Përurohet përmendorja e Skënderbeut në Tuz të Malit të zi

29 Nëntor 2024, 12:12Kulturë TEMA
Përurohet përmendorja e Skënderbeut në Tuz të Malit

Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Komunën e Tuzit, në Mal të zi është përuruar sot përmendorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ceremonia e përurimit të shtatores në komunën e Tuzit, u zhvillua në praninë e një sërë personalitetesh. Ndërkohë, Ivan Ivanaj, Nënkryetar i Komunës, gjatë ceremonisë u shpreh se përurimi i përmendores u zgjodh të realizohej në një ditë të shënuar, historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Në ditën më të shenjtë të kombit shqiptarë, jemi mbledhur të përurojmë përmendoren e heroit kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeut, simbolit të rezistencës, unitetit dhe identitetit kombëtarë. Kjo përmendore e Skënderbeut nuk është vetëm një vepër artistike e derdhur në bronz, por kjo duhet të na shërbej si kujtesë  e përhershme e vlerave që përfaqësoi kryeheroi i ynë, e të cilat ne duhet ti kultivojmë dhe ti mbajmë gjallë.

Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë. Ky projekt i shumëpritur dhe I kundërshtuar shpesh hasi në pengesa dhe sfida të shumta. Por ne e dinim se kjo ishte një vepër e drejtë, homazh i nevojshëm për figurën që mishëron lirinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Sot ma shumë se kurrë vërtetojmë se kur ne shqiptarët bashkohemi gjithçka është e mundur”, tha Ivanaj.

Ai tha se ishte Forumi shqiptar dhe diaspora shqiptare që ndihmoj në realizimin e këtij misioni. Ivanaj tha se përmendorja qëndron si shenjë uniteti.

6 Komente

  1. S
    Shefki

    Ta gezoni per jete e mote o Ajka e SHQIPTARIZMES Malsoret e treguan veten ne te gjitha etapat, ku u dashke te sakrifikohej per Atdheun URIME, Urime, Urime... Shefki Mexhani SH B A

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Sakte. Te mos harrojme se amaneti i te madhit Gjergj Kastrioti ka qene bashkimi kombetar. Po te jemi te bashkuar askush nuk mundet ti mposhte shqiptaret.

      Përgjigjjuni
      1. M
        MURAT BENCA

        PSE ENVERI ISHTE GJEORGI KASTRIOTI QE BASHKOJ TE GJITH SHQIPTARET ,,PA DALLIM FEJE KRAHINE E IDEJE ,,,HAHA ,,JA E STUDJONI MIR ,,KE BASHKOJ E KE LUFTOJ ,,,

        Përgjigjjuni
    2. I
      ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

      GJERGJ Kastrioti Heroi Kombetar I gjithe Shqiptareve , Reflecton forcen e Bashkimit dhe Qendresen Kunder cdo Armiku te Jashtem dhe te Brendshem ne ate kohe dhe ne kete kohe. Ai eshte Martir I Gjithe te Krisĥtereve dhe hero Nderkombetar sepse shembulli I tij edhe pse I mar peng dhe konvertuar ne fe te cilen se kish te Atit te tij ai nuk haroi qe te kthehej aty ku kishte nisur dhe ribere Historine. Heronjte bejne Histori popujt bashke me ta, kurse gjithe armiqt dhe njerzit dembele shkruajne gjysme te verteta. Ai sherben si Trim I qendreses dhe mosgjunjezimit te kombit Shqiptar dhe hero I Te Krishtereve ne forme bashkimi midis Shqiptareve ne koma dhe vendeve Qe Tradhetuan shqiperine e Krishtere. Dhe Sot Duhet te nderoet edhe Nga Malazezet e krishtere sepse eshte edhe heroi I tare.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABDYLI

        MYSLYMANET KAN PER HERO ,,HAMZA KASTRIOTIN,,,ME THAN ,,

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

          Ron Dhia ne Maje te Malit Ron the Miza ne bythe te Kalit.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje