Promovohet libri “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, i pranishëm dhe Rama (FOTOT)

29 Nëntor 2024, 12:31Kulturë TEMA
Promovohet libri “Të rënët e Luftës II Botërore

Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press promovuan librin “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, që vjen për lexuesin në kujdesin e profesoreshë Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare dhe historianëve Florian Çullhaj, Marenglen Kasmi, Çelo Hoxha dhe Hasan Bello.

Ky botim i historianëve, në 80-vjetorin e Çlirimit të atdheut nga forcat nazi-fashiste, hedh dritë mbi fakte të qëmtuara deri në thellësi, për t’u lënë gjeneratave të ardhshme një dokument që flet mbi luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.

Në aktivitetin e organizuar në COD, në kryeministri, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim.

Libri eksploron historinë e kohës së luftës në Shqipëri përmes një perspektive më të gjerë, duke ndërlidhur të gjitha të dhënat e disponueshme.

Shkalla e humbjeve njerëzore numëron 29,179 individë të rënë, viktima të luftës në role të ndryshme, që tregojnë koston e thellë njerëzore të luftës.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Shkrimtari Edi Rama , thoni.....!pastaj thoni qe autori i librit i verteti, nuk donte te dilte ne fotografi per Meron!...lol

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Mos na i përzieni dëshmorët (ilegslë, partizanë dhe luftërarë të çetave teritorisle të këshillave antifashiste e të tjerë të lidhur me to) dhe viktimat e luftës II-të Botërore, që u shkaktuan prej krahut tjetër, nazifashistëve e tradhtarëve (ballistëve) në luftës së II-të botërore, me nazi-fashisto-ballistët. Rama nuk është Mesia, por presupozohet socislist; ideologjikisht i majtë (i sotmi "puthadorist, pakashumë i majtë, si gjithmon socislistët në botë, por sot fare, po fare puthadorist të pushtetit) dhe duhet ta vlerësojë luftën e dytë botërore si i tillë. Përtej të majtës dhe të djathtës (as mish e as peshk) nuk ka; këtë botkuptim le ta mbajë në kokën e tij, nëse nuk e kupton se kush e zhvilloi, kush e udhëhoqi në krahun e duhur antifashist dhe kush luftoi në krahun e pushtuesit, jashtë Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar, Front, që kishte në thëmel: pa dallim feje, krahine, ideje, atëhere le ta shpallë Lumo Skëndon, kolaboracionistët me damkë (bashkëpunëtorin e fashizmit, të grekëve dhe përkrahësin e marrëveshjes Anglo-Greke për gllabëron e Shqipërisë nga Greqia si patriot të shquar, pse ishte i biri i Avdylit; hajde mëndje hajde!). Për ballistët dhe bashkëpunëtorët (përfshi dhe spiunët) e nazifashizmit në luftën e II-të Botërore botoni një volum tjetër; madje këtij mund t'i bashëngjitni edhe një kapitull tjetër me diversantët heronj të "demokracise" antisocialiste e antikomuniste, madje në fillim vendosni po deshët, si hyrje edhe Hamzain, se edhe ky i pat bërë disa beteja me Gjergjin (po të ishte vrarë atëhere do t'i këndohej kënga e heroit), por e tradhëtoi, dhe pse jo, ta merrni bekimin e "Përtej të Majtët e të Djathtit" Rama, që do t'i ngrejë një shtatore tradhëtarit të internuar në Napoli, si nip i Skënderit (u, mëkatë që ja kujtova). Por aman, jo në të njëjtin libër, si në absurdin "Miq dhe Armiq". Shqiptari, me kanun, e fal gjakun, por nuk pranon të përdhoset kështu. Sejcili në shtëpi të vet.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Umor Isti

        Pra paskemi 29 mije deshmore, perfshire edhe ushtaret gjermane te vrare ne Shqiperi!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje