhen gjakun per liri. Kjo u diuk edhe ne qendrimin indiferent qe mbajti shteti edhe ne festen e 29 nentorit, diten e Clirimit qe e pershendeti dhe Ambasada Amerikane

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje